AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  => Kryqi dhe simbolet e tjera kristiane
  => Këshilli i Nikeas dhe mbledhje të tjera
  => Origjina pagane e Krishtlindjes
  => Origjina pagane e Pashkëve
  => Allahu - Perëndia i Hënës
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
ASTRO-TEOLOGJIA

<Krishtërimi është një parodi e kultit të Diellit, ku në vend të këtij të fundit vendoset një njeri i quajtur Jezu Krisht, njeri që adhurohet në të njëjtën mënyrë sikurse në zanafillë adhurohej Dielli>. Saint THOMAS PAINE



Tek testamenti i Ri i vendoset krishtërimit një sfidë provokuese, shumë serioze. Duke qenë se është diçka e lidhur pikërisht me argumentin e trajtuar prej nesh, do ta citojmë drejtpërdrejt nga burimi : “…nëse Krishti nuk është ringjallur, atëherë është i kotë predikimi ynë dhe është i kotë edhe besimi juaj.

Ne, mandej, rezultojmë deshmitarë të rremë të Zotit…. Nëse Krishti nuk është ringjallur, është i kotë besimi juaj dhe ju jeni ende në mëkatet tuaja”. (Letra e parë e Shën Palit drejtuar korinthasve, 15, 14-17). Le të analizojmë me vëmendje se cilat janë konceptet themelore që qëndrojnë në bazën e besimit dhe le të nxjerrim pastaj rrjedhimet tona. Për të bërë këtë nuk është e nevojshme të kthehemi dy mijë vjet përpara tek lindja e Krishtit, por duhet të arrijmë deri tek dhjetë mijë apo pesëmbëdhjetë mijë vjet më parë, deri tek lindja e njeriut modern, sepse për të përcaktuar themelet e diçkaje është e nevojshme të shkohet pikërisht tek zanafilla.
Mijëra vjet më parë, në atë që zakonisht e quajmë “bota primordiale” e njerëzve të lashtë, jeta njerëzore ishte një përvojë shumë e ndryshme nga ajo e ditëve tona. Edhe pse në krahasim me epokën tone zotërojmë më pak dokumenta në lidhje me botën parahistorike, njohim megjithatë një numër të mjaftueshëm tekstesh të lashta, nga të cilat mund të nxjerrim një kuadër mjaft të qartë të atyre kohërave të largëta. Nëse kemi mësuar vërtetë diçka, ajo është kjo: “ Sa më shumë ndryshojmë, aq më shumë mbetemi të njëjtë”; si dëshmim i kësaj nuk ka asgjë më të mire se sa kërkimi i vazhdueshëm i njerëzve për një “perëndi” dhe besimet e lashta që ende sot i quajmë të shenjta.
Sipas asaj që kemi mundur të kuptojmë prej dokumenteve të disponueshme, jeta e të parëve tanë më të largët ishte një përzierje mrekullie dhe frike. Çdo ditë, kërkimi i ushqimit për familjen e vet, pa u bërë ushqim për dikë tjetër, ishte një luftë kundër vdekjes, dhe qëndron pikërisht në këto kushte të vështira e të ankthshme fakti që njeriu filloi të kërkonte perëndi dhe domethënien e fundit të jetës.
Që në fillim njeriu kërkonte përgjigje për pyetjet e tij. Në çastin që njeriu e kuptoi se nga universi nuk do të kishin ardhur përgjigje të qarta, ai vështroi brenda vetes dhe i trilloi vetë. Studimi i kësaj fushe quhet Astro-Teologji, ose nderim i qiejve. Njeriut të lashtë pastaj nuk iu desh shumë të kuptonte se armiku më i madh, prej të cilit duhet të kishte frikë, ishte errësira e natës: pikërisht kështu, armiku i parë i njeriut ishte errësira.
Duke kuptuar këtë, mund të merret vesh me lehtësi se përse aleati më besnik i njeriut ishte dhurata më e madhe e qiellit për botën, ylli i lavdishëm që lind ditën: Dielli. Pasi është qartësuar kjo e vërtetë, mundemi tani të fillojmë të tregojmë një histori të lashtë e të mrekullueshme që, ashtu sikurse ndodh që në kohët që s’mbahen mend, është treguar përsëri: historinë e krishtërimit, “historinë më të madhe” të treguar ndonjëherë. Por është e nevojshme të kuptohet se ngjashmëritë midis metaforave të krishtera dhe natyrës së Diellit e të qiellit janë aq të qarta saqë përfaqësojnë vërtetë krejt historinë.
