AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  => Kryqi dhe simbolet e tjera kristiane
  => Këshilli i Nikeas dhe mbledhje të tjera
  => Origjina pagane e Krishtlindjes
  => Origjina pagane e Pashkëve
  => Allahu - Perëndia i Hënës
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Origjina pagane e Pashkëve

 Origjina pagane e Pashkës

Pashka është një ditë e cila respektohet nga pothuajse të gjithë të krishterët bashkëkohorë dhe përdoret për të festuar ringjalljen e Jezus Krishtit.

Festa përfshin shpesh një shërbim kishtar në agim (lindje të diellit), një festë e cila pëfshin “mishin e derrit të Pashkës” (Easter Ham)", vezët e ngjyrosura dhe histori me lepuj.

Ata që e duan të vërtetën dinë të bëjnë pyetje, dhe disa pyetje mund të jenë në lidhje me festën e Pashkëve.

A është e vërtetë dita kur Jezusi u ngrit nga varri? Nga vijnë gjithë këto zakone të panjohura, që nuk kanë të bëjnë fare me ringjalljen e ‘Shpëtimtarit’?

Qëllimi i këtij trakti është t’ju ndihmoj t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve, dhe të ndihmoj ata që kërkojnë të vërtetën që të nxjerrin përfindimet  e tyre.

Gjëja e parë që duhet të kuptojmë është që të krishterët nuk ishin të vetmit që festonin një festë të quajtur “Pashkë”.

"Ishtar", e cila lexohet ‘Ister’ (<Easter> në anglisht) ishte një ditë e cila përkujtonte ringjalljen e njërit prej zotave babilonas që ata e quanin "Tamuz",  i cili besohej se ishte djali i vetëmlindur i perëndeshës Hënë dhe perëndisë Diell.

Në këto kohë të vjetra, ishte një njeri i quajtur Nimrod, i cili ishte nipi i njërit prej djemve të Noes (Noah) që quhej Ham.

Hami kishte një djalë të quajtur Kush i cili u martua me një grua të quajtur Semiramis. Pra, Kushi dhe Semiramisi kishin një djalë me emrin “Nimrod”.

Pas vdekjes së të atit, Nimrodi u martua me të ëmën dhe u bë një mbret i fuqishëm.

Bibla e tregon këtë njeri, Nimrodin, te Zanafilla 10:8-10 si vijon:"Dhe Kushit i lindi Nimrodi, ai u bë njeriu më i fuqishëm në Tokë. Ai ishte një gjahtar i fuqishëm kundra Zotit. Në fillim mbretëria e tij përfshinte Babelin, Erekun, Akadin dhe Kalnehun, në tokën e Shinarit”.

Nimrodi u bë një njeri-perëndi i popullit dhe Semiramisi, gruaja dhe njëkohësisht nëna e tij, u bë Mbretëresha e fuqishme e Babilonisë së lashtë.

Nimrodi u vra përfundimisht nga një armik, dhe trupi i tij u nda në pjesë dhe u shpërnda në vende të ndryshme të mbretërisë së tij.

Semiramisi i mblodhi të gjitha pjesët e tij, përveç një pjese që nuk po gjendjej.

Kjo pjesë e humbur ishte organi i tij riprodhues (seksual). Semiramisi deklaroi që ai nuk mund të kthehej në jetë pa të dhe i tha popullit të Babilonisë që Nimrodi është ngjitur në Diell dhe tashmë do të quhej “Baal”, perëndia-Diell.

Mbretëresha Semiramis deklaroi gjithashtu se Baali do të ishte i pranishëm në Tokë në formë flake, qiriu apo llampe, kur përdorej në adhurim.

Semiramisi po krijonte një besim (religjon) të fshehtë, dhe me ndihmën e Satanit (Djallit), e ngriti veten lart si një perëndeshë.

Semiramisi deklaroi që kishte mbetur shtatëzënë pa e prekur kush me dorë.

Ajo tha që Hëna ishte perëndesha që ka kaluar një cikël prej 28 ditësh dhe kishte mbetur shtatëzënë kur ishte e Plotë.

Përveç kësaj ajo deklaroi se kishte zbritur nga Hëna nëpërmjet një veze gjigande hënore e cila kishte rënë në lumin Eufrat.

Kjo kishte ndodhur në kohën e Hënës së parë të Plotë pas ekuinoksit pranveror.

Semiramisi u bë e njohur si "Ishtar" e cila shqiptohet ‘Ister’ ("Easter" në anglisht) dhe veza e saj prej hëne u njoh si “veza e Ishtarit”.

Ishtari shumë shpejt mbeti shtatëzënë dhe deklaroi që ishin rrezet e perëndisë-Diell Baal që e shkaktuan këtë shtatëzani.

