AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  => Akset e shtëpive
  => 12 pikat e shtëpive në shenja (pjesa 1)
  => Pikat e shtëpive në shenja (pjesa 2)
  => Pikat e shtëpive në shenja (pjesa 3)
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Pikat e shtëpive në shenja (pjesa 2)

vazhdim nga pjesa e parë...

12 Pikat e Shtëpive në shenjën e Luanit

Meqë Luani është shenjë zjarri, shtëpia pika e së cilës bie në këtë shenjë është ajo ku ne me kokëfortësi duam të shkëlqejmë. Në këtë shtëpi ju ndjeni një nevojë për zhvillim personal. Nëse po përdorni cilësitë pozitive të shenjës suaj diellore në punët që lidhen me këtë shtëpi, do të ndjeni një sens të thellë paqeje të brendshme dhe kënaqësie. Në hartën tuaj personale, shtëpia që nis në shenjën e Luanit sundohet nga Dielli. Prandaj,shqyrtoni pozicionin e Diellit për më shumë të dhëna që lidhen me fushat e jetës të shtëpisë së vendosur në Luan.

Pika e shtëpisë së parë (Ashendenti) në shenjën e Luanit
Nëse pika e shtëpisë suaj të parë (Ashendenti) bie në shenjën e Luanit, ju e shikoni jetën si një projekt të madh kreativ. Imazhi që ju projektoni (shihni në të ardhmen) është i fuqishëm, i ngrohtë, diellor dhe entuziast. Ju e projektoni veten me dinjitet, energji dhe vullnet, por nganjëherë jeni i papritur (i vrazhdë) dhe autoritar. Jeni të vendosur që ta shprehni veten kudo që e shikoni me vend, dhe shpesh herë hyni në një situatë dhe e dominoni atë pa qënë të ftuar. Jeni bujar, por duhet t’u lini edhe të tjerëve hapësirë ta tregojnë veten e tyre.

Pika e shtëpisë së dytë në shenjën e Luanit
Nëse pika e shtëpisë suaj të dytë bie në shenjën e Luanit, jeni krenar për paratë dhe burimet materiale që fitoni vet. I vlerësoni shumë talentet tuaja kreative. Ju e shprehni fuqinë përmes çështjeve financiare, por doni që ta përdorni paranë për fëmijët tuaj, familjen dhe shtëpinë. Zakonisht e fitoni paranë kur jeni në pozicionin e autoritetit.

Pika e shtëpisë së tretë në shenjën e Luanit
Nëse pika e shtëpisë së tretë bie në shenjën e Luanit, ju pëlqejnë historitë e bukura, shpesh duke marrë rolin e një tregimtari. Kjo ngaqë jeni një komunikues entuziast. Ju e shprehni fuqinë tuaj përmes mendimeve kreative dhe shpenzoni shumë energji për idetë tuaja. Kështu ju mendoni për qëllime të gjera dhe dramatike. Zotësitë tuaja zakonisht shprehen në fushën e artit. Udhëtimet tuaja mund të kenë qëllime argëtuese apo kreative; mund të udhëtoni shumë për të takuar njerëzit e dashur, apo partnerët tuaj. Mund të merrni krenari me vëllezrit apo motrat që keni.

Pika e shtëpisë së katërt në shenjën e Luanit
Nëse pika e shtëpisë suaj të katërt bie në shenjën e Luanit, ju ndiheni krenar me shtëpinë dhe familjen tuaj. Ka mundësi të jeni qendra e vëmendjes në mjedisin tuaj familjar. E shprehni fuqinë tuaj përmes shtëpisë dhe familjes. Përgjithësisht, zakonisht shtëpia juaj është një skenë përmes së cilës ju shprehni krijimtarinë dhe pozitën tuaj. Ju shpenzoni shumë për t’u dëfryer me miqtë dhe ata që vijnë në shtëpinë tuaj i trajtoni me ngrohtësi dhe dashuri.

Pika e shtëpisë së pestë në shenjën e Luanit
Nëse pika e shtëpisë suaj të pestë ie në shenjën e Luanit, ju pëlqen zbavitja dhe romancat. Në dashuri jeni person i zjarrtë. Ju pëlqen të rrethoheni nga fëmijët. E identifikoni veten shumë me fëmijët dhe do të jeni krenar për ta. Jeni lozonjar dhe keni shumë ide kreative. Burimet tuaja të vazhdueshme të energjisë kreative shprehen shpesh në fushën e artit. Pëlqeni të shquheni në sport dhe garat sportive. Mund të jeni me fat në baste dhe lojra fati, megjithëse zakonisht nuk merreni me to.