Krishtërimi modern shpesh i ka zvogëluar të parët tanë, të cilët nuk janë më këtu për t’u mbrojtur, duke i akuzuar se nuk kanë që asgjë tjetër veçse ithtarë injorantë të një vargu të larmishëm perëndish. Si pasojë, shkurt mund të hedhim poshtë katërmbëdhjetë mijë vjet spiritualiteti njerëzor, sikur të ishte fjala thjesht për mite prej budallai, tek të cilat besonin njerëz primitive qëllimmirë, por pak naivë. Ka pasur tepër arrogancë shpirtërore dhe mendjemadhësi fetare, pa thënë gjë askush…deri tani! Ka ardhur koha për t’i vënë gjërat në vendin e tyre.
Le të shohim atëherë se për çfarë flet ”historia më e madhe” e botës.
Njerëzit e lashtë mendonin se askush nuk mund të ngrinte pretendime zotërimi mbi yllin e madh të ditës, pasi ai i përkiste krijuesit të panjohur të universit. Në mënyrë metaforike, mund të thuhet se ai ishte perëndia Diell, dhe jo njeri: “perëndia Diell” ishte “drita e botës”.
Sikurse është thënë më lart, në errësirën e ftohtë të natës njeriu u bë i vetëdijshëm për dobësinë e tij absolute kundrejt elementeve të natyrës: çdo natë njerëzit ishin të detyruar të prisnin lindjen e Diellit, për të dëbuar atë ndjenjë pasigurie fizike e mendore që sillte errësira. Kështu që, falë Diellit, njeriu e kuptoi se sa shumë varej nga qielli ekzistenca e tij e brishtë dhe e shkurtër nëTokë. Ja përse Dielli u bë një simbol i përshtatshëm për të përfaqësuar dashamirësinë qiellore.
Mendohej se perëdia Diell ishte pjesa e dukshme e krijuesit të padukshëm, që banonte në qiell; për këtë arsye thuhej: “ Kur sheh Birin, sheh dhe Atin”, ose: “Ati është lëvduar tek Biri i tij”.
Njerëzit e lashtë e kishin kuptuar se jeta varej nga energjia e dhënë nga Dielli dhe se, si rrjedhojë, ata nuk mund të jetonin pa Diellin: si përfundim Perëndia Diell ishte shpëtimtari i tyre.
Llogjikisht, edhe pse sidoqoftë njerëzit vdesin, gjer atëherë kur Dielli do të vazhdojë të lindë, jeta në Tokë do të vazhdojë përgjithmonë. Prandaj tekstet e lashta thoshin se jeta e përjetshme ishte “dhurata” që atij jep nëpërmjet Diellit të tij. Jo për dike në mënyrë të veçantë, por për tërë Tokën: jetën e përjetshme!
Por duke qënë se gjëra të këqija vazhdonin të ndodhinin në errësirën e frikshme të natës, të gjitha veprimet e liga dhe të dhimbshme i atribuoheshin natyrisht “errësirës”. Dhe, natyrisht, ishte “princi i errësirës” ai që shkaktonte të keqën që ndodhte natën, e keqja pra ishte errësira, djalli.
Ja pra ku ishin dy vëllezërit kozmikë: njëri shumë i mirë (Dielli/drita = Zoti), tjetri shumë i keq (errësira = djalli). Njëri është ai që nxjerr të vërtetën në dritë nëpërmjet “dritë së të vërtetës”, tjetri është ai që i kundërvihet dritës, “kundërshtari”, princi i botës së errët.
Në këtë pikë gjendemi në Egjipt. Këtu, më shumë se tre mijë vjet para se të lindte krishtërimi, “Dielli/shpëtimtari” i mëngjesit paraqitej figurativisht si një i porsalindur shpëtimtar dhe emri tij ishte Horus.
Në agim, ky i porsalindur i mrekullueshëm, natyrisht, “ lind përsëri” (haleluja), Horusi lind në horizont.
Dhe, natyrisht, “perëndia Diell” ndeshet me vdekjen duke mbajtur një “kurorë me gjëmba” apo një “brerore”. E kini parasysh Statujen e Lirisë? Ende sot e kësaj dite mbretërit mbajnë kurora me maja që simbolizojnë rrezet e Diellit!
