AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  => Revolucioni Diellor - Ciro Discepolo, pj.1
  => Revolucioni Diellor - C. Discepolo, pj.2
  => Revolucioni diellor - C. Disceplo, pj.3
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Revolucioni Diellor - Ciro Discepolo, pj.1

Dymbëdhjetë Shtëpitë që mund të përshtasni në Revolucionet Diellore



Nga Ciro Discepolo (astrolog i famshëm italian)

Që kur kam filluar të studjoj Revolucionet Diellore, kam kuptuar që interpretimi i tyre tradicional – që unë e përkufizoj si një sistem ‘shkollor’ analize – nuk është i mirë. Nga një libër për Revolucionet Diellore, shumica e njerëzve presin të udhëzohen me mënyra të tilla si kjo: “ Ashendenti i Revolucionit Diellor bie në shtëpinë e nëntë të lindjes, në shenjën e Dashit, ndërsa Mesqiellori i Revolucionit Diellor bie në shtëpinë e gjashtë të lindjes, në shenjën e Bricjapit, dhe Marsi është në shtëpinë e parë të Revolucionit Diellor, në shenjën e Demit…”

Personalisht mendoj që një përpjekje e tillë është vërtetë pa kuptim, sepse autori i teksteve të tilla do të duhet të rëndisë dhjetra mijëra kombinime. Përqëndrohuni vetëm në tre elemete kryesore të hartës ( shenjën diellore, shenjën hënore dhe Ashendentin):ato japin 12 × 12 × 12 = 1,728 kombinime. Kështu që, sipas mendimit tim, nga njëra anë disa interpretues (lexues) mund të kenë nevojën e një lëkure mbrojtëse për t’i udhëzuar ato dorazi, hap pas hapi, përmes faqeve të një manuali që përmban të gjitha variantet e mundshme që dikush mund të haste kur interpreton një hartë të Revolucionit Diellor.
Dhe nga ana tjetër, disa autorë mund të kenë fantazi të fuqishme që i bën ata të besojnë që me të vërtetë janë në lartësinë e duhur për ë shkruar një manual përfundimtar. Kjo më kujton dikë që që doli nga rruga e tij duke llogaritur numrin e varianteve që futen në lojë gjatë interpretimit të një harte – i cili bënte të njëjtën gjë edhe në interpretimin e hartës së Revolucionit Diellor. Ai deklaroi se ka zbuluar “një shifër me 30 zero”. Tani, nëse e merrni me mend që nëntë zero janë një milliard, mund ta kuptoni shumë mirë që të pretendosh të kesh kontrolluar 30 zero nënkupton nevojën për t’u shtruar në një spital të çmendurish si lexuesi ashtu edhe autori që, në këtë rast, ndoshta mendon që është vetë Perëndia.
Kjo më kujton gjithashtu një incident që ka ndodhur disa vite më parë, kur isha në fillimet e studimit tim të astrologjisë…Ishte fillimi i viteve 70. Me shumë krenari, isha një ndër të parët që mësova të përdor një makinë llogaritëse xhepi. Ishte vërtetë si një kompjuter i saktë: sigurisht që kishte një kapacitet me memorie të kufizuar, por teorikisht ai mund të punonte me atë që më vonë do të quhej ‘zinxhirë’ – dmth disa shirite të vogla me material magnetik shumë të ngjashme me atë që sot mund të korrespondojë me ndërlidhjen (rrjetin) PMCIA: standartin e ri të një ndërlidhjeje periferike projektuar për kompjutera palmtop që prej 1993. Xhevahiri im i vogël, të cilin nuk do ta harroj kurrë, ishte një makinë llogaritëse dore me program Heëlett-Packard. Nëse e mbaj mend saktë, quhej ‘Modeli 21’. Pak më vonë duhej të bleja edhe një tjetër, një makinë llogaritëse pak më të fuqishme me printer, të quajtur HP97 – e kam akoma atë: për disa funksione ajo është akoma e vlefshme. Me këto makina kasha bërë një program të vogël për të llogaritur gjatësinë e Diellit dhe Revolucionet Diellore. Pastaj bëra një përpjekje për të formuar edhe direksionet primare. Mundimi im do të kishte 99% sukses, kjo është një tjetër histori. Po e përmend këtë sepse interesi im në direksionet primare më bën të shkoj dhe të vizitoj Angelo Bruninin, librin e të cilit po e lexoja dhe studjoja me kujdes. Ai jetonte në Romë, kështu që duhej të organizoja një ekspeditë të vogël nga Napoli në kryeqytet. Tre nga miqtë e mi, që ishin të pandashëm atë kohë, iu bashkuan grupit, që ne e pagëzuam me emrin The Campania Group of Astrology. Më në fund, miku im i dashur Pantaleo Cappelluti nga Castellammare di Stabia, Franco Futia nga San Giorgio a Cremano, dhe Ermanno Ricciardi nga Benevento udhëtuan me mua për të takuar Angelo Bruninin.
