AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  => Dielli i Pamposhtur (Sol Invictus)
  => Dielli në mitologji
  => AURELIANO - themelues i kultit diellor
  => Perëndia-Diell i Egjiptit
  => Hyjnitë Diellore
  => Joga diellore
  => Luledielli
  => Delos – ishulli ku lindi Apolloni
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Dielli i Pamposhtur (Sol Invictus)

Perëndia Sol Invictus 

Dielli ka qënë nderuar si perëndi nga qytetërimet e lashta në mbarë botën. Kur njeriu u bë bujk, duke u varur kështu nga ndryshimet ditore dhe stinore të motit, ai u kthye të adhuronte forcën e madhe që rregullonte këto ndryshime, dritën dhe nxehtësinë e Diellit. Jo vetëm si forcë dobiprurëse, në vendet e nxehta njerëzit kishin frikë gjithashtu fuqitë e tij shkatërruese. Në Egjiptin e lashtë perëndia-Diell RA paraqitet si një njeri që mbante një disk-diellor në kokën e tij, i cili ishte vendosur sipër një gjarpri-Uraeus. Ky zvarranik simbolizonte efektin përvëlues të Diellit. Krejt ndryshe ishte situata në Europën Qendrore dhe Veriore, ku një sasi e mjaftueshme  e ndiçimit të Diellit ishte thelbësore për pjekjen e të korrave. Këtu Dielli adhurohej si fuqi mirëbërëse.

Në shoqërinë romake Dielli adhurohej në disa forma. Ata adoptuan perëndinë greke të Diellit, Heliosin, i cili kishte hypur në një karro (koçi) që tërhiqej nga disa kuaj nëpër qiell, duke sjellë dritë në Tokë. Udhëtimi i Diellit, natyrisht, fillonte në Lindje dhe përfundonte në Perëndim, pikë në të cilën Heliosi plotësonte ciklin e tij ditor dhe kthehej përsëri në pallatin e tij lindor në një kupë të artë. Emri romak i Heliosit ishte Sol dhe ishte adhuruar si Sol Indiges (Dielli Indigjen?). Neroni shpesh mbante një stil si ai i Diellit. Një tjetër perëndi-Diell e adhuruar nga romakët ishte Apolloni, ai nuk ishte vetëm një perëndi-Diell por aspektet e Diellit i atribuoheshin atij. Sipas Livy-t, faltorja e parë romake e Apollonit (AEDES APOLLONIS) u shenjtërua në 431 pr.e.s në Prata Flaminia. Vendi tashmë kishte qënë një rrethim (mur) i shenjtë apo një zabel i lidhur me Zotin. Augusti kishte një tempull kushtuar Apollonit diellor në Palentine. Circus Maximus vendosi një tempull kushtuar Diellit, si një perëndi që kalëronte me karro ai adhurohej nga kalorësit.

Rreth shekullit të dytë të epokës sonë Mirtraizmi, një variant lindor i adhurimit të Diellit, u bë mjaft popullor ndërmjet romakëve (vetëm meshkujt pasi femrat nuk lejoheshin në këtë kult misterioz diellor).  Mitra nuk ishte Dielli vet por ishte veshur me fuqitë e vet Diellit. Mitra kishte lindur nga Toka nën hijen e një peme të shenjtë pranë një lumi të shenjtë  duke mbajtur një thikë dhe një pishtar. Ai merrte lajme nga një Korb nga perëndia-Diell që ishte për të vrarë demin e bardhë mistik. Pasi e vrau, demi u bë Hënë dhe pelerina e Mitras u bë qiell. Dita dhe Nata nisen të shkëmbeheshin, u krijuan bimët dhe kafshët, stinët filluan të ndryshojnë, dhe koha u krijua. Sëbashku me gjithë këtë, beteja midis së mirës dhe së keqes, pjesë e së cilës është dhe njeriu, filloi. Në këtë pikë, Mitra hypi në karron e perëndisë-Diell dhe filloi ta ngiste atë nëpër qiell. E re në variantin lindor të perëndisë Diell ishte lufta e vazhdueshme ndërmjet së mirës dhe së keqes dhe fakti që ndjekësit duhej të jetonin jetën e tyre nga një kod moral. Anëtarët kryesor (të kultit) ishin ushtarët dhe tregtarët, ndoshta dy klasat më supersticioze në shoqëri. Nën Severanët këtij varianti të Diellit iu dha një vend pak më i rëndësishëm në rangun fetar. Septimus Severus shtoi një shkëlqim diellor rrezatues (një kurorë drite) imazhit të tij perandorak dhe Caracalla filloi të mbante një kurorë me rreze në mënyrë që ta tregonte veten si një shfaqje e Diellit në Tokë. Kurora me rreze u bë gjithashtu një shenjë (vulë) emërtimi për një tip monedhe të futur nga Caracalla të quajtur antoninianus (një emër modern pasi nuk dihet si quhej në atë kohë, dhe vlente sa 2 denarë).