Egjiptianët e dinin se Dielli ndodhej në pikën më të lartë të qiellit në mesditë, ku piramida nuk projektonte asnjë hije, dhe në atë çast i gjithë Egjipti i lutej perëndisë më të madhe, Diellit. Dhe, sikurse u tha më lart, njerëzit e lashtë e konsideronin qiellin si selinë, ose si tempullin qiellor, të perëndisë më të madhe: kështu që perëndia Diell bënte punën e atit të tij qiellor në tempull në mesditë!
Njerëzit e lashtë i përcaktonin kohën dhe stinët në bazë të lëvizjes së Diellit, duke caktuar në këtë mënyrë ditë, muaj, vite; instrumenti i përdorur ishte ora diellore (vija e mesditës), që rregjistronte jo vetëm lëvizjen ditore të Diellit, por edhe krejt vitin, që tregohej në një kalendar të rrumbullakët.
Popuj të ndryshëm të lashtë e pëdorinin orën diellore: meksikanët e lashtë, majatë, inkasit, aztekët, sumerët, babilonasit, asirët, egjiptianët, keltët, arianët etj. Kjo mënyrë për të matur kohën bëri që të lindnin ide të reja në mendjen e njerëzve të lashtë.
Duke qënë se toka ka katër stinë të ndryshme të njëjta në të gjithë vitet, kalendari I rrumbullakët qe ndarë në katër pjesë të barabarta, që përfaqësonin historinë e plotë të jetës së perëndisë Diell. Në pikurë e famshme të Darkës së fundit paraqiten dymbëdhjetë apostujt e birit të Zotit, të ndarë me katër grupe me nga tre: janë pikërisht katër stinët e vitit me nga tre muaj secila!
Nëse mbi sipërfaqen e rrumbullakët të kalendarit vjetor vizatohet një vijë vertikale që e pret rrethin në mes, në njërin skaj të kësaj vije do të jetë solstici i dimrit, në tjetrin solstici i verës; nëse vizatohet pastaj një tjetër vijë horizontale që formon një kryq me të parën, në njërin skaj të kësaj vije të re do të jetë ekuinoksi i pranverës dhe në tjetrin ekuinoksi i vjeshtës.
Ja pra ku janë paraqitur katër pikat e fillimit të katër stinëve. Në të gjitha enciklopeditë më të rëndësishme dhe edhe në librat, qofshin të vjetër apo modern, i referohen këtij kryqi si “Kryqi i Zodiakut”. Për këtë arsye jeta e perëndisë Diell zhvillohet në kryq; ja përse mbi kryqet e kishave të krishtera është rrethi diellor: kur të shkoni në kishë vëreni mendjen tek Dielli që është në kryq.
Më 21 apo 22 dhjetor, Dielli, duke shkuar në jug arrin pikën më të ulët të qiellit: është solstici i dimrit; kurse me 25 dhjetor Dielli fillon të kthehet përsëri në very, kështu që në këtë ditë ai lind përsëri (Krishtlindja). Të krishterët ia kanë vjedhur 25 dhjetorin kremtimit romak të Sol Invictus-it, Diellit të Pamposhtur.
Sikurse u tha më lart, viti ishte i ndarë në 12 pjesë të barabarta, që janë muajt, dhe çdo muaji i caktohej një simbol qiellor, ose një shenjë zodiakale (astrologjike). Secila prej 12 shenjave mujore quhej “shtëpi” e zodiakut qiellor.
Tek Mateu 14:17-19 është e shkruar se Biri i Perëndisë përmbush nevojat e popullit të vet me “ dy peshq”, dy peshqit që përfaqësojnë shenjën zodiakale të quajtur nga astrologët “Peshqit”. Për këtë arsye për rreth dy mijë vjet kemi pasur perëndinë Diell që ka mbretëruar në shenjën (yjësinë) e Peshqve (dy peshqit). Sikurse u tha më lart, shenjat, në astrologji, quhen edhe “shtëpi”, prandaj sot shtëpia e perëndisë është shtëpia e Peshqve. Një histori të cilën e kanë ngrënë vërtetë të gjithë!
Sipas astrologjisë, pak pas vitit 2000 (me 21 dhjetor 2012), Dielli do të hyjë në mbretërinë e tij të re, shenjën apo shtëpinë e Ujorit. Tani kuptohet se përse Biri i Perëndisë, siç është shkruar tek Luka 22:10, deklaron se kur do të vijë Pashka e fundit hebraike ai dhe dishepujt e tij do të hyjnë në “shtëpinë e njerut që mban broken me ujë” (Ujori). Tani e dimë se në dymijëvjeçarin e ardhshëm, perëndia Diell do të na çojë në mbretërinë e tij të re të njohur si shtëpia e Ujorit (njeriut me brokën e ujit).
