AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  => Dielli i Pamposhtur (Sol Invictus)
  => Dielli në mitologji
  => AURELIANO - themelues i kultit diellor
  => Perëndia-Diell i Egjiptit
  => Hyjnitë Diellore
  => Joga diellore
  => Luledielli
  => Delos – ishulli ku lindi Apolloni
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Hyjnitë Diellore
Lista e Hyjnive Diellore

Një hyjni diellore është një perëndi apo perëndeshë që përfaqëson Diellin, apo një tipar të tij, zakonisht nga fuqia dhe forca tij e perceptuar. Hyjnitë diellore dhe adhurimi i Diellit mund të gjenden në pjesën më të madhe të historisë në forma të ndryshme të dhënash. Më poshtë keni një listë të hyjnive diellore:

Mitologjia afrikane

  • Anyanwu = perëndi e fisit Igbo që besohej se banonte në Diell.
  • Magec = perëndi e Diellit dhe dritës në ishullin Tenerife.
  • Mawu = perëndeshë e lidhur me Diellin dhe Hënën në mbretërinë Dahomey.
  • Ngai = perëndi të Diellit në grupet etnike Kamba, Kikuyu dhe Maasai.

Mitologjia australiane vendase

  • Bila, = perëndeshë kanibale diellore e fisit Adnyamathanha.
  • Gnowee  = perëdeshë diellore e cila kërkon çdo ditë për djalin e saj të humbur; drita e pishtarit të saj është Dielli.
  • Wala = një perëndeshë diellore.
  • Wuriupranili = perëndeshë diellore pishtari i së cilës është Dielli.
  • Yhi = perëndesha e Diellit, dritës dhe krijimit në fisin Karraur.

Mitologjia Ainu

  • Chup Kamui  = një perëndeshë hënore e cila ndryshon vendin me vëllain e saj për t’u bërë perëndesha e Diellit.

Mitologjia arabe

  • Malakbel = perëndi e Diellit
  • Shams/Shamsun = një perëndeshë diellore e lartë në fisin Himyar dhe tek Sabaeanët.

Mitologjia azteke

  • Huitzilopochtli  = perëndi e Diellit dhe luftës;
  • Nanauatzin = perëndi e Diellit;
  • Teoyaomicqui = perëndi e shpirtrave të humbur, Diellit dhe orës së gjashtë të ditës;
  • Tonatiuh = perëndi e Diellit dhe sundues i qiellit;
  • Xiuhtecuhtli = perëndi e zjarrit, ditës dhe nxehtësisë.

Mitologjia baltike

  • Saule = perëndeshë e Diellit dhe pjellorisë.

Mitologjia baske

  • Ekhi = perëndeshë e Diellit dhe mbrojtëse e njerëzimit.

Mitologjia braziliane

  • Meri = = hero popullor dhe perëndi e Diellit.

Mitologjia budiste

  • Marici  = perëndeshë e qiellit, Diellit dhe dritës;
  • Surya = hyjni e Diellit (Suriya Pariththa, Suthra Pitaka, Pali canon, Budizmi Theravada).

Mitologjia kanaanite

  • Shapash = perëndeshë e Diellit.

Mitologjia kelte

  • Áine = perëndeshë irlandeze e dashurisë, stinës së verës, bollëkut dhe sovranitetit, lidhur me Diellin dh Mesverën.
  • Alaunus = perëndi gale e Diellit, shërimit dhe profecisë;
  • Belenos, = perëndi gale e Diellit;
  • Gronw Pebr = figurë e zonës së Uellsit nganjëherë e formuar si një perëndi drite;
  • Étaín = perëndeshë irlandeze e Diellit;
  • Epona = hyjni e paraqitur si kale nganjëherë e lidhur me Etainin.
  • Grannus = perëndi e lidhur me spazmin, termalin shërues dhe burimet minerale dhe Diellin.
  • Olwen = figurë femërore shpesh e paraqitur në origjinal si perëndesha diellore e Uellsit.
  • Sulis = hyjni britanike emri i të cilit lidhet me fjalën e përbashkët proto-indo-europiane për “diellin” (pra që lidhet me Heliosin, Solin, Usilin dhe Suryan) dhe që mbetet shëmbëlltyrë diellore, si edhe si një fushë mbi burimet shëruese dhe termale.