Në vitin 219 të erës sonë perandori i ri Elagabalus u përpoq të vendoste kultin e SOL INVICTUS ELAGABAL (Dielli i Pamposhtur Elah Gabal) në Romë si fenë e re dhe të vetme. Në Emesën siriane, perëndia Diell njihej me emrin  Elah Gabal (Perëndia e Malit) dhe nderohej nën imazhin e një meteoriti të zi të shenjtë me emrin betyl. Kjo ikonë u soll në Romë nga Elagabalus në një tempull të ri të ndërtuar kushtuar Sol Invictus-it në Palatinë. Perandori adoleshent Elagabalus besonte që Sol Invictus ishte perëndia supreme por nocioni i një perëndie të vetme ishte ende mjaft i huaj në fenë romake. Mbështetja aktive si perëndi dhe si Sol Invictus jo vetëm që i barazoi por i tejkaloi perënditë romake, duke fyer popullin romak dhe kjo e bëri Elagabalusin të mos përkrahej nga populli dhe të rrëzohej nga froni. pas vrasjes se perandorit, guri i çmuar u rikthye në Emesa (Siri) dhe tempulli i tij iu kushtua Jupiterit Ndeshkues nga pasardhësi i Elagabalusit Aleksandros Severus. Sidoqoftë kur perandori Aureliano (270-275) erdhi në pushtet, ai kërkoi të rivendoste adhurimin e Diellit si domiues dhe e bëri atë perëndinë më kryesore. Ai e konsideroi Sol Invictusin Elagabal tepër të huaj apo lindor për shijet romake dhe kështu ai e romanizoi atë duke hequr Elagabalin. Në 274, perandori ndërtoi një tempull madhështor kushtuar Diellit të Pamposhtur (Sol Invictus) në Campus Agrippae, dhe themeloi një kolegjium të ri senatorësh i cili emëroi Pontifices Dei Solis "priftërinjtë e perëndisë-Diell”. Ai gjithashtu caktoi 25 dhjetorin si datëlindjen e zotit-Diell (natalis solis invicti) dhe e bëri festë publike. Në kalendarin romak 25 dhjetori ishte dita e solsticit të dimrit, kur Dielli rilindte përsëri. Dita do të fillonte të zgjatej përsëri duke paralajmëruar një stinë të re. Edhe Mitrajanët e konsideronin 25 dhjetorin si ditëlindjen e Diellit, prandaj kjo u bë një ditë shumë e rëndësishme e adhurimit të Diellit dhe festimit të tij.

E diela, apo dita e Diellit, ishte dita kryesore romake e adhurimit. Megjithëse perënditë e tjera romake i kishin ditët e emërtuara sipas tyre (ditët e javës: Dielli, Hëna, Marsi, Merkuri, Jupiteri, Venusi dhe Saturni), vetëm"dies solis" ("dita e Diellit") u shpall e shenjtë.

Me përfundimin e sundimit Aurelian, Sol Invictus u brohorit si “Zot i Perandorisë Romake”, dhe në vitin 307 rëndësia e Diellit të Pamposhtur në Perandorinë Romake u forcua nga Diokleciani në përkushtimin e tij publik të Sol Invictus-it, duke e shpallur atë si “mbrojtës të perandorisë”.  Por ishte gjatë sundimit të Kostandinit të Madh që kulti i zotit Sol Invictus arriti majat e tij të jashtëzakonshme, madje pushteti i tij u përfol si një Perandori Diellore. Kostandini ishte personifikim (mishërim) i zotit Sol Invictus në Tokë, dhe ai ndërtoi një statujë të vetes me një kurorë me rreze dielli duke mbajtur dhe një vetëtimë. Sidoqoftë, pas kthimit të tij në Krishterim në shtratin e vdekjes kulti i Diellit të Pamposhtur u venit pak nga pak dhe i lëshoi rrugën Krishtërimit. Megjithatë të krishterët e vendosen të dielën dhe 25 dhjetorin (datëlindjen e birit të perëndisë) në fenë e tyre të re.

Sol Invictvs paraqitet zakonisht në monedha si një djalosh që mban një kurorë me rreze diellore dhe një mantel, që mban globin (i cili simbolizon botën) dhe një kamzhik (për të drejtuar karrocën diellore me kuaj). Ai shpesh përshkruhet sikur nget një karro me katër kuaj të quajtur quatriga (karrocë me dy rrota).  Të gjitha këto janë simbole të Sol Invictus që drejton Diellin nëpër qiell. Mbishkrimet përfshijnë SOL ORIENS-in (Diellin lindor), SOL INVICTVS/INVICTO (Diellin e pamposhtur), SOLI INVICTO COMITI (Diellin e pamposhtur ideologjik/që na bind).



Kjo monedhe e cila i perket vitit 219-222 e.s., paraqet Perandorin Elagabalus (nga njera ane) dhe shenjat e zodiakut qe kane ne mes një karro (koçi) e cila tërheq gurin qe perfaqeson perendine Diell (nga ana tjeter) ne festen diellore te 22 qershorit (ku dita eshte me e gjate se kurre).[/caption]

 



 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free