Mbaj mend që ekspedita jonë nisi nga shtëpia ime në një mëngjes të ftohtë dimri para se të agojë. Arritëm me lehtësi tek shtëpia e z.Brunini, të cilin miku im Ricciardi e njihte tashmë shumë mirë. Ndërsa unë, isha i zhgënjyer. Në fakt, e pyeta z. Brunini për disa teknika në lidhje me llogaritjen e direksioneve primare, që isha munduar me muaj për t’i zgjidhur. Për fat të keq, ai i shmangu pyetjet e mia. Por ju e shikoni: përvoja – çdo lloj experience, që do të kasha fituar disa vite më vonë – nuk është kurrë e kotë. Në fakt në atë rast, pata mundësinë të shikoja punën e Bruninit.
Ai nuk e konsideroi takimin tonë si një vizitë shkollarësh, por si një shërbim të rregullt, profesional të këshillave astrologjike. Ai e llogariti normën e tij të bazuar në kohën që ne harxhuam së bashku, dhe ne i paguam rregullisht atij shumën e detyruar. Ju lutem mos mendoni që po kritikoj qëndrimin e tij; përkundrazi!
E konsideroj atë krejtësisht të pranueshme, si dhe e marr në konsideratë që në atë kohë Brunini ishte një burrë i vjetër që jetonte me të ardhura modeste, që e kishte merak të mos e shpërdoronte kot kohën e tij të çmuar. Pra, në vend që t’i përgjigjej pyetjeve të mia, preferoi të bënte njëfarë konsultimi astrologjik për mikun tim Ricciardi duke përdorur direksionet primare. Ky ishte momenti kur pashë disa gjëra që goditen vëmendjen time. Brunini përdorte një numër të madh hartash, që unë arrita të marr duke hapur me nxitim disa letra të kota që magazinierët përdornin për të mbështjellë makaronat. Ai i ‘nxirrte’ hartat thjesht duke shtypur një stampë nënshkrimi në ato copa letre; pastaj ai shtonte shpejt detajet, duke përdorur nuanca të ndryshme ngjyrash. Ai nxirrte hartën tuaj të lindjes, hartën e ngjizjes suaj, hartën e Hënës së Re para lindjes suaj, harta të ndryshme të Revoluconit Diellor dhe Hënor, dhe kështu me radhë. Në këtë pikë, me këtë masë të madhe hartash të vështira për t’u lexuar , ai nisi këshillimet. Ai përpiqej të kishte harta të ndryshme që depërtonin reciprokisht tek njëra tjetra, dhe pastaj ai prodhoi – pothuajse si një xhongler në cirk – një vazhdim profecish (parashikimesh) në lidhje me mikun tim Ricciardin. Nga ana tjetër, miku im u betua që herë të tjera, Brunini kishte bërë parashikime që i kishin dalë të sakta. Ne shikuam njëri-tjetrin, dhe dëgjuam çdo gjë me gojë hapur. “Siç e shikoni, Hëna e Hënës së dytë të Plotë pas lindjes suaj është gjashtëkëndësh me pikën e shtepisë së katërt (sistemi Placidus) të Revolucionit të parë Hënor…” Nëse çdo gjë është filmuar nga Federico Fellini mbi meloditë e mrekullueshme të Nino Rota, do të kihsim përfituar një spektakël magjik, në mes të rrugës ndërmjet Amarcord-it të tij dhe një Histori NeverEnding.
Le të jetë e qartë se jua tregova këtë episod me respekt të plotë për kujtimet e Bruninit, libri i të cilit ishte i dobishëm për formimin tim si një astrolog. Sidoqoftë, le të jetë përsëri e qartë që nëse e hap zemrën time për një episode të gjallë të ‘ditëve të mia’ astrologjike, nuk pretendoj absolutisht ta denigoj (ul) zotin Brunini: thjesht doja t’ju tregoj një mënyrë të mundshme për të ‘bërë astrologji’ – një mënyrë të cilën unë e konsideroj absurde.
Më vonë, në vitet dhe dekadat pas atij incidenti, takova kolegë të tjerë ‘të pazakontë’ që bënin parashikime duke përzier astrologjinë ezoterike, karmike dhe zyrtare; që përdornin pendulum; që të lexonin dorën mbështetur në dorën e tyre, që përpiqeshin edhe të të shisnin shampot e tyre të bëra vetë në shtëpi; dhe kështu me radhë – pa pasur si qëllim të kritikoj askënd. Jam i sigurtë që e keni kuptuar tashmë që unë mbështes astrologjinë e pastër, teknike, pa nevojën e astrologëve që vendosin syzet e errëta që në fillim të seancës (diskutimit). Ata që marrin pjesë apo që kanë qënë në studion time gjejnë shumë bardhësi dhe shumë dritë të ndriçuar, edhe në dimër.
