AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Dielli në astrologji dhe astronomi

Dielli në astrologji 

Në astrologji, për nevojë, Dielli quhet planet edhe pse dihet që teknikisht është yll. Ai është më i rëndësishmi bashkë me Ashendentin dhe Hënën. Dielli përfaqëson jetën, shpirtin, gjallërinë tonë, individualitetin, dëshirën për t’u dukur, vullnetin dhe energjinë krijuese, rrezatuese, dëshirën për të jetuar, egon, nderimet, personalitetin.Ai shpreh potencialin e energjisë që kemi, krijimtarinë, marrjen e një pozicioni në jetë.

Virtytet diellore janë: ndershmëria, kurajoja, zemërmadhësia, bujaria, përbuzja e rrezikut, por të cilat mund të kthehen shumë lehtë në mashtrim, krenari dhe mëndjemadhësi. Dielli personalizon rrezatimin personal, jetën e brendshme reale, entuziazmin, drejtësinë, dritën, ditën, zemërgjerësinë, udhëheqjen, kënaqësinë, iniciativën, ambicjen, besimin tek vetja, afeksionin, dinjitetin dhe sensin e organizimit, forcën, mënyrën se si e përballojmë jetën.

Nga ana negative Dielli përfaqëson: Arrogancën, mburrjen, krenarinë, zemërimin, egocentrizmin, dominimin, mburrjen, arrogancën dhe autoritarizëm.

Dielli është lidhur me anën mashkullore të njeriut: me babain, bashkëshortin, me natyrën aktive, periudhën e pjekurisë, jetën publike, famën, idealet, fisnikërinë dhe lavdinë. Ka lidhje me artin, spektaklet, drejtimet, organizimet, punën në lidhje me bankat, metalin arin, luksin dhe udhëheqjen.
Nga anatomia lidhet me anën e djathtë të trupit.

Pasaporta astrologjike e Diellit

Simboli/ glifi


Numri që sundon: 1 (një)
Ngjyra që i përket: e verdhë e artë, e florinjtë
Metali: Ari
Mosha që drejton: 22 - 41 (mosha dashurore që lidhet edhe me Venusin)
Pjesët e trupit: zemra, syri i djathtë tek meshkujt dhe i majti tek femrat (shikimi), shpretka, shtylla kurrizore, shpina, qarkullimi i gjakut, sperma.
Lidhja me shenjat:  shtepia e tij: Luani - në ngritje te Dashi –
Në rënie te Peshorja – në mërgim tek Ujori.
Analogjia: shtepia e pestë zodiakale dhe Luani
Dita që sundon: E dielë
Fjala kyçe: “Unë mbretëroj”
Revolucioni zodiakal: 365 ditë
Elementi: Zjarri, i ngrohtë dhe i thatë
Qëndrimi në një shenjë: 30 ditë.

Dielli në astronomi

Dielli është një yll sferik me përmasa gjigande. Ai përbëhet prej dy gazeve: 74% hidrogjen dhe 24% helium, dhe ndodhet në periferi të galaktikës sonë. Dielli ka lindur 4,6 miliard vjet më parë dhe bën rrotullimin e tij të plotë në galaktikë për rreth 220 milion vjet me një shpejtësi prej 217 km/sekond. Distanca e Diellit nga qendra e Rrugës së Qumështit mendohet të jetë mbi 25 000 vite dritë larg.