Sapo të kuptojmë se në astrologji çdo muaji i është caktuar njëra prej të ashtuquajturave “shtëpi” / shenja të zodiakut dhe në parajsë janë 12 shtëpi (12 shenja mujore) , fjalët e Birit të Perëndisë që deklaron se “në shtëpinë e Atit ka shumë banesa” marrin kuptimin nëse përkthehen në mënyrë korrekte domethënë: shtepia e Atit = seli qiellore dhe banesa = shumë shtëpi. Prandaj duke lexuar në mënyrë korrekte kemi : “Në selinë qiellore të Atit tim ka shumë shtëpi”. Po, dymbëdhjetë për saktësi.
Kushdo që ka familjaritetin më të vogël me krishtërimin modern e di sigurisht se ne jemi dukejetuar “ditët e fundit” . Ky besim bazohet tek ajo që është shkruar tek Mateu 28:20 në Biblën e mbretit Xhejms, ku Biri i Perëndisë (Krishti) deklaron: “Unë jam me ju gjithmonë deri në fundin e botës”. Fund i botës?
Ja pra ku kemi një përkthim të gabuar për të thjeshtësuar atë që me të vërtetë është thënë. Ky “fund I botës” përkthehet ndryshe në Bibla të ndryshme: disa thonë “fundi i kohës”, të tjera “fundi i ditëve”, të tjera akoma “përfundim i kësaj gjendjeje të gjërave”. Prandaj e gjithë kjo e folur për “fund të kohërave/ ditët e fundit” ç’do të thotë me të vërtetë?
Përgjigja është e thjeshtë: kur Bibla flet për “fund të botës”, fjalët e përdorura nuk janë vërtetë “fundi i botës”. Fjala e përdorur në greqisht është “eon”, e cila e përkthyer në mënyrë korrekte, do të thotë “moshë/epokë”! Kërkojeni fjalën epokë (moshë) në çfarëdo fjalori dhe shpejt do të zbuloni se ajo rrjedh nga fjala greke “eon”.
Duke mbajtur mend se në astrologji secila prej 12 shtepive apo shenjave të zodiakut i përgjigjet një periudhë kohe prej dy mijë vjetësh e quajtur “epokë (moshë)” mund të arrijmë në përfundimin se jemi në “epokën e Peshqve” që prej dy mijë vjetësh. Tani, nëse e kemi kuptuar mire, mund të themi me korrektësi se sot jemi vërtet duke jetuar “ditët e fundit”.
Po, ne jemi në ditët e fundit të epokës së vjetër që është “epoka e Peshqve”. Shpejt perëndia Diell do të hyjë në mbretërinë e tij të re, apo në “epokën e re (new age)”, në “epokën e Ujorit” (njeriut me broken e ujit). Tamam, “eon-i i ri”, domethënë “epoka e re”. Për këtë bëhet fjalë tek Testamenti Ri, për perëndinë Diell, dhe për mbretërinë e tij të re, apo epokën e re: për epokën e re të Ujorit.
Njerëzit e lashtë kishin kuptuar se ishte Dielli ai që kontrollonte kohën meteolologjike, ishte perëndia Diell ai që mund t’i ndalonte me komandë stuhitë. Egjiptianët e lashtë besonin se Dielli i pengonte stuhitë kur me anijen e tij qiellore përshkonte qiellin, dhe tregimi i Jezusit që qetëson stuhinë (Mateu 8:23-27) duket se rievokon këtë besim.
Çështja e ardhshme pëe t’u trajtuar kërkon një hyrje të vogël: të krishterët e kanë quajtur gjithmonë Zotin “At”. Por, që në botën e lashtë, perëndia ishte pare si një at, dhe kjo sepse planeti ynë është quajtur gjithmonë “Nëna Tokë” ose “Nëna Natyrë”. Dhe duke qënë se shiu (lëngu që sjell jetë), duke rënë nga qielli (i nxitur nga Dielli), fekondonte dhe gjallëronte nënën Tokë, besohej pra se ati ynë banonte në qiell, dhe ky ishte Dielli, ndërsa nëna jonë ishte Toka.
Në pranverë kjo marrëdhënie gjallëruese ndërmjet perëndisë Diell (At) dhe Nënës Tokë do të konkretizohet me një ceremoni tamam të vërtetë martesore. Në Izraelin e sotëm, që në lashtësi njihej si “Toka e Kananit”, ritet seksuale dhe të pjellshmërisë kremtoheshin pikërisht në pranverë, dhe njiheshin me emrin “ ceremonia e martesës së Kananit”. Prandaj historia e rrëfyer tek Testamenti i Ri është që Nëna Tokë i kërkon perëndisë Diell të sjellë ujin nga deti për të spërkatur bistakët e rrushit, me qëllim që të mund të bëhet verë e mirë për martesën. Kjo histori ka më shumë se pesë mijë vjet, është treguar pra rreth tre mijë vjet para Testamentit të Ri.
