AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  => Tranzitet e Diellit
  => Tranzitet e Hënës
  => Tranzitet e Merkurit
  => Tranzitet e Venusit
  => Tranzitet e Marsit
  => Tranzitet e Jupiterit
  => Tranzitet e Saturnit
  => Tranzitet e Uranit
  => Tranzitet e Neptunit
  => Tranzitet e Plutonit
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
TRANZITET PLANETARE

 Si ndikojnë tranzitet në jetën tonë

Tranzitet planetare përfaqësojnë sistemin teknikisht më të thjeshtë të parashikimit (gjithçka që duhet, janë efemeridet e sakta), i thjeshtë teknikisht, por jo nga pikëpamja e interpretimit. Për interpretimin, në fakt, duhet të merret gjithmonë parasysh situata e planetit të caktuar në hartën e lindjes. Kështu, për shembull, nëse në temën e lindjes Jupiteri ndodhet në aspekt negativ, Jupiteri i tranzitit, nuk do të sjellë efekte me deomos pozitive; nga ana tjetër, nëse Jupiteri i temës së lindjes ndodhet në aspekt pozitiv, një aspekt jo harmonik i tranziteve nuk duhet të interpretohet me deomos negativisht.

Përveç kësaj, çdo aspekt, nuk duhet të analizohet kurrë i vetëm, duhet marrë në konsideratë, edhe pozicioni i tij i temës së lindjes, edhe aspektet që formon ky planet me planetët e tjerë të tranzitit. Kështu, për shembull, Jupiteri i tranzitit mund të jetë trekëndësh me dy ose më shumë planetë të temës së lindjes, por, në të njëjtën kohë, të jetë në opozitë, me Saturnin e tranzitit dhe në mërgim te Binjakët. Do të bëhej fjalë pra, për një Jupiter më tepër të dobët, me efekte jo shumë pozitive. Jo domosdoshmërisht, nga ana tjetër, një tranzit jep efekte sa pritet apo sa shpresohet. Për shembull, një tranzit i Jupiterit përkrah Mesqiellorit dhe mbi Diellin e lindjes, mund të na tregonte shpërblime pune dhe ekonomike për individin në fjalë, por edhe t’i jepte atij formën e një mjeshtri, të një këshilltari për personat që njeh, në situatat e përtshatshme me simbologjinë e Jupiterit dhe, megjithatë mund të funksiononte vetëm në një sens të tillë! Efektet më domethënëse, siç shihet, prodhohen nga tranzitet e planetëve të ngadaltë (Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni dhe Plutoni); tranzitet e planetëve të shpejtë zgjasin mjaft pak, kanë pasoja të përkohshme (kalimtare) dhe të dobëta. Marsi qëndron ndërmjet planetëve të ngadaltë dhe atyre të shpejtë, prandaj, tranzitet e tij duhen konsideruar me një farë vëmendje. Përveç kësaj, është e nevojshme të tregohet kujdes në interpretimin e planetëve të tranzitit në lidhje me Ashendentin apo Mesqiellorin: për shkak të mungesës së saktësisë së orës së lindjes, në fakt, nuk mund të jemi asnjëherë të sigurtë 100% për saktësinë e pozicionit të këtyre pikave të ndjeshme në horoskop. Zakonisht një tranzit shfaqet midis një orbite prej dhjetë gradësh në kalimin e opozitës dhe aspektit “përkrah”, me 7-8 gradë në kuadrat dhe trekëndësh. Por, në disa raste, mund të jenë të rëndësishme distancat në orbitat e lartpërmendura, sidomos kur kombinojnë shumë tranzite bashkë. Si t’i dallojmë tranzitet pozitive nga ato negative, sidomos në rastin e aspektit “përkrah”? Duhet të përdorim intuitën për të kuptuar zhvillimin e një situate të caktuar. Për shembull, tranziti i Uranit përkrah Diellit të lindjes, mund të jetë negativ ose pozitiv në varësi të rrethanave. Për një person në moshë të re ky event mund të jetë shumë i favorshëm, si sjellës i ndryshimt në natyrën e tij, ndërsa për një person më të pjekur që nuk do të ndryshojë, ky tranzit transformohet lehtësisht në një ngjarje negative. Kuadrati dhe opozita janë, nga natyra, më të rëndë sesa trekëndëshi dhe gjashtëkëndëshi, por mos të harrojmë se të gjithë tranzitet ndryshojnë jetën dhe, nën një farë aspekti, e bëjnë, pra, më të vështirë. Aspektet e quajtuara të trefishta, d.m.th kur një planet, nën një aspekt retrogradë, kalon tre herë në të njëjtën pikë, janë më të rëndësishme nga të thjeshtat. Natyrisht, është shumë e vështirë të përcaktohet nëse efektet, pozitive apo negative të tranzitit, janë më domethënëse herën e parë, të dytë apo të tretë. Planetët e tranzitit në shtëpi, edhe në ato boshe, kanë një rëndësi të madhe. Është tashmë një pyetje që sigurisht na intereson të gjithëve. Si mundet që të “shpëtojmë” nga tranzitet negative? Mënyra më e mirë për të përballuar këto kalime është të kuptojmë simbolizmin e tyre. Nëse një tranzit na tregon, për shembull, ndryshime në punë, do të jetë mirë ta promovojmë (nxisim) këtë mundësi, sesa të presim dhe të përpiqemi t’i rezistojmë kësaj ngjarjeje, duke rrezikuar kështu, të na bien tjegullat mbi kokë!