Pika e shtëpisë së gjashtë në shenjën e Luanit
Nëse pika e shtëpisë së gjashtë bie në shenjën e Luanit, ju prireni të merrni në dorëzim rutinën e përditshme ngaqë doni t’i bëni gjërat sipas mënyrës suaj. Kur të rejat e punës së përditshme konsumohen, entuziazmi juaj zbehet. Shumë njerëz me këtë vendosje kanë Peshqit Ashendent. Zakonisht këta njerëz të butë mund të ushtrojnë autoritet mbi bashkëpunëtorët dhe vartësit; kanë sensin e autoritetit kur kanë të bëjnë me punën dhe shërbimet. Ata shkëlqejnë në sakrificat që bëjnë në profesionin dhe shërbimet e tyre. Sëmundjet e tyre janë shpesh psikosomatike dhe janë mësuar të tërheqin vëmendje. Priren të kenë pak gjallëri për shkak se ndikimi i Neptunit në shtëpinë e tyre të parë diellore i bën të harxhojnë shumë energji.

Pika e shtëpisë së shtatë në shenjën e Luanit
Nëse pika e shtëpisë suaj të shtatë bie në shenjën e Luanit, jeni një partner entuziast dhe bujar. Pëlqeni të zbaviteni në marrëdhëniet tuaja dhe merziteni nëse ju mungon gjallëria dhe romanca. Doni të keni vëmendjen e njerëzve të dashur. Tërhiqni një bashkëshort/e dhe ortakë pune që janë të pushtetshëm dhe të stabilizuar mirë, që nganjëherë ju dominojnë. Sidoqoftë, jeni mjaft të pavarur, dhe këtë dominim nuk e merrni asnjëherë si shtypje. Partnerët tuaj të martesës përgjithësisht janë dashuror dhe kanë vendin e tyre personal në diell.

Pika e shtëpisë së tetë në shenjën e Luanit
Nëse pika e shtëpisë suaj të tetë bie në shenjën e Luanit, jeni entuziast për projektet e përbashkëta, por e keni pak të vështirë të ndani pasuritë tuaja me të tjerët. Meqë Luani, i dominuar nga Dielli, është shenja ku bie pika e shtëpisë së tetë, njerëzit me këtë pozicion jetojnë gjatë. (Dielli është dhënësi i jetës dhe të mban larg nga vdekja). Edhe nëse jeni bujar, preferoni të kontrolloni pasuritë e përbashkëta. Gjithashtu ju pëlqen të mbani nën kontroll administrimin e pasurive të të vdekurve. Shpesh herë, njerëzit me këtë vendosje janë zbatues në kompanitë e sigurimeve.

Pika e shtëpisë së nëntë në shenjën e Luanit
Nëse pika e shtëpisë suaj të nëntë bie në shenjën e Luanit, ju pëlqen të eksploroni botën. Ndërmerrni udhëtime të gjata, fizike apo mendore: udhëtimi është zbavitje, veç kësaj kështu ju duken edhe studimet dhe diskutimet tuaja për besimet filozofike. Nuk duket që doni famë, por mendja juaj subkoshiente dhe filozofia juaj janë disi të ingranuara për ta arritur atë dhe për të fituar një pozicion me rëndësi. Ia kushtoni filozofinë tuaj mundësisë së ekzistencës suaj. Sytë tuaj janë gjithmonë në synime të largëta.

Pika e shtëpisë së dhjetë (Mesqiellori) në Luan
Nëse pika e shtëpisë suaj të dhjetë (Mesqiellori) bie në shenjën e Luanit, identiteti juaj ka lidhje të forta me pozitën tuaj publike. Doni të shkëlqeni në fushën e profesionit tuaj. Keni aftësi pushteti dhe udhëheqësi në profesionin tuaj. Jeni ambicioz në profesion dhe krenar për pozitën tuaj në komunitet. Këta që kanë këtë vendosje shpesh arrijnë pozicione drejtuese dhe autoriteti dhe admirohen për realizimet e tyre.

Pika e shtëpisë së 11-të në shenjën e Luanit
Nëse pika e shtëpisë suaj të njëmbëdhjetë bie në shenjën e Luanit, ju dëfreheni shumë me miqtë tuaj. Pëlqeni aktivitetet kreative në grup, sidomos kur i drejtoni ju ato. Doni të keni siguri dhe një burim të jashtëm force. Prandaj, ju mbani miqësi me njerëz me influencë, që shkëlqejnë në krijimtari, meqë talentet tuaja kreative shpesh lidhen me këta miq.

Pika e shtëpisë së 12-të në shenjën e Luanit
Nëse pika e shtëpisë së dymbëdhjetë bie në shenjën e Luanit, mund ta keni të vështirë të gjeni identitetin tuaj, dhe pëlqeni të luani rolin e njerëzve të njohur. Ju zotëroni forca të habitshme të cilat nuk janë të dukshme derisa të viheni në provë. Kjo thellësi e fuqisë së vullnetit është mbështetja juaj e pavetëdijshme. Vetshkatërrimi juaj mund të vijë nga krenaria dhe egotizmi (kulti i vetes) juaj i fshehtë.