Ngrohtësia dhe drita e Diellit u mjafton të gjitha krijesave të gjalla në Tokë, pavarësisht se Dielli është larg nesh në distancë rreth 150 milion kilometra dhe, në qoftë se papritmas Dielli ynë do të shuhej, në Tokë do të bëhej aq ftohtë sa do të grinte jo vetëm i tërë uji, por dhe ajri. Jeta do të vdiste: njerëzit, kafshët dhe bimësia. Planeti ynë do të bëhej i ftohtë dhe i vdekur. Temperatura në sipërfaqen e Diellit (fotosfera) është rreth 6 000 oC. dhe brënda tij (në bërthamë) shkon deri në 15 milion gradë celcius; pa këtë nxehtësi dhe largësi jeta në Tokë do të ishte e pamundur. Diametri i Diellit është 109 herë më i madh se ai i Tokës që do të thotë se duhen mbi 1.300.000 toka për t’u bërë sa Dielli. Pesha e Diellit është 333 000 herë më e madhe se e Tokës. Ai është 93 milion milje larg, saqë rrezja e dritës së tij arrin për 8 minuta e 20 sekonda në Tokë. Ishte Nikolla Koperniku në shekullin e XVI ai që zbuloi sistemin heliocentrik, ku në qendër ishte Dielli. Ky ishte një revolucion i madh në shkencë. Kur Dielli arrin në zenitin e tij (pikën më të lartë), quhet mesditë. Energjia që çlirohet nga një shpërthim diellor është kaq e madhe, saqë mendja e njeriut e ka të vështirë ta konceptojë. Një shpërthim i vetëm është i barabartë me energjinë e çliruar nga 100 miliardë bomba atomike si ajo e hedhur në Hiroshimë. Toka është e mbrojtur nga efektet shkatërruese të kësaj energjie prej atmosferës. Dielli bën një rrotullim rreth vetes për pothuajse 27 ditë tokësore. Duhen edhe më shumë se 5 miliard vjet që Dielli ynë të shuhet.

Në vitin 450 para erës sonë, filozofi grek Anaksagoras u bë personi i parë në histori që sugjeroi se yjet janë si Dielli ynë, por në distanca aq të mëdha saqë nxehtësia e tyre nuk mund të ndihej në Tokë. Ai gjithashtu (gabimisht) besonte se Dielli ishte një gur i kuq i nxehtë "më i madh se Peloponezi", por sigurisht Anaksagora nuk mundi të vërtetonte teoritë e tij, të cilat në çdo rast u konsideruan heretike dhe kështu çuan në dëbimin e tij nga Athina, për shkak se ligjet athiniote e konsideronin Diellin si një perëndi shumë të nderuar.
Anaksagoras gjithashtu shpjegoi në mënyrë të saktë se si ndodhin eklipset, duke thënë se Hëna nuk ishte një trup i ndritshëm, por ajo ndriçonte nga drita e reflektuar prej Diellit, dhe u përpoq të bënte shpjegime për meteorët, ylberin dhe vetë Diellin. Ai mendonte se Dielli ishte thjesht një shkëmb që ishte shkëputur nga Toka dhe më pas ishte ndezur flakë për shkak të vërtitjes së shpejtë të tij, dhe se të gjithë trupat e tjerë qiellorë kishin formë të ngjashme shkëmbore.
Teoria e tij mund të jetë frymëzuar ngaqë ai kishte parë një meteor me madhësi sa një vagon që kishte rënë nga qielli pranë zonës së Dardaneleve (në Anadoll) në 467 pr.e.s dhe pasi kishte shqyrtuar objektin arriti në përfundimin se meteoritët ishin pjesë shkëmbore të shkëputura nga Dielli dhe kishin rënë në Tokë. Me këtë ai konfirmoi se yjet dhe Dielli ishin njësoj, shkëmbinj që digjen në hapësirë, dhe se ky rregull vlente për gjithë universin.
Megjithatë, për këtë ai u dënua me vdekje nga ligjet e Athinës, por arriti të arratisej në qytetin Lampaskus, ku u vlerësua dhe u respektua deri në vdekjen e tij në vitin 428 pr.e.s.

Një tjetër matematikan grek me emrin Aristarkus (310-230 pr.e.s), që besohet të jetë personi i parë që ne e njohim në botën perëndimore për teorinë se Toka rrotullohet rreth Diellit, referuar si sistemi heliocentrik, gjithashtu hodhi hipotezën se yjet ishin në të vërtetë njësoj si Dielli. Siç është vërejtur nga Arkimedi (287-212 pr.e.s) në librin e tij me titull Llogaritësi i Rërës:
"Aristarku e vendos Diellin midis yjeve të fiksuar dhe pohon se Toka lëviz përreth ciklit të Diellit".
Aristarkusi më pas u përpoq të përcaktonte madhësinë e Diellit dhe distancën e tij nga Toka, dhe ndërkohë që nuk ekzistonte asnjë pajisje teknologjike për matjen e distancave të trupave qiellorë në atë kohë, duke bërë që llogaritjet e tij të ishin në mënyrë të konsiderueshme të pasakta, ai të paktën përcaktoi se Dielli ishte objekt shumë më i madh se Toka. Sipas tij, Dielli ishte rreth 20 herë sa distanca e Hënës nga Toka, (shifra aktuale është afërsisht 400 herë), ndërsa Dielli ishte rreth 7 herë më i madh se Toka, kur në të vërtetë ai është 109 herë.

