AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  => Pellazgët ishin racë e zezë
  => Historia e Shqipërisë
  => Aleksandri dhe Maqedonia e lashtë
  => Romanizimi i helenëve
  => Epiri dhe epirotët
  => Mendimi i Enver Hoxhës mbi origjinën e shqiptarëve
  => Piratët ilirë
  => Epidamnos (Durrës)
  => Kolonitë greke
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
HISTORI ANTIKE

Shkatërrimi i paganizmit nga të krishterët

Viti 314 - Menjëherë pas legalizimit të Krishtërimit, nisin sulmet e Kishës së Krishterë ndaj paganëve (jo-të krishterëve). Këshilli i Ankarasë (Ancyra) dënon adhurimin e perëndeshës Artemisa.

Në vitin 318 – Kostandini i Madh dekreton të ligjshme në Perandorinë Romake vetëm dy fe: Kultin e Diellit dhe Krishtërimin.

Viti 324 - Perandori Kostandini i Madh, i konvertuar i krishterë deklaron Krishtërimin si te vetmen fe zyrtare e Perandorisë Romake. Në Dydima, Azi e Vogël, ai plaçkit Orakullin e perëndisë Apollon dhe torturon priftërinjtë Pagane me vdekje. Ai gjithashtu dëbon të gjithë paganët nga Mali Athos dhe shkatërron të gjithë tempujt paganë (grekë) vendas. Kostandini gjithashtu fshin emrin Heladha (helenë) nga harta e perandorisë romake pasi fjala helen dhe helenizëm i përkujtonte paganizmin politeist.
Grekët u quajtën romei dhe Greqia u fut në 'Prefekturën e Ilirisë'. Kjo prefekturë vazhdoi deri në vitin 379. 

Viti 326 - perandori Konstandini , duke ndjekur udhëzimet e nënës së tij Helena , shkatërron tempullin e perëndisë Asklepius në Aigeai të Cilicisë dhe shumë tempuj të perëndeshës Afërditë në Jeruzalem, Afaka, Mamres, Fenekia, Baalbek ,etj.

Viti 330 - Konstandini grabit thesaret dhe statujat e tempujve Paganë në Greqi për të dekoruar me to Romën e Re (Konstandinopolin), kryeqytetin e ri të perandorisë së tij.

Viti 335 - Konstandini shkatërron shumë tempuj Paganë në Azinë e Vogël dhe Palestinë dhe urdhëron ekzekutimin me kryqëzim të të gjithë shamaneve dhe falltarëve ". Martirizimi i filozofit neoplatonist Sopatros.

Viti 341 – Perandori Konstas, i biri i Konstandinit, persekuton " të gjithë shamanët dhe besimtarët e perëndive helene”. Shumë prej tyre burgosen apo ekzekutohen.

Viti 346 - Përndjekje të reja në shkallë të madhe kundër popujve paganë në Konstandinopoli. Internimi i oratori të famshëm Libanius akuzuar si… " magjistar”.
Viti 353 – Një urdhër i Konstantius urdhëron dënimin me vdekje për të gjitha llojet e adhurimit nëpërmjet flijimeve dhe “idhujve paganë”.

Viti 354 - Një dekret i ri i Konstantit urdhëron mbylljen e të gjithë tempujve Paganë. Disa prej tyre janë përdhosur dhe kthyer në shtëpi publike apo salla për lojëra fati. Nis ekzekutimi i priftërinjve Paganë si dhe djegia e bibliotekave në qytete të ndryshme të perandorisë roamke. Fabrikat e para të gëlqeres ndërtohen pranë tempujve të mbyllur paganë. Një pjesë e madhe e arkitekturës së shenjtë pagane kthehet në gëlqere.

Viti 356 – Një dekret i ri i perandorit Konstant urdhëron shkatërrimin e të gjithë tempujve paganë dhe ekzekutimin e “idhujtarëve”.

Viti 357 - Perandori Konstanti nxjerr të jashtëligjshme të gjitha metodat e parashikimit të fatit (duke mos përjashtuar as astrologjinë), me pretekstin se ishin pagane.