 

12 Pikat e Shtëpive në shenjën e Virgjëreshës

Meqë Virgjëresha është një shenjë toke e ndryshueshme, ne priremi të ndajmë grurin nga byku në shtëpinë pika e së cilën bie në këtë shenjë. Ekziston nevoja për të analizuar ndjenjat tuaja në lidhje me fushat e shtëpisë në një mënyrë praktike dhe joemocionale. Bëni dallime. Në hartën tuaj të lindjes, shtëpia që nis në Virgjëreshë sundohet nga planeti Merkur (dhe ndoshta Kironi). Prandaj shikoni pozicionin e Merkurit (dhe Kironit) për më shumë të dhëna lidhur me fushat e jetës me pikat e vendosura në Virgjëreshë.

Pika e shtëpisë së parë (Ashendenti) në Virgjereshë
Nëse pika e shtëpisë suaj të parë (Ashendenti) bie në Virgjereshë, rregulli dhe saktësia janë mënyrat tuaja të preferuara të vetshprehurit. Do të tregoheni natyrë shumë kritike dhe dëshironi të arrini persosmërinë. Duhet ta ekuilibroni këtë me durim. Mprehtësia juaj mendore shprehet në punët praktike. Jeni sistematik dhe të mirëorganizur në zhvillimin e ideve dhe përmbushjen e tyre. Asnjë detaj nuk është aq i vogël për t’u vrojtuar dhe shpjeguar, dhe suksesi juaj vjen në sajë të kësaj vëmendjeje të kujdesshme në pikat e imta dhe në detajet që të tjerët nuk i venë re. Përsosmëria është synimi juaj, dhe të mos ketë të meta në atë që ju bëni. Cilësia zë vendin e sasisë.

Pika e shtëpisë së dytë në Virgjëreshë
Nëse pika e shtëpisë suaj të dytë bie në shenjë e Virgjëreshës, jeni kërkues (nuk kënaqeni lehtë) me paratë dhe zotërimet tuaja. Doni të shtoni zotërimet tuaja materiale në një mënyrë të pastër (të rregullt). E vlerësoni aftësinë tuaj për t’u kushtuar vëmendje detajeve. Meqë pëlqeni punët në ekip, do të përfshini miqtë tuaj në planet financiare, ose ndoshta të bëni parà nëpërmjet korporatave të mëdha apo përpjekjeve në grup.

Pika e shtëpisë së tretë në Virgjëreshë
Nëse pika e shtëpisë së tretë bie në shenjën e Virgjëreshës, jeni të saktë dhe të kursyer në komunikimet tuaja. Jeni të saktë në të folur, në të shkruar, dhe në formimin e ideve, ku shpesh këto ide janë gjithmonë praktike dhe të realizueshme. Ju i organizoni dhe planifikoni me përpikmëri udhëtimet apo shëtitjet tuaja. Sidoqoftë, ju jeni kritikë ndaj vëllezërve, motrave apo të afërmve tuaj. Prireni të korrigjoni gabimet e të tjerëve në të folur apo në të shkruar.

Pika e shtëpisë së katërt në Virgjëreshë
Nëse pika e shtëpisë suaj të katërt bie në shenjën e Virgjëreshës, doni që shtëpia juaj të jetë e pastër dhe e rregullt. Anëtarët e familjes mund t’ju konsiderojnë të bezdisshëm për këtë. Gjithashtu ju mund të tregoheni kritik me familjen. Preferoni të punoni në shtëpi dhe shpesh ndodh kështu. I shërbeni familjes suaj, jeni të rafinuar dhe bëni dallime në shtëpi. Ashtu si Hëna, ju silleni rrotull vazhdimisht. Nëse e keni të mundur ju kombinoni vizitat me fitimet financiare.

Pika e shtëpisë së pestë në Virgjëreshë
Nëse pika e shtëpisë së pestë bie në shenjën e Virgjëreshës, e keni të vështirë të luani po nuk e patët shtëpinë tuaj në rregull. Pëlqeni hobet dhe lojrat metodike. Gjithashtu ju pëlqen të zgjidhni probleme. E shprehni fuqinë tuaj përmes mendimeve të kujdesshme dhe analitike dhe i kushtoni vëmendje detajeve. Në punët sociale jeni perfeksionist, duke u siguruar që gjithçka është në vendin e duhur, organizuar me perpikmëri deri në detajin e fundit. Prireni të jeni tepër kritik në çështjet e zemrës. Doni që gjithçka të jetë aq e përkryer saqë partneri (e dashura) të sëmuret lehtësisht nën vëzhgimin tuaj.