Mitologjia kineze

  • Doumu = perëndesha e Diellit nganjëherë e shkrirë me Maricin.
  • Yuyi = perëndia Diell;
  • Xu Kai = perëndia e Diellit-yll;
  • Xihe = perëndesha diellore dhe nëna e dhjetë diejve.
  • Zhulong = hyjnia dragua e dritës.

Mitologjia egjiptiane

  • Bastet = perëndesha mace e lidhur me Diellin.
  • Horus =  perëndi e qiellit syri i djathtë i të cilit konsiderohej të ishte Dielli ndërsa i majti Hëna.
  • Amon = hyjnia krijues ndonjëherë i identifikuar si një perëndi dielli.
  • Atum, = "përfunduesi i botës" i cili përfaqëson Diellin kur perëndon.
  • Aten = perëndi e Diellit, disku i dukshëm i Diellit.
  • Khepri = perëndi e rilindjes dhe lindjes së diellit (agimit).
  • Nefertem = perëndi e shërimit dhe bukurisë, i cili përfaqëson dritën e parë diellore.
  • Ra = perëndia Diell.
  • Sekhmet = perëndesha e luftës dhe e Diellit, dhe nganjëherë e fatkeqësive (murtajës) dhe krijuese e shkretëtirës.
  • Sopdu = perëndi e luftës dhe e nxehtësisë përcëlluese të diellit veror.
  • Ptah = perëndi e zejtarisë, arteve dhe pjellorisë, nganjëherë thuhej se përfaqësonte Diellin natën.
  • Khnum = perëndi e perëndimit diellor (muzgut).

Mitologjia etruske

  • Albina = perëndesha e agimit dhe mbrojtëse e dashnorëve fatkeqë.
  • Thesan = perëndesha e agimit, lidhur me jetën e re.
  • Usil = ekuivalenti etrusk i Heliosit grek.

Mitologjia gjermane

  • Sól = Sunna (Dielli si trup qiellor dhe si hyjni)

Mitologjia greke  

  • Alektrona = perëndesha e mëngjesit dhe e zgjimit të njerëzve nga gjumi.
  • Athina  = perëndesha e mençurisë dhe e zanatit, me karakteristika të hyjnisë diellore.
  • Apolloni  = perëndi olimpiane e dritës, diellit, profecisë, shërimit, murtajës, harkëtarëve, muzikës dhe poezisë.
  • Eos  = perëndesha titane e agimit.
  • Helios = perëndia titane e Diellit, dhe Dielli si trup qiellor.
  • Hiperion = perëndia titane e dritës (babai i Heliosit).
  • Neaera = perëndesha e diellit që lind.
  • Fani = perëndia i parë-lindur i dritës dhe jetës, i cili paraqitet me “flatra të arta”, rrethuar nga shenjat e zodiakut dhe që barazverësohet me Mithran.
  • Theia, = një perëndeshë titane që lidhet me Diellin, e ëma e Heliosit.

Mitologjia hindu (indiane)

  • Agni = perëndia e zjarrit, që lidhet me Diellin;
  • Aryaman = perëndia e Diellit;
  • Mitra, = perëndia e ndershmërisë, miqësisë, marrëveshjeve ((kontratave), takimeve dhe Dielli i mëngjesit.
  • Ravi = perëndia e Diellit;
  • Saranyu = perëndesha e agimit (lindjes së diellit);
  • Savitr, = perëndia e Diellit në lindje dhe perëndim të tij;
  • Surya = perëndia Diell;
  • Ushas = perëndesha e dritës dhe agimit.

Mitologjia hitite

  • Arinna = perëndesha e Diellit.
  • Istanu = perëndi e Diellit dhe gjykimit.

Mitologjia inkase

  • Inti = perëndia e Diellit dhe hyjnia mbrojtëse e Perandorisë Inka.
  • Ch'aska ("Venus") apo Ch'aska Quyllur ("ylli Venus")  = perëndesha e agimit dhe muzgut.