Viti 359 - Në Skythopolis, Siri- Të krishterët organizojnë kampet e para te vdekjes për torturimin dhe ekzekutimin e të arrestuarve paganë nga e gjithë perandoria.

Vitet 361-363, u deklarua toleranca fetare dhe restaurimi i kulteve pagane në Konstandinopoli (11 dhjetor 361) nga perandori pagan Juliani ( Flavius Claudius Julianus ).

Viti 363 - Të krishterët kryejnë vrasjen e perandorit Julian (26 qershor ).

Viti 364 – Perandori Flavius Jovianus urdhëron djegien e Bibliotekës së Antiokut. Një dekret perandorak (11 shtator) urdhëron dënimin me vdekje për të gjithë ata që adhuronin perënditë e tyre stërgjyshore apo praktikonin metodat e parashikimit dhe fallit. Tre dekrete të ndryshme (4 shkurt , 9 shtator, 23 dhjetor) urdhërojnë konfiskimin e të gjitha pronave të tempujve paganë dhe dënimin me vdekje për ata që merrnin pjesë në rituale pagane, madje dhe ato private.

Viti 365- Një dekret perandorak (17 nëntor) ndalon oficerët paganë të ushtrisë të komandojnë ushtarët e krishterë.

Viti 370 – Perandori Valens urdhëron një përndjekje të tmerrshme të paganëve në të gjithë Perandorinë Lindore . Në Antiok, midis shumë paganëve të tjerë ,ish-guvernatori Fidustius dhe priftërinjtë Hilari dhe Patriku ekzekutohen. Një sasi madhe librash digjen në sheshet e qyteteve të Perandorisë Romake të Lindjes. Të gjithë miqtë e Julianit persekutohen (Orebasius, Sallustius, Pegasius, etj). Filozofi Simonidi digjet i gjallë dhe filozofit Maksimus i pritet koka.

Viti 372 - Perandori Valens urdhëron guvernatorin e Azisë Vogël të shfarosë besimtarët e perëndive helene dhe të gjithë dokumentat e literaturës (dijes) së tyre.
Viti - 373 - Ndalime të reja për të gjitha metodat e parashikimit të kohës. Termi "pagan" (që ka kuptimin ‘fshatar”) nis të përdoret si fjalë fyese për të zvogluar numrin e jo-të krishterëve.

Viti 375 - Tempulli i perëndisë Asklepius (bir i Apollonit) në Epidaurus, Greqi, mbyllet përfundimisht.

Viti 380 – me 27 Shkurt të këtij viti Krishtërimi bëhet e vetmja fe zyrtare e Perandorisë Romake me urdhër të perandorit Flavius Theodosius, i cili kërkonte që: "Të gjitha kombet e ndryshme që i nënshtrohen faljes dhe tolerancës sonë duhe të vazhdojnë ushtrimin e asaj feje që i është shpërndarë
romakëve nga apostulli hyjnor (Shën) Pjetri”. Ndërsa paganët u konsideruan "të neveritshëm, heretikë, budallenj dhe të verbër". Në një tjetër dekret, Theodosi quan "Te çmendur" ata që nuk besojnë në
Perëndinë e krishterë dhe nxjerr jashtë ligjit të gjitha teoritë që nuk pajtoheshin me dogmat e Kishës.
Ambrosius, peshkopi i Milanos, fillon shkatërrimin e të gjithë tempujve pagane të zonës së tij. Priftërinjtë e krishterë nxisin turma njerëzish kundër tempullit të perëndeshës Demetra në Eleusis dhe të përpiqen të vrasin hierofantët (intepretuesit e mistereve të shenjta) Nestorin dhe Priskus. Hierofanti 95 vjeçar, Nestori, përfundon Misteret Eleusiniane duke paralajmëruar për mbizotërimin e errësirës mendore mbi racën njerëzore.

Viti 381 - Më 2 maj, Theodosi privon të gjitha të drejtat e të krishterë që të rikthehen në besimet pagane. Gjatë gjithë zones Perandorisë Lindore te gjithë tempujt pagane dhe bibliotekat plaçkiten apo digjen. Më 21 dhjetor Theodosi ndalon me ligj madje dhe vizitat e thjeshta në tempujt e helenëve. Në Kostandinopoli, Tempulli i perëndeshës Afrodita u kthye në një shtëpi publike (bordello) dhe
tempujt e Diellit dhe Artemisës u bënë stalla.