Pika e shtëpisë së gjashtë në Virgjëreshë
Nëse pika e shtëpisë suaj të gjashtë bie në shenjën e Virgjëreshës, jeni mjaft kërkues në rutinën tuaj të përditshme. “Ka një vend për çdo gjë, dhe çdo gjë ka vendin e vet,” do të ishte një moto e përshtatshme për ju. E mbani nën vëzhgim shëndetin tuaj, por duhet të ruheni nga prirja për ta lodhur veten me punë. Kujdesi dhe saktësia karakterizojnë punën tuaj, të cilën shpesh herë e kryeni me cilësi të lartë. Ndonjëherë ju shpesh lini diçka të papërfunduar sepse tendencat tuaja perfeksioniste jua bëjnë të vështirë ta kryeni një punë në kohë, apo ngaqë ju mungon entuziazmi.

Pika e shtëpisë së shtatë në Virgjëreshë
Nëse pika e shtëpisë suaj të shtatë bie në shenjën e Virgjëreshës, jeni perfeksionist në marrëdhëniet tuaja, duke kërkuar që partneri juaj t’i bëjë gjërat siç duhet. Mund të tregoheni të ftohtë dhe kritik nëse ai nuk bën atë që ju prisni. Mund të kujdeseni për nevojat e përditshme të partnerit tuaj. Ju pëlqejnë partnerët punëtorë, të aftë dhe kërkues të cilët ju ndihmojnë të menaxhoni punët praktike.

Pika e shtëpisë së tetë në Virgjëreshë
Nëse pika e shtëpisë së tetë bie në shenjën e Virgjëreshës, doni të keni qartësi kur vjen puna për burimet e përbashkëta, të dini çdo detaj të çdo kontrate. Gjithashtu jeni mjaft të vetëdijshëm për nevojën për pastërti në marrëdhëniet seksuale. Shqetësimi juaj për çështjet e shëndetit dhe vdekjes ju bën ta flini mendjen. Jeni gjithmonë të alarmuar në situatat e rrezikshme ku aksidentet mund të ndodhin. Ju pëlqejnë partnerët që ju ndihmojnë të zgjeroni të ardhurat familjare me shërbime dhe mendime praktike.

Pika e shtëpisë së nëntë në Virgjëreshë
Nëse pika e shtëpisë suaj të nëntë bie në shenjën e Virgjëreshës, pëlqeni të udhëtoni me një valixhe të mbushur me kujdes dhe me një itinerar të mirëorganizuar. Përpiqeni të jeni të përkryer në çdo arsim të lartë që mund të nisni, dhe mund të jeni kritik me veten. Filozofia juaj bazohet në efektshmëri dhe shumë punë. Keni mendime praktike që mund të përdoren në strukturat ekzistuese sociale. Çdo filozofi që mund të respektoni duhet të jetë në përputhje në çdo detaj. Disa njerëz me këtë vendosje kanë një kujtesë të shkëlqyer për ligjet, për shkak të mirëinformimit ndaj detajeve dhe aftësisë për të bërë kërkime që kjo vendosje jep.

Pika e shtëpisë së dhjetë (Mesqiellori) në Virgjëreshë
Nëse pika e shtëpisë së dhjetë (Mesqiellori) bie në shenjën e Virgjëreshës, jeni shumë punëtor, kritik dhe të përpikët në profesionin tuaj. Në punë preferoni rregullin, dhe dëshironi që të tjerët t’ju njohin për standatet e larta dhe saktësinë në punë. Njerëzit me këtë vendosje janë zakonisht kërkues për imazhin e tyre publik. Duken të matur, të aftë, dhe të organizuar dhe në rolet e tyre profesionale mund të duken të ftohtë, të përmbajtur dhe kritik.

Pika e shtëpisë së 11-të në shenjën e Virgjëreshës
Nëse pika e shtëpisë së njëmbëdhjetë bie në shenjën e Virgjëreshës, jeni i ngarkuar në shoqërinë (kompaninë) ku bëni pjesë. Jeni një mik praktik dhe i kujdesshëm, shpesh duke u kujdesur për detajet e përditshme të jetës së miqve, mbase duke u bërë edhe i bezdisshëm. Ju lodheni për miqtë tuaj, sidomos për ata që janë në nevojë. Ju zhvilloni miqësi gjatë punës, dhe përdorni idetë dhe teknikat e kolegëve tuaj. Jeni aktiv në çdo grup apo klub (shoqatë). Mund të tregoheni kritik me miqtë që dështojnë në atë që ju prisni të realizojnë.

Pika e shtëpisë së 12të në shenjën e Virgjëreshës
Nëse pika e shtëpisë së dymbëdhjetë bie në shenjën e Virgjëreshës, mund të prireni për mendime të fiksuara dhe keni frikë se mos të metat apo gabimet tuaja do të zbulohen. Prireni ta dëmtoni veten nga shqetësimet e tepruara dhe të ankoheni për gjëra të parëndësishme. Sidoqoftë, mbështetja juaj e fshehtë është aftësia për t’i kushtuar vëmendje të madhe detajeve të dorës së dytë që të tjerët i anashkalojnë. Baza themelore e përpjekjeve tuaja është e planifikuar dhe e organizuar mirë.