Tranzitet dominues:

  • Të gjithë tranzitet e planetëve dominues (sidomos i sunduesit të Ashendentit dhe i shenjes diellore);
  • Planetët që formojnë tranzit me planetët tuaj sundues;
  • Tranzitet e aspekteve ‘përsëritëse’ të temës së lindjes; nëse p.sh. në hartën tuaj të lindjes Dielli është përkrah Uranit, atëherë çdo tranzit i Diellit me Uranin, apo Uranit me Diellin do të jetë domethënës. Kjo vlen edhe për aspektet e tjera të hartës.
  • Të gjithë tranzitet në aspekt me një kënd (AS, MC, DS, FC);
  • Çdo tranzit i një planeti të ngadaltë (apo tjetër planet retrogradë) në aspekt me Diellin dhe Hënën.
  • Çdo tranzit i secilit planet në aspekt me një grumbull planetësh.
  • Tranzitet që formojnë aspektin ‘përkrah’ ose opozitë.
  • Tranzitet e planetëve retrogradë (sidomos planetët e shpejtë që janë retrogradë edhe në temën e lindjes)
  • Kur një planet formon njëkohësisht dy apo më shumë aspekte (tranzite), ai që është më afër këndit ekzakt ka më shumë fuqi.
  • Tranzite dhe Progresione

Në momentin kur lind një fëmijë pozicionet e planetëve tregojnë prirjet e jetës. Këto pozicione përbëjnë ‘Rrënjën (Radix)’, dhe çdo gjë që ka lidhje me këtë “rrënjë” për të gjitha ngjarjet quhet “rrënjësor”. Kështu, Jupiteri rrënjësor’ i referohet pozicionit të Jupiterit në momentin e lindjes së një personi.

Gjatë 20, 30 apo 60 ditëve pas lindjes planetët lëvizin përpara dhe formojnë disa aspekte me pozicionet që ata kishin në momentin e lindjes.

Secila nga këto ditë korrespondon me një vit jetë, dhe aspektet që formohen nga ‘progresioni’ në ditën e 20-të pas lindjes do të ndikojnë në ngjarjet e moshës 20 vjeçare. Aspektet e formuara në ditën e 25-të do të ndikojnë në moshën 25 vjeçare e kështu me radhë. Këto quhen pozicione dhe aspekte të ‘progresuara’. Pra, nëse dikush thotë “ Dielli im i progresuar do të jetë në trekëndësh me Jupiterin tim rrenjësor kur të jem 40 vjeç”, do të thotë që 40 ditë pas lindjes së tij, Dielli kishte progresuar në një aspekt trekëndësh me pozicionin e Jupiterit në lindjen e tij, pra kjo do të ndikojë në moshën e tij 40 vjeçare duke nxitur ngjarje me një natyrë fatsjellëse sepse planetët kanë formuar një aspekt të mirë.