Kjo më kujton ditën kur kisha konsultim me një zonjë të dashur nga krahina e Napolit. Ajo ishte emocionalisht shumë e pikëlluar dhe unë meqë përpiqesha me dëshpërim për t’i dhënë asaj sugjerimet e duhura për jetën e saj, aty dikujt i ra të fikët. Kjo zgjati disa orë, kështu që duhej të ndizja një qiri dhe ajo flakë e dobët në tryezën time ishte ndoshta mesazhi idritës sime të pavetëdijshme hedhur mbi të vërtetën: atë ditë, isha thjesht i paaftë të ndizja një dritë atë ditë.
Dolëm pak jashtë teme: le t’i rikthehemi astrologjisë, e cila sipas mendimit tim kërkon një strukturë të shkathët, të lehtë në veprim. Ajo që një astrolog nuk kupton në një hartë nuk do të bëhet më e qartë nëse duke futur në lojë edhe 40 asteroidë, një palë Hëna të zeza dhe dhjetra Pjesë Arabe dhe Vdekjeje, duke shtuar këtu dhe yjet fikse. Sipas mendimit tim, si në hartën e lindjes ashtu edhe në atë të Revolucionit Diellor, duhet të merrni në konsideratë vetëm pak elementë, por elementë në të cilët të besoni plotësisht. E kam përdorur gjithmonë këtë metodë për pothuajse 30 vjet praktikë dhe me mbi mijëra harta të lindjes dhe të RD, dhe jam ndjerë gjithmonë rehat me të.
Jam personalisht i bindur që drejtimi i një seance këshillimi është në dorë të një astrologu dhe jo të një klienti. Nuk mund të jetë ndryshe. Ata klientë që mendonin ndryshe, nuk ktheheshin tek unë përsëri. Në fakt, nganjëherë arrin të këmbëngulë të më pyesë për nipërit e tij apo për të blerë bileta llotarie, ndërsa unë po qëndroja pothuajse një orë në shtëpinë e tij të gjashtë të Revolucionit të tij Diellor. Atij ndoshta nuk i pëlqen kjo, por veproj kështu sepse besoj që çdo rast ka veçoritë e tij dhe numri i minutave që duhet përkushtuar për një fushë të caktuar në të gjithë interpretimin e një harte të RD duhet me deomos të jetë një vendim i veçantë i astrologut, i cili duhet të jetë edhe drejtuesi, ‘artisti’ apo ‘tekniku’ (siç preferoni) i çdo këshillimi.
Në vitet e mia të para si astrolog, seanca ime e këshillimit mund të zgjaste deri në katër orë rresht. Kam pranuar të bisedoj për gjithçka, edhe për Popperin, Feyerabend dhe pyetjet filozofike me dëshirë të plotë. Ndërkohë i respektoj ata që ende mendojnë që kjo është një mënyrë e mirë për të dhënë këshilla, unë kam ndryshuar metodën time për njëfarë kohe tani, me gjithë faktin që kjo shpesh mund t’i hapë rrugën një vale të vërtetë agresioni nga klienti. Kam gjithmonë përballë meje, në monitorin e kompjuterit, tre harta: hartën e lindjes, hartën aktuale të Revolucionit Diellor dhe hartën e ardhshme të Revolucionit Diellor. Ndërsa bisedoj me një klient, unë vazhdimisht ndryshoj hartën e RD të ardhshëm, duke vlerësuar disa zhvendosje të mundshme që varen gjithashtu nga biseda jonë. Nuk kam mbajtur kurrë më shumë se tre seanca në ditë, qofshin ato për të afërmit, miqtë, të njohurit apo konsultuesit. Ato mund të jenë shumë të gjata ose shumë të shkurtra.