 

12 Pikat e Shtëpive në shenjën e Peshores

Meqë Peshorja është një shenjë ajri, themelore, ne priremi të shfaqim një përzierje të mirë maturie dhe vetësigurie në shtëpinë pika e së cilës bie në Peshore. Duhet të përshtateni me fushat që lidhen me këtë shtëpi, me një nevojë të fortë për të parë të dyja anët përpara se të merrni një vendim. Në hartën tuaj personale, shtëpia pika e së cilës bie në Peshore sundohet nga planeti Venus. Prandaj shikoni pozicionin e shenjës se ku bie Venusi për më shumë të dhëna për fushat e jetës të shtëpisë që bie në Peshore.


Pika e shtëpisë së parë (Ashendenti) në Peshore
Nëse pika e shtëpisë së parë (Ashendenti) bie në shenjën e Peshores, stili juaj i jetesës është i drejtë (i ndershëm) dhe i ekuilibruar duke marrë në konsideratë mendimet dhe ndjenjat e të tjerëve. Harmonia është e rëndësishme për ju. Duhet të jeni të vetsigurtë dhe të merrni vendime. E projektoni individualitetin tuaj përmes bashkëpunimit me njerëzit e tjerë; personaliteti juaj duhet të përqëndrohet dhe pasqyrohet në ata me të cilët ju bashkëpunoni. Veprimet tuaja shprehin bukuri dhe hijeshi, si edhe disiplinë, rreptësi, dhe sens të fortë drejtësie. Virtyti juaj më i fortë është aftësia për të parë çdo çështje nga pikëpamja e njerëzve me të cilët keni të bëni. Nuk ju pëlqen të rrini vetëm; ndiheni të humbur kur jeni të detyruar të mbështeteni në veten tuaj.
Pika e shtëpisë së dytë në Peshore
Nëse pika e shtëpisë suaj të dytë bie në shenjën e Peshores, ju pëlqen të ekuilibroni llogaritë tuaja. Gjithashtu ju vlerësoni gjërat e bukura. Vlerësoni edhe aftësinë tuaj për të bashkëpunuar dhe negociuar. Prireni të ndërmerrni projekte me partnerin tuaj, shpesh me bashkëshortin. Keni aftësinë të tërhiqni paranë detyrimisht për të siguruar gjërat e bukura dhe të mira të jetës. Megjithatë, mënyra se si i arrini këto gjëra është e parregullt, meqë jeni midis të kursyerit dhe shpenzimit të tepruar.

Pika e shtëpisë së tretë në Peshore
Nëse pika e shtëpisë së tretë bie në shenjën e Peshores, jeni i lindur për punët në rrjete sociale (kontrata). Mund të shikoni disa anë të një çështjeje dhe të ndihmoni të krijoni një rezultat të ekuilibruar me aftësinë tuaj për biseda të pastra. Ju i shprehni mendimet tuaja plot hijeshi. Jeni miqësor dhe të drejtë me vëllezërit tuaj, motrat dhe fqinjët. Ju pëlqen të udhëtoni në luks. Nëse jeni shkrimtar, ju pëlqen të keni një partner në aktivitetet tuaja letrare.

Pika e shtëpisë suaj të katërt në Peshore
Nëse pika e shtëpisë suaj të katërt bie në shenjën e Peshores, ju preferoni një mjedis familjar të qetë dhe harmonik. Gjithashtu ju pëlqen një shtëpi e zbukuruar me gjëra artistike. Ju zhvilloni artin, bukurinë, dhe rafinimin në shtëpi dhe jeni emocionalisht të lidhur me objektet familjare. mund të bëheni pajtuesi i familjes. E konsideroni familjen një partneritet dhe këmbëngulni për drejtësi të rreptë dhe ndershmëri për të gjithë anëtarët; përndryshe mund të krijohen probleme emocionale që nxjerrin gjtihçka jashtë ekuilibrit duke prekur dhe qetësinë e shtëpisë.

Pika e shtëpisë së pestë në Peshore
Nëse pika e shtëpisë suaj të pestë bie në shenjën e Peshores, ju pëlqen loja e ndershme. Mund të keni aftësi kreative në artet figurative apo muzikë. Partneriteti është rruga për fuqinë tuaj krijuese. Ju pëlqejnë njerëzit e rafinuar, të hijshëm dhe të ekuilibruar. Ju merrni kënaqësi të madhe estetike kur dëgjoni muzikë dhe shijoni diskutimet intelektuale në shkëmbimet sociale. Keni aftësi artistike për të cilat zakonisht të tjerët nuk janë në dijeni; krijimtaria juaj artistike është mendore aq sa dhe emocionale.

Pika e shtëpisë së gjashtë në shenjën e Peshores
Nëse pika e shtëpisë suaj të gjashtë bie në shenjën e Peshores, ju pëlqen një rutinë e balancuar dhe harmonike. Ju kërkoni harmoni dhe bashkëpunim me njerëzit me të cilët punoni, dhe ndoshta kjo është një arsye për suksesin tuaj financiar. Si një punëdhënës (ndërmarrës) jeni i drejtë dhe i trajtoni punëtorët të barabartë.

