AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
  => Historik i gjuhës Greke
  => Hieroglifet Egjiptiane
  => Mbishkrimet më të lashta në botë
  => Gjuha Sanskrite
  => Gjuha Sumere
  => Origjina lindore e plisit
  => Mbishkrimi i Lemnosit
  => Gjuha pellazge dhe etruske
  => Përkthim i greqishtes së lashtë
  => Lidhja e shqipes me dakishten
  => Gjuhët iraniane (persiane)
AstroN
Gjuha Sumere

HISΤORIA Ε MΕSOPOΤAMISË (sipas rendit kronologjik)

Mesopotamia ndodhej midis lumit Τiger dhe Εufrat, prandaj emri i saj nga greqishtja ka kuptimin “midis lumenjve”. Sot aty shtrihet shteti i Irakut. Ja kush ishin banorët dhe mbretëritë e saj gjatë historisë:
*4000 pr.e.s - Sumerët vijnë në Mesopotami.
*2340 pr.e.s - Sargoni rrëzon mbretin Sumerian të Nipurit. Mbretëria e re e Sargonit quhet Akade. Ai e zgjeron mbretërinë e tij deri në Siri.
*2320 pr.e.s - Sargoni pushton Sumerin.
*2230 pr.e.s - përfundon dinastia akadiane.
2150 pr.e.s - Gutianët nomadë pushtojnë akadianët dhe Sumerin.
*2130 pr.e.s - Sumeri rifiton pavarësinë nga sundimi akadian.
*2000 pr.e.s - Hititët migrojnë në Azinë e Vogël.
*1950 pr.e.s – Amoritët (nga Siria) shkojnë në Babilon për të krijuar koloni me Ashurin si qendren e një mbretërie që do ta quanin Asiria.
*2000-1600 pr.e.s - Dinastia e parë e Babilonit.
*1753 pr.e.s - Mbreti amorit Hamurabi pushton gjithë Sumerin. Ai sundon deri në 1750 pr.e.s, por perandoria e tij zgjat deri në 1600 pr.e.s
*1593 pr.e.s - Hititët plaçkisin qytetin Babilon dhe këtu mbaron dinastia e Hamurabit.
*1365 pr.e.s – Ashuri i Madh, mbret i Asirisë, marton vajzën me një babilonas.
*1300 pr.e.s – Asirianët marrin nën kontroll të gjithë Mesopotaminë.
*1200 pr.e.s – Hatusa, kryeqyteti i hititëve zhduket (nga murtaja); aty vendosën më pas frigjianët.
*1050 pr.e.s – Zona bëhet kozmopolitane. Τolerohen etni të ndryshme.
*1000 pr.e.s – fillon Perandoria Asiriane me qendër Mesopotaminë. Akadishtja, sumerishtja, aramaikishtja janë gjuhët zyrtare të saj.
*678-549 pr.e.s – Perandoria Mediane. Gjuha zyrtare është ajo mediane.
*550-330 pr.e.s – perandoria Akemenide e themeluar nga Kiri i Madh. Në vitin 500 pr.e.s kjo perandori kishte nga 17-35 milion banorë. Sipas zonave, gjuhët e folura në këtë perandori ishin: persishtja e vjetër, gjuha armaike, babilonase, mediane, greke, elamite, sumeriane, egjiptiane.
*330 pr.e.s – Aleksadri i Madh pushton gjithë zonën.