Por nëse ju e shikoni që po ju jap shumë këshilla studentëve të mi me telefon apo e-mail, përfundoj duke shqyrtuar 15-20 raste çdo ditë. Unë zakonisht e rregjistroj çdo seancë në një kasetë 60 minutëshe me shirit magnetik. Nganjëherë është pak më shumë, nganjëherë është shumë më pak: veçanërisht kur udhëzoj njerëz praktik që kanë mënyrën ‘e duhur’ (sipas mendimit tim) për të pyetur, dmth ta lënë drejtimin e seancës në duart e astrologut. Siç kam thënë disa herë, për të qënë vërtetë profesionist një astrolog duhet të ketë bërë vetë një trajnim të gjatë psikoanalitik, për të mos ua hedhur problemet e veta të tjerëve. Një shembull i kësaj teorie në vijim. Në kohën që shkruaj këto rreshta, jam i frikësuar krejtësisht nga mundësia për të qënë i infektuar me HIV te beriberi apo tek dentisti. Megjithatë, në dhjetë vitet e fundit ose kështu ua kam përmendur këtë rrezik maksimumi dy klientëve, që sipas mendimit tim rrezikonin seriozisht të infektoheshin. E mira e metodës mund të shikohet nga një sërë rrethanash. Për këtë arsye, të flasësh me astrologë profesionistë, nëse do shkoja për të pyëtur një koleg për këshillë për vetveten, me siguri që do të pyesja Peter Van Ëood, metoda teknike e të cilit është shumë e afërt me timen dhe që me të cilin mendoj që mund të ndaj pothuajse një numër të njëjtë seancash këshillimi edhe pse ai ka filluar shumë më herët se unë. (Një shënim nga autori: ky ishte mendimi im i vitit 1993. Disa kolegë të vlefshëm janë ‘rritur’ (kanë zënë mend) që atëherë.)
Pra, në fillim të viteve 70 klientët e mi e dinin tashmë pasionin tim për studimin e Revolucionit Diellor; dhe kur ata më pyëtën mua se cilët janë faktorët që janë të domosdoshëm për t’u shqyrtuar në hartën e RD, ja si u përgjigja.
1) Në cilën shtepi të hartës së lindjes bie Ashendenti i RD;
2) Në cilën shtepi të hartës së Revolucionit Diellor ekziston një stelium (grup planetësh), nëse ka.
3) Në cilën shtëpi të hartës së Revolucionit Diellor është vendosur Dielli i RD;
4) Në cilën shtëpi të hartës së Revolucionit Diellor është vendosur Marsi i RD;
5) Çdo gjë tjetër, por që ka më pak rëndësi.

Sot, pas më shumë se tre dekadash që prej asaj kohe, përgjigjem pikërisht në të njëjtën mënyrë, sepse e kam verifikuar në praktikë që kjo është zgjedhja e duhur. Ata që duan të marrin në konsideratë dhjetë, njëqind apo edhe më shumë element të Revolucionit Diellor ndoshta nuk janë të aftë t’i interpretojnë ato, dhe ata përpiqen të kompensojnë cilësinë e përgjigjeve me sasi.
Vazhdoj të ndjek mësimet e mjeshtërit tim të madh, André Barbault, edhe në këtë pikë. Në fakt, hartat e Barbaultit janë mesa duket të thjeshta, por ato thonë gjithçka. Nxjerrin planetët jashtë rrethit; theksojnë dominuesit dhe aspektet e forta. Nuk keni nevojë për asgjë tjetër. Çdo gjë duhet të luhet në atë që André quan ‘tastiera e simboleve’. Pavetëdija jonë individuale dhe kolektive na flet me simbole të thjeshta. Duke marrë pjesë në disa kongrese mjekësore në vitet ’30, Karl Gustav Jung, urgjentisht, parashikoi holokaustin e madh që shumë shpejt do të shkatërronte Gjermaninë. Në fakt, disa nga pacientët e tij gjermanë që shkuan në Zyrih që të analizoheshin nga ai, i tregonin ëndrrat që gjurmonin mitologemin e Gjermanisë – kalorësi që vret dragoin me heshtën e tij, duke derdhur shumë gjak. A mendoni me të vërtetë që rënia vertikale e Giulio Andreottit dhe e politikanëve të tjerë të përfshirë në hetimin gjyqësor të njohur si Tangentopoli - Mani Pulite ishte kaq e fshehur në Revolucionet e tyre Diellore për të qënë shumë e vështirë për t’u dalluar? Personalisht, në 1989 kam bërë parashikime të errëta për mbretëreshën Elizabetë, që u publikuan në librin tim të titulluar Il sale dell’astrologia , të botuar nga Capone Editore në 1990 [TN: The Kripa e Astrologjisë, e papërkthyer në anglisht].
E pra, a mendoni vërtetë që për të qënë i aftë të ‘interpretoj’ ato ngjarje kam pasur nevojë të formoj horoskopet e ngjizjes, analizën e yjeve fikse, Pjesëve Arabe dhe të Vdekjes, tranzitet, progresionet dhe direksionet primare? Jo, aspak. Mbani mend; gjithmonë punoni me tre harta përballë syve tuaj: hartën e linjdes së personit, Revolucionin e tij Diellor aktual dhe – në ekranin e kompjuterit – hartën dinamike të Revolucionit të tij Diellor të së ardhmes . Për shembull, mund të vazhdoni proçesin e parashikimit me programin e Discepolo-Miele të quajtur Molriv, që ju mundëson të shikoni me shpejtësi se çfarë do të ndryshojë nëse klienti do të zhvendoste hartën e Revolucionit të tij të ardhshëm.