Pikërisht në këtë pikë duhet t’u drejtohemi egjiptianëve të lashtë, për të kuptuar më mirë “historinë më të madhe” të patreguar kurrë. Megjithëse të gjitha pjesët thelbësore në historinë e krishterë ekzistonin shumë kohë para Egjiptit, ndodhi pikërisht me faraonët që historia më në fund u kodifikua, duke u bërë dogmë fetare. Edhe pse historia ndryshonte me ndonjë hollësi në pjesë të ndryshme të Egjiptit, thelbi ishte gjithmonë i njëjtë: perëndia Diell ishte “drita e botës”, që kishte dhënë jetën e tij për ne.
Në Egjiptin e lashtë thuhej se, nëse deshirohej që të ndiqej jeta e perëndisë Diell, dhe pra “të jetoje në dritën e fjalës së perëndisë”, duhej më parë të braktisje jetën tënde të vjetër për “të ndjekur Diellin”; në thelb, para se të filloje këtë jetë të re tek “fjala”, duhej të vdisje, në mënyrë që të mund “të rilindje”. Lindja e parë ndodhte “jashtë prej ujit”, në të cilën nëna e kishte bërë të rritej fëmijën dhe, duke qënë se lindja ndodh kur plasin ujërat e nënës, rilindja simbolizohej nga një dalje tjetër prej ujit, pas një zhytjeje të plotë në të: ky është pagëzimi.
Kemi përmendur vetëm nja dy ngjashmëri të dukshme në qindra tëtjera, midis atyre ngjashmërive të vërteta ekzistuese ndërmjet historisë së rrëfyer nga Bibla jude- e krishterë dhe historisë origjinale që është shumë më e lashtë. Qëllimi im është t’ju hap sytë mbi këtë plagjiaturë, dhe për këtë, më vijnë në ndihmë Alfred North Whitehead që ka thënë: “Asnjë gënjeshtër nuk mund të jetojë përgjithmonë”, dhe egjiptologu Gerald Massey që pohoi: “ Duhet të jetë e vështirë për ata që mendojnë se autoriteti është e vërteta, në vend të të kundërtës”.
Tani le t’i përkushtohemi pak fjalës së Perëndisë cituar tek Testamenti i Vjetër. Tek Malakia 3:20 Perëndia e qiellit pëshkruhet si: “Dielli i drejtësisë me rreze mirëbërëse”. Dielli i drejtësisë me rreze mirëbërëse? Pastaj, tek Testament i Ri, posaçërisht tek Mateu 23:37 dhe tek Luka 13:34, lexojmë se Biri i perëndisë deshiron t’i mbledhë të gjithë nën “krahët e tij”; një përfytyrim me vend, duke qënë se në Egjipt Dielli paraqitej gjithmonë me krahë.
Në Egjiptin e lashtë njerëzit tregoheshin shpesh si “delet e perëndisë”; dhe ylli i madh i ditës, perëndia e Diellit, ishte ruajtësi i tyre, ose, siç është shkruar në një dorëshkrim “bariu i mirë”, dhe njerëzit grigja e tij.
Mbretërit e lashtë i kanë menduar gjithmonë nënshtetasit e tyre si ca dele për të cilat duhet kujdesur, dhe veten si ca barinj që duhet të kujdeseshin për to. Delet janë ndjekëse ideale, pasi nuk mendojnë me kokën e vet, por ndjekin verbërisht cilindo, pa pyetur për asgjë: një sjellje sigurisht e admirueshme nga ana e kafshëve, por jo shumë e urtë për njerëzit.
Tani, për ta kuptuar me korrektësi të gjithë këtë, do të mjaftojë të merrni çfarëdo libri të mirë mbi besimin fetar egjiptian: do të gjeni të shkruar se faraonët e lashtë sundonin për llogari të perëndisë Diell në Tokë dhe se faraoni quhej “mbreti i mbretërisë” dhe “bariu i madh i grigjës”.
Në çdo pikturë krahët e faraonit/perëndi formojnë shenjën e kryqit mbi kraharorin e vet dhe në krahët e tij ka simbolet mbretërore të pushtetit qiellor, domthënë shkopin dhe kërrabën.
Meqë ra fjala, Jezusi paraqitet jo vetëm me shkopin e tij prej bariu, por, tek Apokalipsi 12:5 dhe 19:15, thuhet edhe se do të sundojë me skeptër të hekurt”.
JORDAN MAXWELL