Pika e shtëpisë suaj të shtatë në Peshore
Nëse pika e shtëpisë suaj të shtatë bie në shenjën e Peshores, marrëdhëniet janë të rëndësishme për ju. Preferoni që marrëdhëniet tuaja intime të jenë të qeta dhe harmonike. Si rrjedhojë bëni shumë kompromise, ose nuk lidhja juaj do të dështojë. Njerëzit me këtë vendosje shpesh martohen pa i marrë parasysh faktorët kryesorë të përfshirë, dhe grindjet janë rezultati i mundshëm. Prireni të zgjedhni partnerë të dashur dhe të brishtë për martesë. Partnerët tuaj janë zakonisht njerëz të zotë në marrëdhëniet publike dhe synojnë t’i paraqesin një imazh pozitiv botës.

Pika e shtëpisë së tetë në Peshore
Nëse pika e shtëpisë së tetë bie në shenjën e Peshores, jeni të drejtë (të ndershëm) me ndarjen e pasurive. Ju pëlqejnë ndërmjarrjet e përbashkëta të cilat pasqyrojnë nevojën tuaj për drejtësi. Mund të jeni manipulues (kontrollues) në marrëdhëniet seksuale. Njerëzit me këtë vendosje shpesh kanë partnerë që kontribuojnë në pasuri të përbashkëta. Ju pëlqen përvoja të punoni me të tjerët për të sajuar metoda më të mira të bërit parà. Gjithashtu ju përfitoni nga sigurimet dhe trashëgimitë.

Pika e shtëpisë së nëntë në Peshore
Nëse pika e shtëpisë suaj të nëntë bie në shenjën e Peshores, ju pëlqen të udhëtoni me partnerin tuaj. Ju pëlqejnë filozofitë egalitare. Besimi (feja) dhe filozofia juaj bazohen te harmonia dhe bukuria. Ju pëlqen të udhëtoni për kënaqësi me partnerin apo miqtë e dashur. Shumë njerëz me këtë vendosje do të martohen në vende të huaja ose të martohen me njerëz që kanë lindur jashtë shtetit. Prireni të martoheni me njerëz të arsimuar dhe të rafinuar.

Pika e shtëpisë së dhjetë (Mesqiellori) në Peshore
Nëse pika e shtëpisë suaj të dhjetë (Mesqiellori) bie në shenjën e Peshores, do të zgjedhni një profesion që lidhet me bukurinë, harmoninë dhe ekuilibrin. Aftësitë sociale shikohen gjithashtu si të rëndësishme në rrugën që keni zgjedhur. Preferoni një mjedis të harmonishëm pune. Njerëzit me Mesqiellorin në Peshore shpesh gjejnë partner në vendin e tyre të punës. Janë joshës dhe të zotët për të bërë për vete njerëz me pozicione të larta dhe kështu fitojnë përkrahje. Sidoqoftë, ata posedojnë një sens të fortë etike në çështjet profesionale, dhe zakonisht kanë një reputacion të mirë dhe janë të rëndësishëm (me pozitë) në komunitet.

Pika e shtëpisë së 11-të në Peshore
Nëse pika e shtëpisë suaj të njëmbëdhjetë bie në shenjën e Peshores, jeni një mik i drejtë dhe bashkëpunues. Ju mbani rolin e paqësorit në grup. Shpesh i arrini qëllimet tuaja duke u rrethuar nga miq të pazakonshëm, artistik, dhe të këndshëm të cilët janë të qëndrueshëm dhe të suksesshëm. Ka mundësi të martoheni me një mik tuaj, ose me mikun e partnerit.

Pika e shtëpisë së 12-të në Peshore
Nëse pika e shtëpisë suaj të dymbëdhjetë bie në shenjën e Peshores, ju mund të jeni tepër të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve, të cilat mund t’ju çojnë në rrezik konflikti. Ata që kanë këtë vendosje pëlqejnë vendet e vetmuara (e mbyllura) dhe të bukura dhe janë shumë më të rafinuar dhe të sjellshëm nga çka mendojnë. Forca juaj e fshehtë është sensi juaj i lindur i drejtësisë dhe i lojës së ndershme, por vetshkatërrimi juaj vjen nga dëshira juaj e pavetëdijshme për luks.

 

12 Pikat e Shtëpive në shenjën e Akrepit

Meqë Akrepi është një shenjë uji, fikse, ka një ndjenjë të thellë në lidhje me shtëpinë pika e së cilës bie në Akrep. Ka një nevojë emocionale për përfshirje të fortë dhe fshehtësi për të përmbushur nevojat tuaja subkoshiente dhe ato të të tjerëve. Do të keni një stil intensiv me fushat e kësaj shtëpie. Në hartën tuaj personale, shtëpia që bie në Akrep sundohet nga Plutoni (dhe tradicionalisht Marsi). Pra shikoni pozicionin e shenjave ku bien Plutoni dhe Marsi për më shumë të dhëna në lidhje me fushat e jetës të shtëpisë që bie në Akrep.