Në një pjesë tjetër të këtij libri do të lexoni parashikimin në lidhje me Corrado Ferlaino, presidentin e klubit të futbollit të Napolit. Duhet të pranoj që në atë rast isha krejtësisht me fat, sepse mora me mend që edhe duke pasur parasysh orarin e ndeshjes së futbollit, z. Ferlaino do ta kalonte me siguri ditëlindjen e tij në Napoli, dhe nëse jo, ai duhej të kishte qënë diku tjetër në Itali. Në atë rast bëra një parashikim të ndjekur nga dhjetë pikë çuditje, apo siç do të kishte thënë: “një goditje me sëpatë”. Jashtë metaforës, isha kaq i sigurtë për rezultatin e parashikimit, ku çdo student i shkollës sime do të kishte bërë të njëjtën gjë.
Në faqet në vijim do të shqyrtjmë 12 shtëpitë: janë të gjitha shumë në astrologji, dhe janë vërtetë gjithçka në Revolucionin Diellor. Mbajeni mend që zhvendosja e Revolucionit Diellor mund të ndryshojë lehtësisht pozicionin e shtëpive përmes ‘udhëtimeve të klientit’, ndërsa planetët nëpër shenja apo aspektet e planetëve të RD që përfshihen bashkarisht nuk mund të ndryshojnë në asnjë mënyrë.
Secili nga paragrafët në vijim që lidhet me një Shtëpi mund t’i referohet katër kombinimeve të ndryshme: Dielli i RD që bie në atë shtëpi të RD; Marsi i RD që bie në atë shtëpi të RD; Steliumi (grupimi) i RD që bie në atë shtëpi të RD; dhe Ashendenti i RD që bie në atë shtepi të hartës së lindjes. Nuk është kaq e rëndësishme të vendosësh se cili nga këto katër faktorë është më i rëndësishmi. Sa për rënditjen e rëndësisë, ndaluni tek pika 5 e listës më sipër. Mos qëndroni me këmbëngulje tek detajet, por përpiquni të kapni shpirtin e simbolit. Gjithashtu mos harroni që vibrimet më të rëndësishme janë ato që duhet t’ju udhëzojnë për të interpretuar hartën e RD.
Mbani mend gjithashtu që Zoti apo Arkitekti i Madh që projektoi këtë sistem të mahnitshëm të dijes, na e dhuron atë si një lojë logjike interaktive dhe plot me indikacione kaq të qarta dhe të habitshme që duket sikur janë bërë për njerëzit me ‘mendje të thjeshtë’. Për shembull, nëse tranzitet e një periudhe ju paralajmërojnë për një ‘derdhje të madhe financiare’, në 90% të rasteve do të gjeni edhe Ashendentin e Revolucionit Diellor të po atij viti që bie në shtëpinë e katërt, dy elementë që nënkuptojnë shumë para të shpenzuar për blerjen apo rinovimin e një shtëpie.


Interpretimi i secilit prej këtyre katër kombinimeve është mjaft i ngjashëm (me njëri-tjetrin) dhe superimpresionues, duke pasur ende parasysh që i kam renditur ato sipas rëndësisë (intensitetit) që ato kanë.

Ashendenti i Revolucionit Diellor në shtëpinë e parë të lindjes; - Stelium i Revolucionit Diellor në shtepinë e parë të RD; - Dielli i Revolucionit Diellor në shtëpinë e parë të RD; - dhe/apo Marsi i RD në shtëpinë e parë të RD.