Meqënëse jetëgjatësia e njeriut, zakonisht, nuk është më shumë se 70 vjeç (mesatarja), pozicionet planetare pas 70 ditëve nga lindja nuk kanë ndonjë efekt të theksuar siç përshkruhet në paragrafin e mëparshëm, por megjithatë ata kanë një ndikim të dukshëm në jetën e njerëzimit, në përputhje me natyrën e tyre. Por, për shkak të tranziteve të shpejta, efektet janë kalimtare (të shkurtra), edhe në rastin e planetëve të ngadaltë. Këto lëvizje planetare quhen’ tranzite’.

Dielli dhe Hëna, apo Hëna e Re, dhe eklipset janë ndër tranzitet më të rëndësishme. Efekti i tyre përshkruhet nën “ndriçuesit” të cilët shikohen. Së dyti rëndësi kanë edhe tranzitet e planetëve superior ndër shtëpi. Shtepia e dhjetë nënkupton vlerësimin social. Kur Jupiteri ndodhet tranzit në të çdo 12 vjet, do të jepet mundësia për përparime sociale; kur Saturni e përshkon atë një here në 30 vjet, shikoni për pengesa dhe përpiquni t’i kapërceni ato; në të njëjtën mënyrë mund të veproni edhe me planetët dhe shtepitë e tjera.

Për ta mbyllur, kujtojmë që tre planetët e fundit (Urani, Neptuni dhe Plutoni), që janë më të ngadaltit, nuk prodhojnë thjesht efektet që janë paraqitur më sipër, gjatë periudhës së gjatë të tranzitit mbi ndonjë pikë të veçantë të temës së lindjes. Në fakt mund të shkaktojnë ngjarje të tjera pak a shumë të ngjashme, gjithmonë lidhur me shtëpitë apo shenjat e përfshira në to, por janë edhe krijues të një atmosfere bazë brenda së cilës mund të prodhojnë efekte që lidhen me tranzitet e planetëve të tjerë. Marrim një shembull. Nëse Urani ndodhet tranzit në shtëpinë e katërt të një teme të lindjes dhe shkakton një klimë nervozizmi dhe tensioni në lidhje me familjen e individit dhe ndërkohë, në periudhën (e gjatë) gjatë së cilës ky planet është tranzit në shtëpinë e katërt, Jupiteri, ndodhet tranzit në Gaforre, duke formuar një aspekt pozitiv me me Hënën, efektet e këtij të fundit do ta ndjejnë klimën e tensionuar të shtëpisë së katërt, duke rezultuar kështu më pak pozitive. E njëjta gjë vlen edhe në lidhje me fusha të tjera. Pra, nëse - gjithnjë gjatë tranzitit të Uranit në shtëpinë e katërt – formohet ndonjë aspekt harmonik ndërmjet planetëve të tjerë në lidhje me punën, mund të ndodhë që edhe në këtë rast të ndihet klima e nervozizmit dhe e tensionit e krijuar nga Urani në shtëpinë e katërt dhe efektet e mira në fushën e punës mund të lehtësohen sepse individi është i hutuar me problemet familjare. Nga gjithë ky diskutim, del, edhe një herë, që tranzitet, ashtu si çdo element tjetër i horoskopit, duhen analizuar gjithmonë në kuadrin e përgjithshëm.

“Tranzitet planetare dhe pozicionet e lindjes nxisin vetëm prirje, por kur, në të njëjtën pikë, bëhen disa prirje së bashku ato kthehen në forca detyruese duke i bërë ngjarjet konkrete.”
 
 – N. Herceku


 

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free