Pika e shtëpisë së parë (Ashendenti) në Akrep
Nëse shtëpia e parë (Ashendenti) bie në shenjën e Akrepit, ju e shikoni jetën si një betejë në të cilën triumfi dhe humbja luajnë kryesor. Thellësia është një mënyrë kyçe e vetëshprehjes suaj. Duhet ta ekuilibroni këtë me pak stabilitet dhe prakticitet. Ju veproni me energji dhe forcë vullneti dhe jeni gati ta vini jetën në rrezik për të arritur qëllimet tuaja. Është e kotë të përpiqesh për t’ju bindur juve për të mos bërë diçka, sepse ju do ta bëni ose vdisni për ta provuar. Ju i përforconi objektivat tuaja me një intensitet emocional të madh dhe të qëndrueshëm. Keni aftësi të përdorni burime të fshehta fuqie për të arritur qëllimet tuaja.
Pika e shtëpisë së dytë në Akrep
Nëse pika e shtëpisë suaj të dytë bie në shenjën e Akrepit, ju keni ndjenja të forta për paranë dhe zotërimet (pronat). Mund të jeni ziliqarë për pasurinë e të tjerëve. E vlerësoni intensitetin tuaj. Jeni i shkathët dhe energjik në mënyrat se si bëni parà. Keni aftësinë për të transformuar materialet e pavlefshme në diçka me vlerë reale. Ju e shpenzoni paranë e fituar në një mënyrë të shpejtë. Megjithatë, jeni më të shqetësuar që gjërat tuaja të kenë më shumë vlerë estetike sesa monetare. Partnerët tuaj e japin shpesh paranë për qëllime elegante për të kënaqur shijen tuaj. Sidoqoftë, ju i ndani gjërat me dëshirë me partnerët tuaj, si edhe me miqtë tuaj.

Pika e shtëpisë së tretë në Akrep
Nëse pika e shtëpisë së tretë bie në shenjën e Akrepit, ju jeni një komunikues mendjemprehtë dhe depërtues. E folura dhe stili juaj i komunikimit është i shkurtër, i sinqertë dhe me vend. Keni aftësi për ta përqëndruar vëmendjen tuaj aty ku duhet. Jeni energjik, tepër i shkathët dhe kreativ në procesin tuaj të mendimit. Fjalët e thëna mirë funksionojnë si shërues, aromë qetësuese për ju, dhe janë muzikë e bukur për veshët. tuaj.

Pika e shtëpisë së katërt në Akrep
Nëse pika e shtëpisë suaj të katërt bie në shenjën e Akrepit, ju keni ndjenja të thella për shtëpinë dhe familjen tuaj. Mund të keni përjetuar emocione të forta në shtëpinë tuaj gjatë fëmijërisë. Si pasojë mund të jeni të fshehtë për jetën tuaj shtëpiake ku jeni të rritur. E keni në natyrë të bërtisni shumë në familje (shumica e njerëzve me këtë vendosje kanë Luanin ashendent). Por privilegji për të hungëruar (bërtitur) kufizohet brenda mbretit (brenda jush). Personat jashtë familjes nuk duhet të shqetësojnë asnjë anëtar të familjes suaj, ose ata do ta dinë se ç’do të thotë të kesh një Luan në krah. Shpesh ka goxha aktivitet në bodrumin e shtëpisë suaj (në strofullën apo ndonjë dhomë tjetër private). Keni nevojë që diku të keni një dhomë të fshehtë.

Pika e shtëpisë së pestë në Akrep
Nëse pika e shtëpisë suaj të pestë bie në shenjën e Akrepit, jeni pasionantë për aktivitetet tuaja krijuese. Ia dilni me sukses në projektet e thella kreative. Fëmijët tuaj priren për emocione të thella. Ndonëse jeni bujar dhe të përkushtuar ndaj fëmijëve tuaj, shqetësimi i tepërt për ta mund t’ju bëjë dominues nëse nuk e kontrolloni veten. Prireni të jeni xheloz për të dashurit tuaj. Jeni jashtëzakonisht sensual në jetën tuaj romantike. Aktorët me këtë vendosje shprehin shumë emocione të forta në skenë.

