AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  => Dashi
  => Demi
  => Binjakët
  => Gaforrja
  => Luani
  => Virgjëresha
  => Peshorja
  => Akrepi
  => Shigjetari
  => Bricjapi
  => Ujori
  => Peshqit
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Akrepi

  AKREPI

(23 tetor – 21 nëntor)

Akrepi është shenja e tetë e zodiakut, simboli i të cilit është një m që përfundon me një shigjetë, është shenjë e ujit, fikse, femërore-negative,  që drejtohet nga planetet Mars dhe Pluton. Është një një shenjë shumë sekrete dhe misterioze, është simbol i formave sekrete të njeriut. Pikërisht tek Akrepi ka vend konflikti ndërmjet pasionit dhe arsyes dhe personalitetit do të jetë gjithmonë shumë i vështirë për t'u interpretuar.

Cilësitë: intuita, shkathtësia, ambicja.

Të metat: shpirti kritik i tepruar.

Armiku: ata që përpiqen t’ju bëjnë ballë.

Miku: ata që ju tregojnë gjithçka për veten pa ndërhyrë në jetën tuaj.

Dashuria: për ju është pasion.

Urrejtja: vazhdon edhe pasi jeni hakmarrë.

Ideja fikse: të keni gjithçka dhe ta keni nën kontroll.

Deshira e fshehtë: të jetoni një jetë paralele me jetën e përditshme.

Pika e bobët: mungesa e taktit që e ngatërroni me sinqeritetin dhe çiltërsinë.

Karakteristika të përgjithshme:

Të lindurit e shenjës së Akrepit (si femra dhe meshkuj) janë imagjinarë, kuriozë, tërheqës, të vendosur, intuitivë, pasionantë dhe kurajozë. Meqë janë kuriozë dhe hetues të lindur atë i shkojnë në fund problemit dhe duan t’i mësojnë gjërat gjër në hollësinë më të vogël. Në këtë aspekt intuita i ndihmon shumë. Akrepët janë gjithashtu plot vullnet, emocionalë, të sjellshëm, të këndshëm, të veçantë dhe emotivë. Të lindurit në këtë shenjë kanë simbol akrepin dhe jo më kot ata pëlqejnë më mirë të vrasin veten sesa të vriten. Akrepët e kanë nën kontroll fatin e tyre dhe kanë aftësi të mëdha rigjeneruese. Pra tamam si akrepi, kur humb bishtin lind një të ri.  Të lindurit e Akrepit janë të durueshëm, kanë ndjenjën e bisnesit, kokëfortë për të arritur suksesin, u pëlqen luksi dhe janë kursimtarë. Në dashuri dhe dyshues dhe xhelozë. Harrojnë shpesh premtimet dhe takimet dhe u zënë shumë vend lajkat. I ruajnë shumë mirë sekretet e tyre, prandaj mos u bëni shumë pyetje se s’keni për të nxjerrë gjë. Kur çiftohen dy planetet Marsi dhe Plutoni i japin shumë energji Akrepit dhe e bëjnë atë shumë hakmarrës dhe ekstremist dhe në dashuri. Akrepët janë radarë të vërtetë dhe kur dikush ju zë rrugën bëhen nevrikë dhe të rrezikshëm. Janë sypatrembur dhe për ta një humbje sot është thjeshtë një fitore nesër. Njerëzit e lindur nën Akrepin janë shpesh të heshtur, të rezervuar, por fshehin pas një karakter të mbyllur, një shpirt ironik e therës (thumbues) që shfaqet në momentet më të rëndësishme. Janë vullnetfortë dhe kanë aftësi për të treguar diplomacinë, shijen për misterin dhe tendencën për të gërmuar në gjërat dhe situatat. Janë emocionalë, por kurrë nuk i tregojnë emocionet e tyre, i fshehin ato nën koracë. Janë shumë hakmarrës dhe brutal me ata që i zemërojnë dhe i mashtrojnë. Priren të jenë tiranikë, agresivë, dinakë, tinzarë dhe në përgjithësi janë mjaft krenarë. Femrat e kësaj shenje bëhen amvisa të mira por shpesh bëhen edhe qaramane që kanë zakon të ankohen gjithnjë. Në familje shkaktojnë ndonjë grindje nga sjelljet e ashpra. Janë profesionistë të përkryer dhe vënë vazhdimisht në provë veten e tyre dhe personat që i rrethojnë. “Thëngjilli i mbuluar, djeg e përvëluar” kjo është motoja e Akrepit. Njerëzit e kësaj shenje kanë një shpirt të thellë si oqeani dhe vetëm shumë pak të privilegjuar mund ta njohin atë. Akrepët kanë dëshirë të njihen me njerëz të veçantë të shkathët dhe të bukur. Gjithashtu ata janë njerëz të papajtueshëm, inatçorë, të fshehtë, sadomazokistë. Shpesh janë besnikë, dinjitozë dhe zbavitës në rolin e drejtuesit (shefit). Fatmirësisht arsyetimet e tyre të thella janë temperuar me fantazi dhe intuitë dhe këto dhunti bashkë në një sens autokritik i bëjnë të analizojnë mirë veten. Nga të gjitha shenjat ata kanë mundësi të bëhen gjenij. Shpesh kanë sy depërtues dhe kjo i bën njerëzit që të rrinë me ta dyshues dhe të pambrojtur. Janë shumë të shoqërueshëm dhe shpesh edhe të ndjeshëm. Një anë e natyrës negative të tyre është se eleminojnë miqtë për të cilët s’kanë nevojë. Shpesh në dashuri mund të zgjedhin tipa të papërshtatshëm dhe mund të përfundojnë në një dashuri tragjike.