Sipas rënditjes së rëndësisë negative, ky kombinim i RD radhitet në vendin e dytë, menjëherë pas Ashendentit të RD që bie në shtëpinë e 12të të lindjes. Përsëri, vendi i dytë në këtë rast do të thotë që, nëse vendi i parë shënon 100 pikë, vendi i dytë shënon 99 pikë, jo 20! Ky është një kombinim shumë i rrezikshëm, që unë jua këshilloj ta shmangni përherë. Duke marrë në konsideratë moshën e personit si edhe rrethanat e jetës së tij në kohën e këtij Revolucioni Diellor, me siguri që do të arrini të kuptoni qëllimin e trazirave që ky kombinim tregon zakonisht. Në shumë raste, do t’ju duhej ta siguroni klientin tuaj për shkallën e vërtetë të këtyre problemeve. Në fakt, nëse ky është Revolucioni Diellor i një fëmije, nuk është kaq i rrezikshëm. Pra duhet të dalloni tre grupmosha, dmth; përafërsisht nga zero deri 20 vjeç, nga 20 deri në 50, dhe mbi 50. Ne zakonisht themi për fëmijët: “ Kur rrëzohen, ata të japin përshtypjen sikur janë bërë prej gome”. Në fakt, për ata, duke rënë nga biçikleta apo nga patinat, duke bërë ski, duke përplasur kokën diku ndërsa dalin prej ujit, dhe kështu me radhë – këto janë vërtetë ngjarje serioze të rralla. Prandaj, pyetja është: “Pse Revolucioni Diellor tregon ngjarje të tilla?” Përgjigja është, sepse në fakt në vend të kësaj mund të ishte edhe një operacion apendisit apo bajamesh. Megjithëse këto nuk janë gjëra serioze, ato janë përsëri ngjarje të rralla (të pazakonshme). Sidoqoftë, mos harroni që interpretimi i shtëpisë së parë mund të ketë si nënkuptime mjekësore ashtu edhe estetike. Pra, një RD të cilit Ashendenti i bie në shtëpinë e parë të të lindjes tregon, sipas përvojës sime (dmth. doli kështu kur takova një grua pas Revolucionit të saj Diellor) një rënie të lehtë në peshë, që zonja kishte mbajtur me një egërsi të përafërt me çmendurinë. Në fakt, atë vit ajo kishte humbur 42 kg. Nëse kjo ndodh njëkohësisht me tranzitin e Jupiterit mbi Ashendentin e lindjes, mund të parashikoni që ky kombinim i RD ju gëzon zemrën: mund të ndiheni të lumtur apo të bini në dashuri; pra eleminon pengesat dhe mund t’ju shtojë 10 deri në 15 kile në pak muaj. Për meshkujt, mund të nënkuptojë një ndryshim të plotë të lukut (pamjes): për shembull, ata mund të fillojnë të ndjekin stërvitjet (palestrën) për të bërë një trup të bukur, ose thjesht mund të zgjedhin të rrisin mjekrrën apo të mbajnë flokë të gjata, etj.
Siç e shikoni, mund të përmendë domethënie krejtësisht të parëndësishme. Nga ana tjetër, është detyrë e astrologut ta vendosë këtë kombinim në marrëdhënie me tranzitet bashkëkohore dhe gjendjën e përgjithshmë të individit. Për shembull, nëse Ashendenti i RD bie në shtepinë e parë të lindjes të një burri 40 vjeç, në të njëjtën kohë kur ai ka Saturnin tranzit në Hënën e tij të lindjes – që është një ndër tranzitet më të këqija sipas mendimit tim – atëherë ju duhet t’i bini zilës së alarmit sepse interpretimi i përgjithshëm i këtij kombinimi astrologjik mund të nënkuptojë edhe një infarkt. Prapëseprapë, mos harroni kurrë marrëdhënien me mundësitë në lojë. Përsëri, nëse një fëmijë rrëzohet keq kjo është një ngjarje e rrallë, ndërsa një shtatëdhjetë vjeçar që bie nga shkallët mund të ketë pasoja shumë serioze nga ajo ngjarje.
Duke kundërshtuar dhe duke bërë të mundur – kjo mund të ishte motoja ime e përdorur në astrologji. Shpesh unë zakonisht ndjek rastet e njerëzve qe janë seriozisht të sëmurë, si ato që i disa operacioneve kirurgjike për të hequr tumorin. Natyrisht që me këtë nuk pretendoj të zë vendin e Zotit. Gjendja ime mendore ndjek thjesht thënien e famshme, Zoti ndihmon ata që ndihmojnë vetveten. Edhe mjekët nuk i braktisin këta njerëz; duke u kujdesur për ta, ata bëjnë ç’është e mundur për të zgjatur jetën e tyre sa më shumë. Në këto raste, meqë e dini që pesë vitet e para janë më të rrezikshmet (pas pesë vitesh, një pacient ka praktikisht të njëjtën mundësi për të marrë kancerin sa një njeri i shëndetshëm), që kam rekomanduar në këtë rast janë Revolucionet Diellore të planifikuara rresht, që do të thotë: të zhvendosësh pesë Revolucione Diellore njëri pas tjetrit, nëse është e nevojshme. Sigurisht, kjo zakonisht përfshin udhëtime përmes zonave të ndryshme kohore, jo vetëm pak milje. Në këto raste, kërkimi për zhvendosje të përshtatshme ndodh në një mënyrë krejtësisht të ndryshme çka më udhëzon kur përpiqem të përmirësoj situatën profesionale apo jetën sentimentale të dikujt. Në fakt, në këtë rast unë bëj çmos për të shmangur – për pesë vitet në vijim – ndonjë rol të shtëpisë së parë, të gjashtë dhe të 12të të RD. Unë e di që, në këtë pikë, do të ngrenë hundët për këto rreshta, duke pyetur: “Pra çfarë duhet të marrin në konsideratë? Shtëpitë e Revolucionit Diellor apo shtëpitë e hartës së lindjes?” Përgjigja është që rregulli nuk është strikt, kështu që ju duhet të përdorni trurin dhe kurrë të mos ndaloni së menduari. Për këtë arsye, Gustavo Miele, Luigi Miele, Ennio Dinacci, Francesco Maggiore dhe unë kemi zhvilluar njëfarë programesh kompjuterike gjysëm-automatike që mund të bëjnë një sasi të madhe pune, ndonëse ato kurrë nuk do të kenë aftësinë për të zënë vendin e një njeriu në këtë fushë.