Djali që ajo lindi u quajt Tamuz.

Tamuzi njihej që i donte në mënyrë të veçantë lepujt, dhe ato u bënë të shenjtë në besimin (fenë) e vjetër, sepse mendohej se Tamuzi ishte i biri i perëndisë-Diell, Baalit. Tamuzi ashtu si babai i tij i supozuar, u bë gjahtar.

Dhe erdhi dita kur Tamuzi u vra nga një derr i egër.

Mbretëresha Ishtar i tha popullit që Tamuzi ishte ngjitur tashmë tek i ati, Baali (Dielli) dhe që të dy do të ishin me besimtarët (adhuruesit) në flakën e shenjtë si At, Bir dhe Shpirt.

Ishtar, që tashmë adhurohej si “Nëna e Zotit dhe Mbretëresha e Qiellit”, vazhdonte të ndërtonte (përhapte) besimin (religjonin) e saj misterioz.

Mbretëresha u tha besimtarëve që kur Tamuzi u vra nga derri i egër, pak nga gjaku i tij ra në trungun e një peme me gjelbërim të përjetshëm, dhe trungu krijoi në një pemë të re gjatë natës. Kjo bëri që të gjitha pemët me gjelbërim të përhershëm të shpalleshin të shenjta nga gjaku i Temuzit.

Ajo shpalli gjithashtu një periudhë 40 ditore vajtimi (zie) çdo vit para pëvjetorit të vdekjes së Tamuzit.

Gjatë kësaj kohe, nuk duhej të hahej mish (= Kreshmët).

Besimtarët do të meditonin mbi misteret e shenjta të Baalit dhe Temuzit (Atit dhe Birit), dhe të bënin shenjën e “T” (si formë kryqi) në zemrat e tyre si adhurim ndaj Temuzit.

Ata gjithashtu hanin ëmbëlsira të shenjta me shenjën e “T”-së apo kryqit në krye.

Çdo vit, të dielën e parë pas Hënës së parë të Plotë pas ekuinoksit pranveror, bëhej festë.

Ishte e diela e Ishtarit dhe festohej me lepuj dhe vezë.

Ishtari tha gjithashtu se meqë Tamuzi u vra nga një derr, atëherë atë të diel duhej të hahej mish derri.

Deri tani,  duhet ta keni bërë lidhjen që paganizmi ka depërtuar në kishat bashkëkohore “kristiane”, dhe studimet e mëtejshme tregojnë që ky paganizëm erdhi me anë të sistemit katolik romak.

E vërteta është që Pashka nuk ka të bëjë fare me ringjalljen e Jezus Krishtit.

Ne e dimë gjithashtu që Pashka jonë mund të jetë deri në tre javë larg nga Pashkët çifute, sepse festa pagane është  gjithmonë e vendosur  të dielën e parë pas Hënës së Plotë pas ekuinoksit të pranverës.

Disa mund të pyesin veten se pse fjala "Easter" (angl: Pashkë) është në Biblën e mbretit James (Xhejms).

Është sepse Veprat, kapitulli 12, na tregon që ishte mbreti Herod, i cili po planifikonte të festonte Pashkët, dhe jo të krisherët.

Pashkët e vërteta çifute nganjëherë përkojnë me tonat, por në disa vite, ata kanë një distancë të madhe ndërmjet.

Ne e dimë që Bibla na tregon te Gjoni 4:24, "Zoti është një Shpirt (frymë): dhe ata që e adhurojnë atë duhet ta adhurojnë atë me shpirt dhe të vërtetë”.

E vërteta është që 40 ditët e Kreshmëve, vezët, lepujt, kulaçët e kryqit të flaktë dhe mishi i derrit (proshutë) të Pashkëve kanë të bëjnë të gjitha me besimin e lashtë pagan të Babilonisë së Misterit!

Romakët kanë bërë zakonet pagane të adhurimit të Diellit (Baalit) të krishtera.

Këto zakone (tradita) të Pashkëve nderojnë perëndinë e Diellit, Baalin, i cili është gjithashtu Satani, i cili adhurohet akoma si Luciferi (Sjellesi i dritës/ Dielli i agimit) dhe shtëpia e tij është “Shtëpia e Diellit që lind/Luciferit”.

Sa kisha kanë “shërbimet e Diellit që lind/agimit)” në ditën e Ishtarit dhe me fytyrë nga Dielli i Lindjes (East-er)?

Sa të tjerë përdorin vezët e ngjyrosura dhe histori me lepuj, dhe kështu bënin edhe në Babiloninë e lashtë.

Këto gjëra nuk janë shaka, më shumë sesa është Dita e Gjykimit.

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free