Viti 382 - "Hellelu-jah" ("Lavdi Jehovait/Zotit") u fut në meshën e krishterë.

Viti 384 - Perandori Theodosius urdhëron Prefektin pretorian, Maternus Cynegius, një kristian i devotshëm, të bashkëpunojë me peshkopët lokalë dhe nisin të shkatërrimine tempujve paganë në Greqinë Veriore dhe Azinë e Vogël.

Vitet 385-388, Maternus Cynegius, i nxitur nga gruaja e tij fanatike, por dhe nga peshkopi “Shën” Marcellus që së bashku me bandat e tij, të plaçkisnin fshatrat dhe shkatërronin me qindra tempuj pagane, faltore dhe altarë. Ndër të tjera ata shkatërruan tempullin e Edesas, Kabeireionin e Imbros, tempullin e Zeusit në Apamea, tempullin e Apollonit në Dydima dhe të gjitha tempujt e Palmiras (Siri).
Mijëra Paganë të pafajshëm nga të gjitha anët e perandorisë vuajnë martirizimin me vdekje ne kampet famëkeqe të Skythopolis.

Viti 386 - Theodosi (16 qershor) nxjerr jashtë ligjit rinovimin e tempujve të shkatërruar paganë.

Viti 388 - Fjalimet publike me tema fetare ndalohen ligjërisht nga Theodosi. Oratori i vjetër Libanius i dërgon letrën e tij të famshme "Pro Templis" Theodosit me shpresën se disa tempuj të mbetur paganë do të respektoheshin dhe të kurseheshin.

Vitet 389-390, të gjithë kalendarët jo-të krishterë nxirren jashtë ligjit. Turma fanatikësh që vinin nga shkretëtirat vërshonin në Lindjen e Mesme dhe qytetet egjiptiane, duke shkatërruar statuja, altare, biblioteka dhe tempuj paganë, dhe duke vrarë jo-të krishterët. Theofili, patriarku i Aleksandrisë, fillon persekutime të rënda kundër popujve paganë, kthen tempullin e Dionisit në një kishë, djeg Mithraeumin e qytetit, shkatërron tempullin e Zeusit, dhe tallet e poshtëron priftërinjtë paganë para se ata të ekzekutohen me gurë. Turmat e krishtera përdhosin figurat e kultit.
Viti 391 – me 24 shkurt një dekret i ri i Theodosit ndalon jo vetëm vizitat në tempujt paganë por edhe të vështrosh statujat e shkatërruara. Filluan persekutime të reja në mbarë perandorinë. Në Aleksandri, Egjipt, paganët, të udhëhequr nga filozofi Olympus, revoltohen dhe pas disa luftimesh në rrugë, përfundimisht e kyçin veten brenda tempullit të fortifikuar të perëndisë Serapis (Serapeion). Pas një rrethimi të dhunshëm, të krishterët zaptojnë ndërtesën, e shkatërrojnë atë, djegin bibliotekën e saj të famshme dhe përdhosin imazhet e kultit.

Viti 392 - me 8 nëntor, Perandori Theodosius nxori të jashtëligjshme të gjitha ritualet pagane dhe i quan ato "bestytni pagane" (gentilicia superstitio). Një shkallë e re e plotë persekutimesh kundra paganëve nis. Misteret e Samothrakës u mbyllen dhe priftërinjtë u therën. Në Qipro peshkopi lokal "Shën" Epifanus dheTikoni shkatërrojnë pothuajse të gjithë tempujt e ishullit dhe shfarosin mijëra paganë. Misteret lokale të perëndeshës Afërditë u mbyllen. Dekreti i Theodosit deklaron: "Ato që nuk do t’i binden At Epifanit nuk kanë të drejtë të jetojnë në këtë ishull. " Paganët revoltohen ndaj perandorit dhe Kishës në Petra, Aeropolis, Rafia, Gaza, Baalbek dhe qytete të tjera të Lindjes së Mesme.