Nuk është e lehtë të shmangim përfshirjen e tre shtëpive në planifikimin e qëllimshëm të një Revolucioni Diellor. Para së gjithash, duhet të keni një njohuri të mirë në gjeografi. Së dyti, mundësisht të keni një program të mirë si ky i yni, të quajtur Molriv, i cili formon një Revolucion Diellor bazë në ekranin tuaj që mund ta modifikoni, duke shikuar në një kohë reale efektin e ndryshimeve të vogla të zhvendosjes së tij drejt lindjes dhe perëndimit nga vendi fillestar. Pra, le të supozjmë një RD që ndodh në Europën Qëndrore me një Ashendent të RD që bie në shtëpinë e 12të të lindjes së një personi. Që të shmangni këtë kombinim, fillimisht duhet të përpiqem të zhvendosem në Lisbonë, Portugali; më pas në Kanaria apo Madira; dhe nëse kjo nuk mjafton, do të merrja në konsideratë edhe Azoren. Ka disa raste që janë jashtëzakonisht të vështira për t’u zgjidhur, po flasim nga ana gjeografike. Nga ana tjetër, shumë pak janë vërtetë të pazgjidhshme. Ju lutem referojuni edhe librit tim Esercizi sulle Rivoluzioni solari mirate, Blue Diamond Publisher [TN: Ushtrime për Revolucionet Diellore të Planifikuara, e papërkthyer në anglisht].
Duke u kthyer tek pacienti ynë me kancer, gjëja e dytë që përpiqem të bëj – kur është e mundur – është të vendos Venusin e RD në shtëpinë e gjashtë të RD, apo Jupiterin e RD në shtepinë e 12të apo të gjashtë të RD. Venusi në shtepinë e 12të të RD mund të ndihmojë gjithashtu për shëndetin e pacientit, por ai mund të nënkuptojë gjithashtu pasoja negative për për jetën e tij sentimentale. Nëse e gjitha kjo nuk është e mundur me ndonjë zhvendosje, atëherë do të përpiqem të vendos Venusin dhe/apo Jupiterin në shtëpinë e parë të RD. Kjo dëshmon që është një zgjedhje shumë e mirë në 90% të rasteve.
Sigurisht, një përfshirje e rëndësishme e shtëpisë së parë në hartën e RD mund të shpjegohet shumë mirë nëse dikush duhet t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjik, që nganjëherë mund të jetë i domosdoshëm apo thjesht bëhet për arsye estetike. Nëse keni gurë në tëmth dhe ju ndodh që të keni Ashendentin e RD që bie në shtëpinë e parë të lindjes, ku nuk ka asnjë mënyrë që të përpiqeni të dilni kundër rrymës dhe të zhvendosni Revolucionin Diellor – më mirë t’i nënshtroheni kirurgjisë. Disa do të pyesnin: “A nuk është shumë më e rrezikshme për t’u operuar në rrethana të tilla astrologjike?” Përgjigja ime është jo, me kusht që të ndiqni rregullat e sakta astrologjike si ato që kam rënditur në librin tim Astrologia applicata, të botuar në Itali nga Armenia. (Një shënim nga autori: Në vitet e fundit kam qënë duke ndryshuar mendjen në këtë pikë, sepse kam hasur në disa raste negative që më bëjnë t’u qëndroj besnik konsideratave fillestare – siç kam thënë në fillim të këtij paragrafi, nuk do ta lija kurrë të pandryshuar nje RD me një përfshirje të rëndësishme të shtëpisë së parë.)
Kemi lënë shumë pa thënë në të ashtuquajturat patologji ‘mendore’. Në fakt, kur të shikoni ndonjë rol domethënës të kësaj shtëpie me (për shembull) Saturnin, Uranin dhe/apo Neptunin e RD që ndodhen në shtëpinë e parë të RD, diagnoza juaj lehtësohet: në fakt, shumë shpesh, ata nënkuptojnë një periudhë të ashtuquajtur ‘prishje nervore’, e perkufizuar më mirë me gjendjen e ankthit dhe format e ndryshme të depresionit, frikë, fobi dhe çdo gjë tjetër. Këto sëmundje nuk janë më pak serioze se një brinjë i thyer; nuk duhet t’i nënvlerësoni ato aspak. Për një grua rreth të pesëdhjetave, e cila është edhe në një periudhë shumë kritike të jetës së saj, një pozicion i tillë mund të jetë shumë i ashpër sepse mund ta çojë atë në një krizë ë thellë ekzistenciale nga e cila ajo mund të dalë vetëm përmes përdorimit të drogave (barnave) psikotropike.