GJUHA SUMERE dhe SHKRIMI KUNEIFORMË

Sumeri (ose Shumeru) ishte një nga qytetërimet e hershme të Lindjes së Afërt të lashtë, që ndodhej në pjesën jugore të Mesopotamisë (sot Iraku juglindor) që nga koha e regjistrimeve më të hershme në mijëvjeçarin e katërt të epokës pr.e.s. deri në ngritjen e Babilonisë në mijëvjeçarin e tretë pr.e.s. Termi "Sumerian" vlen për të gjithë folësit e gjuhës sumere. Sumeri së bashku me Egjiptin e lashtë dhe qytetërimin e Luginës Indus konsiderohet shoqëria e parë e vendosur në botë që ka manifestuar të gjitha tiparet e nevojshme për t'u kualifikuar plotësisht si një "qytetërim". Zhvillimi i qytet-shtetit si një marrëveshje e organizuar shoqërore dhe politike mundësoi zhvillimin e artit dhe tregtisë, shkrimit dhe arkitekturës, duke përfshirë ndërtimin e tempujve (ziguratët). Historia e Sumerisë daton që nga fillimi i shkrimit dhe gjithashtu nga ligji, të cilët besohet se janë shpikur nga sumerët dhe ishin thelbësore për ruajtjen e rendit brenda qytet-shtetit. 
Termi ‘Sumerian’ është emri i zakonshëm që u jepet banorëve të lashtë jo-semitikë-folës të Mesopotamisë nga Akadianët lindorë semitikë-folës. Sumerianët veten e tyre e quanin <ùĝ saĝ gíg ga> apo sang-ngiga, që ka kuptimin “njerëz kokë-zinj”, dhe vendit të tyre i referoheshin si ki-en-gi që fjalë për fjalë do të thotë "vendi i zotërinjve fisnikë". Akadianët i quanin gjithashtu sumerianët "njerëz me kokë të zezë” (tsalmat-qaqqadi), në gjuhën akadiane semite. Fjala akadiane Shumer mund të përfaqësojë emrin gjeografik në dialekt, por zhvillimi fonologjik që çon në termin akadian šumerû nuk është i sigurt. Fjala hebraike ‘Shinar’, ajo egjiptiane ‘Sngr’ dhe hitite ‘Šanhar(a)’, të gjitha duke iu referuar Mesopotamisë jugore, mund të jenë variante perëndimore të Shmerit. 
Sumerishtja është folur në zonën e quajtur Sumer në jug të Mesopotamisë ndoshta që nga mijëvjeçari i katërt para erës sonë deri në rreth 2000 pr.e.s, kur u zëvendësua nga akadishtja si gjuhë e folur, megjithëse ka vazhduar të përdorej në shkrim për qëllime fetare, artistike dhe studimore deri në shekullin e parë të erës sonë. Sumerishtja nuk është e lidhur me ndonjë gjuhë tjetër të njohur kështu që është klasifikuar nga gjuhëtarët si një gjuhë izoluar. 
Kuneiforma sumeriane është sistemi më i lashtë i shkrimit që njihet deri sot. Origjina e saj mund të gjurmohet rreth 8,000 pr.e.s dhe ajo është zhvilluar nga piktografe dhe simbole të tjera të përdorura për të përfaqësuar mallrat tregtare dhe bagëtinë në tablet argjileje. Fillimisht sumerët bënin figura (shënja) të vogla prej argjileje për të përfaqësuar sendet. Këto figura mbaheshin së bashku në zarfe të mbyllur prej balte, dhe për të treguar atë që ndodhej brenda zarfeve, ata shtypnin figurat nga jashta baltës.
Me kalimin e kohës ata kuptuan se figurat nuk ishin të nevojshme, pasi ata mund të bënin simbolet e tyre në argjilë. Ata gjithashtu zhvilluan një sistem numerik për të përfaqësuar raste të shumta të të njëjtit simbol sesa thjesht t'i shkruanin të gjitha. Simbolet u stilizuan me kalimin e kohës dhe përfundimisht evoluan në një sistem të plotë shkrimi. Tekstet më të hershme vijnë nga qytetet Uruk dhe Jamdat Nasr dhe datojnë në 3,300 pr.e.s. 
Emri 'kuneiform' do të thotë 'formë-kunje' dhe vjen nga fjala latine ‘cuneus’ (pykë, kunj). Ajo bazohet në shfaqjen e goditjeve, të cilat janë bërë duke shtypur një maje pipëze në pllakë argjileje. Këto lloje simbolesh u shfaqën në 3000 pr.e.s. 
Rreth 2.800 pr.e.s disa nga glifet sumeriane përdoreshin për të përfaqësuar tingujt duke përdorur parimin rebus. Për shembull, simboli i shigjetës, i shqiptuar 'ti', përdorej për të përfaqësuar fjalën ‘jetë’ (til). Kishte edhe shumë glife që lexoheshin njësoj por përfaqësonin fjalë të ndryshme. Më vonë një sistem përcaktues, që tregon kategorinë të cilës i përket një fjalë, dhe një (sistem) i përbërësve fonetikë, që tregonte se si të shqiptohet (lexohet) një fjalë, u zhvillua dhe ndihmoi për të qartësuar kuptimet e gilfeve.

Këtu kemi disa shembuj se si glifet kanë ndryshuar me kalimin e kohës:

Veçori të dukshme

• Lloji i sistemit të shkrimit: semanto-fonetik - simbolet përbëhen nga fonograme, që përfaqësojnë rrokjet e folura, përcaktuesit, të cilat tregojnë kategorinë të cilës i përket një fjalë dhe logogramet, të cilat përfaqësojnë fjalët.

• Drejtimi i shkrimit: i ndryshueshëm - tekstet e hershme janë shkruar vertikalisht nga lart poshtë, por rreth 3,000 pr.e.s drejtimi ka ndryshuar nga e majta në të djathtë në rreshta horizontale. Në të njëjtën kohë, shenjat janë rrotulluar 90 gradë në drejtim të kundërt të akrepave të orës dhe kanë filluar të formoheshin kryesisht nga pyka (kunja).

• Numri i simboleve: midis rreth 1000 në tekstet e vjetra deri dhe 400 në tekstet e mëvonshme.

• Shumë nga simbolet kishin shqiptime të shumta.

• Përdoret për të shkruar: Sumerishten (gjuhën sumere).

Për detaje më të shumta futuni këtu:           

https://www.newworldencyclopedia.org/entry/Sumerian_Civilization?fbclid=IwAR2-_z5ORrERZBTTV3g95W783Prdkl0AcG4zE-BOmHERTlG4eZ0QKrwkYaU

Glifet rrokjore (silabike) sumere

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free