Viti 393 - Lojrat Pitiane, Aktiane dhe Olimpike nxirren jashtë ligjit si pjesë e "paganizmit" helen. Të krishterët plaçkisin tempujt e Olimpias.

Viti 395 - Dy dekrete të reja (22 korrik dhe 7 gusht) shkaktojnë persekutime të reja ndaj paganëve.
Rufinus, Eunuku kryeministër i Perandorit Flavius Arkadi drejton një turmë Gotësh të pagëzuar në Krishtere (të udhëhequr nga Alariku) në tokat greke . Të inkurajuar nga murgjit e krishterë barbarët Gotë plaçkisin dhe djegin shumë qytete helene (Dion, Delfi, Megara, Korinthi, Feneos, Argos, Nemea, Likosoura, Sparta, Mesene, Fgaleia, Olimpia, etj….) ata vazhdonin të thernin dhe të merrin si skllevër me qindra e mijëra paganë dhe të digjnin tempuj, ndër të tjera ata shkatërruan dhe faltoren Eleusine dhe dogjën të gjallë të gjithë priftërinjtë e saj (duke përfshirë hierofantin e Mitras, Hilarius).

Viti 396 - Më 7 dhjetor, një dekret të ri i perandorit Arkadius urdhëron që paganizmi të trajtohet si një tradhti e lartë. Nis burgosja e atyre pak priftërinjve paganë dhe hierofantë të mbetur gjallë.

Viti 397 - "Shkatërrojini!" Perandori Flavius Arkadius urdhëron që të gjithë tempujt paganë të mbetur ende në këmbë të shkatërroheshin.

Viti 398 - Këshilli i Katërt i Kishës së Kartagjenës, u ndalon të gjithëve, madje dhe peshkopëve të tij, të studionin librat e lashtë paganë. Porfiri peshkop i Gazas i shkatërron pothuajse të gjithë tempujt paganë te qytetit të tij (përveç nëntë prej tyre që mbesin aktivë).

Viti 399 - Me një dekret të ri (13 korrik) Flavius Arkadi urdhëron të gjithë tempujt paganë, të mbetur kryesisht në fshatra, të shkatërroheshin menjëherë.

Viti 400 - Peshkopi Niketas shkatërron Orakullin e Dionisit në Vesai dhe pagëzon të gjithë paganët e kësaj zone në krishtërim.

Viti 401 – Një turmë e krishterë kartagjenase vret paganët dhe shkatërron të gjithë tempujt dhe "idhujt". Në Gaza gjithastu, peshkopi vendas "Shën" Porfiri dërgon përkrahësit e tij të vrisnin paganët, dhe të shkatërronin nëntë tempujt e mbetur ende aktivë në Gaza. Këshilli i 15-të i Kalcedonisë: urdhëron të që gjithë krishterët që kishin ende marrëdhënie të mira me të afërmit e tyre paganë të shkishërohen (edhe pas vdekjes së tyre).

Viti 405 – John Chrysostom dërgon një bandë murgjish veshur me gri pajisur me vegla dhe shufra hekuri të shkatërronin “idhujt” e gjithë qyteteve të Palestinës.
Viti 406 - John Chrysostom mbledh fonde nga gratë e pasura të krishtera për të financuar shkatërrimin e tempujve paganë helenë.Në Efesus ai urdhëron shkatërrimin e tempullit të famshëm të Artemisës . Në Salamis, Qipro, "Shën" Epifanius dhe Eutikius vazhdojnë persekutimet e Paganëve dhe shkatërrimin total të tempujve dhe faltoreve të tyre.

Viti 407 - Një dekret i ri xjerr jashtë ligjit edhe një herë të gjitha aktet jokristiane të adhurimit.

Viti 408 - Perandori i Perandorisë Perëndimore , Honorius, dhe perandori i Perandorisë Lindore, Arkadius, të dy urdhërojnë që të gjitha skulpturat e tempujve Paganë të shkatërroheshin ose të konfiskoheshin. Edhe zotërimi privat i statujave pagane nxirret jashtë ligjit. Peshkopët vendas nisin persekutime të reja të rënda kundër Paganëve dhe djegien e librave. Gjyqtarët që kishin treguar mëshirë për Paganët përndiqen gjithashtu . "Shën" Agustini masakron qindra paganë që protestonin në Kalama, Algjeri.