Mitologjia inuite

  • Akycha, = hyjni diellore e adhuruar në Alaskë.
  • Malina, = perëndesha e Diellit e gjetur më shumë në legjendat e Grenlandës.

Mitologjia japoneze

Mitologjia lusitaniane

  • Endovelicus, = perëndi e shëndetit dhe sigurisë. Adhuruar njëkohësisht si hyjni diellore dhe si ktonike (e nëntokës).
  • Neto, = perëndi e Diellit dhe e luftës.

Mitologjia M?ori

  • Ao = personifikim i dritës së diellit.
  • Tama-nui-te-r? = personifikim i Diellit.

Mitologjia Maja

  • Ah Kin = perëndi e Diellit, sjellës i dyshimit dhe mbrojtës ndaj të këqijave që lidhen me errësirën.
  • Kinich Ahau = perëndi e Diellit.
  • Hunahpu = një nga dy vëllezrit binjakë hero i fiseve maja; ai u shndërrua në diell ndërsa i vëllai në hënë.
  • Tohil = perëndi që lidhet me bubullimën, vetëtimën (ndriçimin) dhe lindjen e diellit.

Mitologjia mesopotamiane

  • Shamash, = perëndia akadiane e Diellit dhe drejtësisë.
  • Utu = perëndia sumeriane e Diellit dhe drejtësisë.

Mitologjia minoane

  • Një perëndeshë diellore në formë gjarpri.

Mitologjia Muiska (Kolumbi)

  • Sué = perëndia Diell e qytetërimit Muiska dhe bashkëshorti i Chia-s: Hënës.

Mitologjia amerikane indigjene

  • Wi = perëndia Diell e fisit Lakota.

Mitologjia skandinave (norvegjeze)

  • Baldr  = perëndi që lidhet me dritën, bukurinë, dashurinë dhe lumturinë.
  • Dagr = personifikim i ditës.
  • Freyr = perëndi e pjellorisë, seksualitetit, paqes dhe dritës diellore.
  • Sól = perëndesha Diell (de fakto).

Mitologjia persiane

  • Nahundi = perëndia e Diellit dhe ligjit.

Mitologjia polineziane

  • Atanua = perëndesha e agimit në fisin (grupin) markezian.
  • Atarapa = perëndesha e agimit (lindjes së diellit).

Mitologjia romake

  • Apolloni = perëndia greko-romake e dritës, muzikës, njohurisë dhe Diellit.
  • Aurora = perëndesha e agimit.
  • Sol = perëndia Diell.

Mitologjia Sami (vendet nordike)

  • Beiwe, = perëndesha e Diellit, pranverës, pjellorisë dhe shëndetësisë.

Mitologjia sllave

  • Belobog = hyjni e rikrijuar e dritës dhe Diellit e cila nuk dihet me siguri nëse adhurohej nga sllavët paganë.
  • Dažbog = perëndi e Diellit.
  • Hors, = perëndi e Diellit.
  • Radegast, = perëndi e mikpritjes, pjellorisë, dhe të korrave, që lidhet me luftën dhe Diellin, i cili nuk dihet me siguri nëse adhurohej nga sllavët paganë.
  • Zorya, = dy bijat e Dazbogut (që përmendet më lart).
    • Zorya Utrennyaya, ylli i mëngjesit, e cila hap portat e pallatit çdo agim për nisjen e koçisë së Diellit.
    • Zorya Vechernyaya, ylli i mbrëmjes, e cila mbyll portat e pallatit çdo natë pas rikthimit të koçisë diellore.

Mitologjia turke

  • Gun Ana = perëndesha diellore turke.
  • Koyash = perëndia e Diellit.

Zoroastrianizmi

Zunizmi

  • Dinastia Zunbil dhe nënshtetasit e Zabulistanit (Afganistan) adhuronin Diellin, të cilin ata e quanin Zun. Ata besonin që Dielli ishte perëndia i drejtësisë, forca e së mirës në botë dhe, si pasojë, qenia që dëbonte errësirën dhe i mundësonte njeriut të jetonte një tjetër ditë.

 Burim nga Wikipedia 

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free