Pika e shtëpisë së gjashtë në Akrep
Nëse pika e shtëpisë suaj të gjashtë bie në shenjën e Akrepit, stili juaj i jetesës është intensiv. Mund të jeni një punëtor detyrues, ose i fiksuar pas shëndetit. Duhet të ripërtërini veten përmes fushave të punës dhe shërbimit. Vetëm duke bërë idetë tuaja të efektshme në një mënyrë praktike mund ta transformoni veten dhe të nisni një stil të ri jetese. Kjo vendosje zakonisht nënkupton që keni ashendent Binjakët. Shenja e Binjakëve sundon sistemin nervor, dhe kjo vendosje e shtëpisë së gjashtë në Akrepin tepër emocional tregon që pasqyrimi apo shtypja e dëshirave ndikon fort te shëndeti juaj. Pra ekziston nevoja për të përdorur mendjen në një mënyrë të tillë sa për të përmirësuar shëndetin.

Pika e shtëpisë së shtatë në Akrep
Nëse pika e shtëpisë së shtatë bie në shenjën e Akrepit, marrëdhëniet tuaja janë intensive. Duhet të aspironi për zhvillim pozitiv dhe ndryshime në marrëdhëniet tuaja, përndryshe ato mund të bëhen skena dramash apo emocione negative. Jeni të tërhequr nga pushteti dhe pozita. Ju kërkoni partnerë energjikë, ata që dallohen në shprehuri kreative dhe në fuqinë e përmbushjeve. Sidoqoftë, duhet të ruheni nga xhelozia, lufta, dhe posesiviteti me partnerët. Të pajtohesh me nevojën e Akrepit për rigjenerim ku partnerët dhe publiku janë të përfshirë është nevoja për shkëputje shpirtërore.

Pika e shtëpisë së tetë në Akrep
Nëse pika e shtëpisë së tetë bie në shenjën e Akrepit, jeni pasionant dhe seksual. Mund të jeni të fshehtë në aktivitetet tuaja seksuale. Shpesh keni sekrete dhe konflikte në lidhje me financat e partnerit tuaj. Ka mundësi t’ju krijohen probleme në lidhje me çështjet e të vdekurve, si testamentet dhe trashëgimitë. Mund të jeni mprehtë në tendencat ekonomike.

Pika e shtëpisë së nëntë në Akrep
Nëse pika e shtëpisë suaj të nëntë bie në shenjën e Akrepit, pëlqeni të udhëtoni në vende eksituese dhe ekzotike. Sapo të arrini në destinacion, doni të shqyrtoni të gjitha mundësitë. Gjithashtu e doni arsimin e lartë i cili përfshin kërkimin në njëfarë mënyre. Ju pëlqejnë temat fetare dhe filozofike, shpesh duke u angazhuar në debate për biseda të tilla. Nëse përfshiheni në çështje gjyqësore të çdo tipi, përgjithësisht do të tregoheni një kundërshtar goxha i nxehtë.

Pika e shtëpisë së dhjetë (Mesqiellori) në Akrep
Nëse pika e shtëpisë së dhjetë (Mesqiellori) bie në shenjën e Akrepit, ju keni një nevojë të fortë që të tjerët t’ju vlerësojnë në punë. Aftësia juaj për të gërmuar thellë parashtrohet në jetën tuaj profesionale, dhe ju mund të tërhiqni kriza në punë. Kërkimet dhe burimet paraqiten shpesh dukshëm në karrierën tuaj. Historikisht, shumë njerëz me këtë vendosje (me Ujorin ashendent) kanë qënë revolucionarë, meqë janë në konflikt me regjimin e vendosur dhe ata që kanë autoritet mbi ta. Individët me Ujorin ashendent nuk dëshirojnë të dominojnë apo të jenë të dominuar. Shanset për vetë-përtëritje vijnë përmes profesioneve të tyre, dhe shpesh marrin duartrokitje.

Pika e shtëpisë së 11-të në Akrep
Nëse pika e shtëpisë së njëmbëdhjetë bie në shenjën e Akrepit, ju veproni si një katalizator për miqtë tuaj, duke i ndihmuar ata të përballen me anë të fshehta të vetes së tyre, dhe të ndryshojnë jetën e tyre. Jeni një anëtar i fuqishëm i grupeve. Prireni të rrethoheni nga miq dinamik, agresivë dhe të fuqishëm, të cilët mund të merren me punë të vështira të cilat ju nuk mund t’i kryeni. Ju keni burimin tuaj privat të agjensisë për të përmbushur qëllimet dhe dëshirat tuaja.

Pika e shtëpisë së 12-të në Akrep
Nëse pika e shtëpisë së dymbëdhjetë bie në shenjën e Akrepit, mund të keni frikë nga thellësia e ndjenjave tuaja subkoshiente, dhe përpiqeni t’i kontrolloni ato fort. Mund të duhet të mësoni të shprehni disa nga këto ndjenja në mënyrë që t’i largoni ato. Mbështetja juaj e fshehtë është shkathtësia. Jeni në gjendje të perceptoni aq gjëra me vlerë që të tjerët nuk i kanë vënë re. Gjithashtu ju dini si të zhvilloni talente të fshehta në të tjerët. Shkatërrimi juaj mund të shkaktohet nga antipati të fshehta dhe lidhje sekrete dashurie.

vazhdon në faqen e tretë...

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free