(Marrë nga libri: "libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje")

Jordan Maxwell është autor, studiues dhe docent i pavarur i Feve të Lashta dhe i Astro-Teologjisë. Adresa e tij e internetit: www.jordanmaxwell.com

Kryqi zodiakal:

 

Kryqi astrologjik perbehet nga shenjat thelemore (Dashi, Gaforrja, Peshorja dhe Bricjapi), kohe kur Dielli ndodhet ne pikat e tij kryesore.

*Me 21 mars nis Dashi (ekuinoksi i pranveres, i festuar zakonisht si vit i ri ne shume vende).
*Me 22 qershor nis Gaforrja, kohe kur eshte dita me e gjate e vitit (Dielli pushtues).
*Me 23 shtator kohe kur ndodh Ekuinoksi Vjeshtor (dita dhe nata jane barazim)
*Me 21 dhjetor nis Bricjapi,  kohe kur ndodh solstici i Dimrit  (festohet si lindja e Diellit)

Kryqi mund te nenkuptoje gjithashtu dhe kater kendet kryesore, Ashendentin, Mesqiellorin, Deshendentin dhe Fundqiellorin, ose kater elementet e jetes: zjarri, toka, ajri dhe uji.

Video që dëshmojnë që fetë rrjedhin nga astrologjia antike:

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free