Viti 409 - Edhe një herë një dekret tjetër urdhëron që Astrologjia dhe metodat e tjera të parashikimit të dënoheshin me vdekje.

Viti 415 - Në Aleksandri, Egjipt, një grup të krishterësh, nxitur nga peshkopi Kirilus, sulmon pak para Pashkëve çifuto-krisitiane dhe pret copa copa trupin e filozofit dhe astronomit të bukur e të famshëm Hypatia. Pjesë të trupit të tij ekspozohen nga turmat krisitiane në rrugët e Aleksandrisë dhe përfundimisht digjen sëbashku me librat e tij në një vend të quajtur Cyranon.
Më 30 gusht të po këtij viti, persekutime të reja nisn përsëri kundër të gjithë priftërinjve paganë të zonës së Afrikës së Veriut, të cilët e mbyllin jetën e tyre ose të kryqëzuar ose djegur gjallë.

Viti 416 – Hetuesi (gjyqtari) Hypatius, me pseudonimin "Shpata e Zotit", shfaros paganët e fundit të Bitinias. Në Konstandinopoli (7 dhjetor) të gjithë oficerët e ushtrisë, nëpunësit dhe gjyqtarët që nuk ishin të krishterë shkarkohen nga puna.

Viti 423 - Perandori Theodosius II deklaron (me 8 qershor) se feja e Paganëve nuk është asgjë më shumë se "adhurimi i djallit" dhe urdhëron që të gjithë ata që këmbëngulin ta praktikojnë të denohen me burgim dhe tortura.

Viti 429 - Tempulli i perëndeshës Athina (Parthenoni) në Akropoli të Athinës të plaçkitet. Paganët e Athinës u përndoqen.

Viti 435 - Më 14 nëntor, një dekret i ri nga Theodosi II urdhëron dënimin me vdekje për të gjithë "heretikët" dhe “paganët” e perandorisë. Vetëm Judaizmi konsiderohet si një fe ligjore jo e krishterë.

Viti 438 - Theodosius II lëshon një urdhër të ri (31 janar) përseri kundër paganëve, duke inkriminuar “idhujtarinë" e tyre si arsye e murtajës së kohëve të fundit!

Vitet 440-450 - Të krishterët shkatërrojnë të gjitha monumentet, altarët e dhe tempujt e qyteteve të Athinës, Olimpias, dhe vendeve të tjera në Greqi.

Viti 448 - Theodosi II urdhëron që të gjithë librat e “paganëve”të digjen urgjentisht.

Viti 450 - Të gjitha tempujt e Afrodisias (qytet i perëndeshës Afërditë) prishen dhe të gjitha bibliotekate qytetit digjen. Qyteti riemërtohet Stauroupolis (Qyteti i Kryqit).

Viti 451 – Një dekret i ri nga Theodosi II (4 nëntor) thekson se "Paganizmi " do të dënohet me vdekje.

Viti 457-491, persekutime sporadike kundër Paganëve të Perandorisë Lindore, ndër të tjerë u ekzekutuan dhe fizikani Jakobus dhe filozofi Gessius. Severianus, Herestios, Zosimus, Isidorus dhe të tjerë u torturuan dhe u burgosen. Kononi i kthyer në fe dhe përkrahësit e tij asgjësuan paganët e fundit të ishullit të Imbros, në Egjeun verilindor. Adhuruesit e fundit të Zeusit Lavranius u shfarosen në Qipro.

Vitet 482-488, Pjesa më e madhe e Paganëve të Azisë së Vogël (Turqia e sotme) asgjësohen pas një revolte të dëshpëruar kundër perandorit dhe Kishës.

Viti 486 – Më shumë priftërinjë mithraikë zbulohen, arrestohen, tallen, torturohen dhe ekzekutohen në Aleksandri, Egjipt.