Edhe shtëpia e parë nënkupton që “ka një kurriz (gjemb) apo, anasjelltas, ‘mungesë kurrizi (gjembi)’. Për këtë arsye, ky kombinim mund të jetë edhe pozitiv, veçanërisht kur personi zakonisht ka një vullnet të dobët. Por gjithmonë mbani mend: kjo është e vërtetë vetëm nëse e konfirmojnë edhe tranzitet që ndodhin gjatë RD.
Ky kombinim mund të lidhet gjithashtu me abortin, shtatëzaninë dhe lindjen e një fëmije (që nënkupton ndryshim në strukturën e trupit të nënës). Për disa kategori, është diçka krejtësisht ndryshe. Le të marrim në konsideratë politikanët. Janë burra dhe gra që janë lidhur kaq egërsisht me pushtetin që, në disa rrethana, kur u humb pushteti kjo mund të tregohet qartë nga një stelium të planetëve të këqinj në shtëpinë e parë të RD. Andrea Rossetti ka shkruar dy artikuj tërheqës mbi këtë temë në lidhje me rastet e dy liderve politikë italianë, Claudio Martelli dhe Giulio Andreotti, të botuar në numrin #15 të revistës sime tremujore Ricerca ’90. Me fjalë të tjera, dikush mund të thotë që politikanët sëmuren shumë më pak se një person i thjeshtë (mesatar), ndoshta se ata kanë një epsh të fortë, të drejtuar drejt pushtetit. Por nëse ata e humbasin pushtetin (fuqinë) e tyre, ‘drita’ e parë paralajmëruese e kësaj është shëndeti i tyre i dobësuar. Disa politikanë të përfshirë në hetime gjyqësore Mani Pulite (të njohura edhe si Tangentopoli) i shprehnin problemet e tyre politike duke humbur edhe shëndetin e tyre.
Përfundimisht, po nëse nuk mund të lëvizni posaçërisht për të zhvendosur një RD që përmban një nga këto pozicione? Epo, ju mund të përpiqeni ende të shmangni simbolin duke ndjekur një nga këshillat e mira që kam shpjeguar disa herë në shkrimet e mia. Për shembull, mund t’i kërkoni dentistit tuaj të bëjë një ndërhyrje të rëndësishme në dhëmbët tuaj; ose mund t’i kërkoni kirurgut t’ju heqë kistin; ose mund të bleni një biçikletë ushtrimesh dhe të stërviteni më shumë se një gjysëm ore në ditë. Kështu, ju do të ishit në gjendje të prodhoni ato ‘ndryshime në trupin tuaj’ që nënkupton zakonisht shtëpia e parë e Revolucionit Diellor. Ju lutem referojuni volumit tim Astrologia Attiva, e botuar në Itali nga Edizioni Mediterranee.
Më lejoni të theksoj që qëndrimi im në lidhje me shtëpinë e parë të RD është një lloj rrënje që shkakton probleme në shkollën time. Në fakt, edhe studentët e mi ‘të vjetër’ – që e përkufizojnë veten ‘ndjekës të rregullt’ të shkollës sime të astrologjisë – mendojnë që para së gjithash, mund të zhvendosni Revolucionin Diellor për të eleminuar një Ashendent të dëmshëm të RD në shtëpinë e 12të të lindjes kështu që e zhvendosni atë në shtëpinë e parë të lindjes. Po, ndoshta shtëpia e 12të është 1% më e dëmshme se shtëpia e parë. Pra, unë jam përpjekur në çdo mënyrë, t’ua bëj të qartë lexuesve që, pas së gjithash, një 1% ndryshim është pothuajse e barabartë me zero, kështu – në hartën e RD – përfshirja e ndonjërës prej shtëpive të parë, të gjashtë apo të 12të është e dëmshme me të njëjtin intensitet. Nuk ka asgjë për të arsyetuar për këtë – thjesht duhet të shmangni ndonjërën nga këto shtëpi që përfshihet në njëfarë mënyre në hartën e RD. Në shumicën dërrmuese të rasteve këto tre shtëpi tregojnë dëmtime serioze fizike ose mendore, që mund të shkaktohen nga çdo lloj fatkeqësie: për shembull, mund të ndodhë që partneri t’ju braktisë, mund të akuzoheni për ndonjë krim të rëndë; operacione kirurgjike; sëmundje; infeksione; kocka të thyera; aksidente; të humbisni punën; dhe kështu me radhë.
Duke shpresuar se jam kuptuar plotësisht, ndoshta duhet të them edhe një herë që në asnjë rast nuk duhet të mbani një kombinim të tillë në një Revolucion Diellor....
(vazhdon në pjesën e dytë)

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free