Pëlqejnë: të vërtetën, të bindin të tjerët, çështjet e drejta dhe të jenë në ngjarje.

Urrejnë: cektësinë, të tallen nga të tjerët, një punë pa kuptim, lajkat, lidhjet e cekëta.

Prirjet profesionale:

Femra e kësaj shenje ka temperament shumë të fortë, inteligjencë, optimale në punë dëshiron të arrijë një vend të planit të parë dhe është shumë punëtore, prandaj për atë janë të përshtatshme të gjitha profesionet që kërkojnë sforcim, këmbëngulje, luftë dhe psikologji (me të cilën është e pajisur). Për Akrepin puna është edhe një mjet për të arritur pavarësinë dhe ajo i di mirë se duhet të niset nga poshtë fare, për të arritur lart; por për qëllimet e saj do t’i përdorë të gjithë dhe gjithçka e asgjë s’do ta ndalë për t’u ngjitur. Do të bëhej një psikologe shumë e mirë, mjeke, avokate por edhe manaxhere e suksesshme apo një shkrimtare. E magjepsur nga teknologjia do t’ia dilte mbanë edhe në punë teknike e kërkimore (shkencore). Astronomia është shumë e përshtatshme për femrën e kësaj shenje.
Mashkulli i Akrepit është shumë ambicioz dhe e dashuron punën: vështirësitë nuk e zmbrapsin dhe është gjithmonë gati për të luftuar dhe për të bërë që ta vlerësojnë. Këto karakteristika janë të përshtatshme për profesionie si: kirugjia, filozofia, psikiatria dhe punët që kanë të bëjnë me teknikën. E panjohura edhe në punë e magjeps mashkullin e Akrepit, prandaj ai është i prirur ndaj arkeologjisë, astronomisë dhe biologjisë. Dinakëria e tij ndoshta do të ishte mjaft e dobishme për karrierën diplomatike. Megjithë këtë ai duhet të shmangë veprimtaritë me shumë përsëritje, pak stimuluese dhe të papritura, sepse Akrepët kanë gjithmonë nevojë për të reja dhe për të verifikuar aftësitë e tyre. Këmbëngulja dhe aftëisa për tu imponuar janë të përbashkëta për meshkujt dhe femrat e kësaj shenje. Mund të bëhen gjithashtu dhe spiunë, dedektivë, oratorë. Një këshillë: edhe në punë është e nevojshme të dish të racionosh energjitë me urtësi.

Njerëz të famshëm të Akrepit:
Perandori Tiberius, Pablo Pikaso, Sulejmani i Madhërishëm, Volter, Princi Çarls, Sharl dë Gol, Albert Kamy, Alen Delon, Bernard Kushner, Martin Luter, Luis Hamon, Homer Lea, Hilari Klinton, Diego Maradona, Alesandro Del Piero, Eros Ramazoti, Xhulia Roberts, Leonardo Di Kaprio, Maria Antoneta, Meg Rajan, Kristofer Noth, Demi Mur, Alen Delon, Xhodi Foster, Eugen Jonas, Ndre Mjeda, Roza Anagnosti, Pavlina Mani, Petrit Malaj, Altin Lala, Ervin Skela, Pandeli Majko, Ina Rama, Sajmir Tahiri, Mihrije Braha, Soni Malaj.

Pasaporta astrologjike e Akrepit:f77a
Periudha diellore: 24 tetor – 22 nëntor;
Planeti sundues: Plutoni (dhe Marsi);
Gjinia: Femërore, negative;
Elementi: Uji;
Cilësia: E qëndrueshme (fikse);
Gjatësia zodiakale: 210° - 240 gradë;
Stina: Mesi i vjeshtës;
Dita: E Martë;
Numri: 8;
Guri i çmuar: Opali , topazi;
Motoja:  “Unë dëshiroj – transformoj ” ;
Metali: Çeliku, plutoniumi, hekuri, radiumi;
Ngjyra: Vishnje, e kuqe e fortë, e zezë, vjollcë.
Analogjia: Shtëpia e tetë zodiakale (VIII);
Anatomia e trupit: Organet seksuale, zorra e trashë, apendisiti, hunda, prostata, anusi.
Shtetet: Finlanda, Hungaria, Kamboxha, Meksika, Panamaja,Turqia.
Qytetet: Liverpul, Uashington, Nju Orlins, Valencia, Fez, Stokport, Halifaks.
Pemët: Akacia, dushku, pemët me gëmusha e gjëmba, bliri.
Bimët/lulet: Krizantema, orkidea, lulet e kuqe e të egra, lavanda, gjembaçi i egër, mendra.
Ushqimet: domatet, qepët, erëzat, speci djegës,
Fjalët kyçe: vendosmëri, kurajo, sekrete, transformim, xhelozi, seks.
Kafshët: Bufi, gjarpri, merimanga, flutura, akrepi, karkaleci i detit, karavidhja.
Sporti: Vallëzimi, ngjitja e lirë;
Lënda mësimore: Psikologjia;
Festa: Nata e të vdekurve (të shumtët).

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free