Viti 515 - Pagëzimi bëhet i detyrueshëm edhe për ata që tashmë pretendonin se ishin të krishterë. Perandori i Konstandinopolit, Anastasius, urdhëron masakrimin e Paganëve në qytetin arab të Zoaras, dhe shkatërrimin e tempullit të perëndisë vendase Theandrites.

Viti 528 - Perandori Jutprada (Justiniani), nxjerr jashtë ligjit Lojrat “alternative” Olimpike të Antiokut. Ai gjithashtu urdhëron ekzekutimin (me zjarr, kryqëzim, copëtimin nga kafshët e egra, shkulje të thonjve, etj) e të gjithë atyre që praktikojnë “magjinë, idhujtarinë, fallin” dhe ndalon çdo mësimdhënie nga paganët.

Viti 529 – Prandori Justinian ndalon me ligj Akademinë Filozofike të Athinës, të cilës i konfiskojnë pasuritë.

Viti 532 - Hetuesi Ioannis Asiacus, një murg fanatik, drejton një kryqëzatë kundër popullsisë pagane të Azisë së Vogël.

Viti 542 - Justiniani lejon hetuesin Ioannis Asiacus të konvertojë në krishtërim paganët e Frigjisë, Karisë dhe Lidisë në Azinë e Vogël. Brenda 35 viteve të kësaj kryqëzate, 99 Kisha dhe 12 Manastire janë ndërtuar në themelet e tempujve të prishur paganë.

Viti 546 - Me qindra paganë u vranë në Konstandinopoli nga inkuizitori Ioannis Asiacus.

Viti 556 - Justiniani urdhëron hetuesin famëkeq Amantius për të shkuar në Antiok (Turqi), për të gjetur, arrestuar, torturuar dhe ekzekutuar paganët e fundit të qytetit dhe të digjte të gjitha bibliotekat private të tyre.

Viti 562 - Arrestime masive, poshtrime, tortura, burgosje dhe ekzekutime të paganëve vazhdojnë në Athinë, Antiok, Palmira dhe Konstandinopoli (Stambollin e Sotëm).

Viti 578-582 - Të krishterët torturojnë dhe kryqëzojnë paganët grekë (helenë) në të gjithë zonën e Perandorisë Lindore, dhe zhdukin paganët e fundit të Heliopolit (Liban).

Viti 580 - Inkuizitorët e krishterë sulmojnë një tempull të fshehtë të Zeusit në Antiok. Prifti i tij vret veten, por pjesa tjetër e paganëve arrestohen. Të gjithë do të burgosen , torturohen dhe dërgohen në Kostandinopoli për gjyq. Të dënuar me vdekje ata u hodhën përpara luanëve. Kafshët e egra nuk i shqyen ato në copa prandaj ata u kryqëzuan përsëri. Trupat e tyre u tërhoqen nëpër rrugë nga të krishterët dhe u hodhën më pas të pavarrosur në plehra.

Viti 583 - Përndjekje të reja të paganëve të perëndive greke nga perandori Mauricius.

Viti 590 - Në të gjithë Perandorinë Lindore e paditësit e të krishterë "zbulojnë" komplote Pagane . Një dallgë e re torturash dhe ekzekutimesh nis.

Viti 692 – Këshilli “Penthekte” i Kostandinopolit ndalon mbetjet e Kalendave, Brumalinë, Anthesterinë dhe festa të tjera pagane/ Dionisiane.

Viti 804 – Helenët paganë të Lakonias, Greqi, i rezistojnë me sukses përpjekjes së Tarasius, patriarkut të Kostandinopolit, për t’i konvertuar në Krishtërim.

Vitet 950-988, ndodhin dhe konvertimet të dhunshme të helenëve të fundit paganë të Lakonisë nga armeniani "Shën" Nikoni.

 Kater prefekturat e perandorise romake

Burimi:

(Permbledhur nga libri i Vlasis Rassias' "SHKATËRROJINI ATO..", botuar ne greqisht, Athinë 2000 (botimi i dyte), Anichti Poli Editions, ISBN 960-7748-20-4)    

 https://www.rassias.gr/9011.html

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free