Para Epokës së Artë të Greqisë, spekulimet se Dielli, dhe jo Toka, qëndron në qendër të trupave qiellorë datojnë të paktën që nga koha e filozofit indian Yajnavalkya (shek 9-të pr.e.s), i cili ishte pjesë e Traditës Vedike e cila përdorte matematikën dhe gjeometrinë në disa rituale fetare. Ja çfarë shkruan Yajnavalkya në një tekst të shenjtë Hindu (Shatapatha Brahmana: 8.7.3.10):
"Dielli mban lidhur këto botë - tokën, planetët, atmosferën - me veten e tij në një fije."
Kjo është një nga referencat e para të regjistruara për heliocentrizmin, por përkrahësit e kësaj ideje ishin në pakicë dhe India vazhdoi të besonte në një model gjeocentrik, derisa u zbulua teleskopi në shekullin e 17-të.


MË LARG DHE MË AFËR NJË TRUPI QIELLOR

Perihelioni dhe aphelioni janë pikat më të afërta dhe më të largëta të orbitës së drejtpërdrejtë të një trupi qiellor rreth Diellit. Perihelioni i çdo orbite të një trupi qiellor rreth Diellit është pika ku trupi ngjitet më pranë Diellit. Është e kundërta e aphelionit e cila është pika në orbitën ku trupi qiellor është më i largët nga Dielli. Fjalët dhe u shpikën nga astronomi dhe astrologu gjerman Johannes Kepler (shek.16) për të përshkruar lëvizjen orbitale të planetëve. Për të respektuar traditën e termave astronomike me prejardhje greko-latine ai i formon këto terma të reja astronomike nga prefikset (parashtesat) greke peri- (më afër) dhe apo- (greqisht: nga, më larg) të vendosura para fjalës së lashtë greke për Diellin,- helios (ἥλιος). Perihelioni dhe aphelioni ndonjëherë përdoren gabimisht për orbitat e objekteve rreth trupave të tjerë qiellorë. Termat e sakta janë: *Pika më e afërt në orbitën e një trupi qiellor përreth Tokës (në këtë rast Hëna), quhet Perigjea (peri+gjea = më afër tokës), ndërsa pika më e largët quhet apogjea. (Apo+gjea = larg nga toka). Gjea ishte toka në greqishten antike nga ku vjen fjala gjeografi (përshkrim i tokës), gjeologji (studim i tokës). *Për orbitat përreth një ylli të caktuar përdoren termat periastron (peri+aster = më afër yllit) dhe apastron (apo+astron = më larg yllit). Të gjithë trupat qiellorë kanë pika orbitale të afërta apo të largëta me Diellin. Koha kur Toka ndodhet më afër me Diellin, pra në perihelion, është data 3 janar, kur distanca e Tokës nga Dielli është mbi 147 milion kilometra. Ndërsa koha kur Toka ndodhet më larg me Diellin, pra kur formon pikën aphelion, është data 6 korrik (2018). Distanca ndërmjet Diellit dhe Tokës është mbi 152 milion km. Për shkak të rritjes së distancës në aphelion, vetëm 93.55% e rrezatimit diellor nga Dielli bie në një zonë të caktuar toke sikurse në perihelion. Megjithatë, kjo luhatje nuk merr parasysh stinët, sepse në hemisferën veriore është verë kur në hemisferën jugore është dimër dhe anasjelltas. Në vend të kësaj, stinët formohen nga animi i boshtit të Tokës, i cili shkon 23.4 gradë larg nga pozicioni pingul në planin e orbitës së Tokës rreth Diellit. Dimri bie në hemisferën ku rrezet e diellit bien më pak drejtpërdrejt, dhe vera bie ku rrezet e diellit godasin më shumë drejtpërdrejtë, pavarësisht nga distanca e Tokës nga Dielli. Në hemisferën veriore, vera ndodh në të njëjtën kohë me aphelionin (pikën më të largët Diell-Tokë). Pavarësisht kësaj, ka masa më të mëdha toke në hemisferën veriore, të cilat ngrohen më lehtësisht se detet. Rrjedhimisht, verërat janë 2.3 ° C më të ngrohta në hemisferën veriore sesa në hemisferën jugore në kushte të ngjashme.



Dielli në astro-biologji

Në vitin 1920, shkencëtari rus, Çizhevski, e studioi thellë këtë problem dhe zbuloi se çdo 17 vjet në Diell ndodhin shpërthime të fuqishme bërthamore. Çizhevski qartësoi se çdo herë kur në Diell vihej re ky fenomen, në Tokë ndodhnin luftra dhe revolucione. Sipas kësaj teorie, gjatë 700 viteve të fundit, sa herë që në Diell vihej re ky fenomen, në Tokë ndodhnin katastrofa.
Dielli nuk është një sferë statike e zjarrtë, siç konsiderohej. Në të vërtetë, ai është, para së gjithash, një organizëm i pafund i gjallë, i zjarrtë dhe dinamik. Ai e ndryshon në çdo moment gjendjen e tij. Dhe nëse gjendja e tij ndryshon qoftë edhe fare pak, kjo reflektohet në jetën e Tokës. Asgjë që ndodh në Tokë nuk kalon pa ngjarjen përkatëse në Diell. Shpendët e pyllit heshtin 24 orë para eklipsit të Diellit. Gjatë eklipsit e gjithë Toka hesht. Zogjtë pushojnë së kënduari dhe të gjitha kafshët duken të frikësuara dhe të ndrydhura. Majmunët zbresin në tokë nga pemët. Ata mblidhen në grumbuj, sikur kanë ndërmend të mbrohen nga sulmi. E habitshme sepse ata zakonisht bëjnë zhurmë, bërtasin dhe hahen mes tyre, ndërsa gjatë eklipsit sillen me aq qetësi.
Çizhevski shpjegoi thelbin e përbashkët të kësaj pune, por për here të pare një përfytyrim i tillë lindi në Sumer. Pastaj mjeku suedez me emrin Paracels, e plotësoi teorinë me të dhëna të reja. Ai bëri një zbulim të paprecedent, i cili në mos sot, nesër do ta ndryshonte mjekësinë. Deri më sot ky zbulim ka mbetur i pavërtetuar, meqënëse astrologjinë e anashkalojnë, por ajo mbetet shkenca më e lashtë, më e papranuar, por, në të njëjtën kohë, më e respektuara.
Nga pikëpamja shkencore duhet të themi se i gjithë sistemi diellor ka ardhur nga Dielli. Pra, Hëna, Marsi, Jupiteri dhe planetët e tjerë, duke përfshirë edhe Tokën, janë pjesë organike e Diellit. Ai është si nënë (ose baba) që ka një vajzë dhe, e cila, nga ana e saj, ka gjithashtu një vajzë, - tek të tre rrjedh i njëjti gjak. Trupat e tyre përbëhen prej qelizash të njëjta. Shkencëtarët përdorin emrin “empati”, që do të thotë ndjeshmëri e ndarë. Gjërat që rrjedhin nga i njëjti burim, kanë diçka të ngjashme të përjetimit të përbashkët të brendshëm.
Dielli ka lindur Tokën, kurse ajo ka lindur trupat tanë. Çdo ngjarje që ndodh në Diell detyron të lëvizë çdo qelizë të qënies sonë. Dhe kështu duhet të ndodhë, sepse qelizat tona e kanë prejardhjen nga Dielli. Në çdo pjesë të gjakut tonë, në çdo pjesë të kockave tona jetojnë atomet e Diellit. Ne jemi pjesë e Diellit, prandaj nuk është e habitshme, që ai ka ndikim në jetët tona. Mes nesh dhe atyre ekziston diçka e ngjashme me empatinë. Nëse e kuptojmë drejt këtë empati atëherë mund të futemi në një prej dimensioneve të astrologjisë.
Mes Diellit dhe Tokës ekzistojnë ura komunikimi, sipas të cilave në çdo sekond transmetohen njoftime. Ura komunikimi ekzistojnë edhe mes Tokës dhe njeriut. Në këtë mënyrë ndodh bashkëveprimi i përhershëm mes njeriut, Tokës dhe Diellit. Pra ky bashkëveprim reciprok është mjaft enigmatik; ai është i hollë dhe i pakapshëm.

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free