AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  => Εmrat e vendeve
  => Emrat të famshëm antik
  => Emrat iliro-shqiptarë
  => Emrat fetarë
  => Albania - emërtim romak
  => Kuptimi i elementëve kimikë
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Albania - emërtim romak


ALBANIA = "vendi ku lind Dielli"


Albanët (e Ilirisë) përmenden për herë të parë nga gjeografi grek Ptolemeu, në vitin 150 të erës sonë, si “Albanoi” (Αλβανοι). Qyteti i tyre njihej si Albanopolis dhe sipas Ptolemeut ai shtrihej në lindje të detit Jon. Historianët modernë mendojnë se ky vend ndodhet midis Krujës dhe Tiranës, pikërisht në fshatin Zgërdhesh ku ndodhen rrënojat e një fortese antike. Studiuesit besojnë se vendbanimi ilir aty duket se është themeluar në shekullin VII ose VI pr.e.s dhe ka lulëzuar në shekullin IV dhe III, para se të braktisej në shekullin II pr.e.s, kur banorët u zhvendosën në Durrës dhe Lezhë. Besohet se ky fis janë të lidhur me kombin modern të shqiptarëve. Prej këtij qyteti (fisi) të territorit romako-ilir bota sot na njeh me emrin Albania.
Në vitin 150 e.s, kur Albanopoli përmendet për herë të parë, kjo krahinë bënte pjesë në provincën romake të Maqedonisë (siç e shikoni në hartë), veçanërisht në atë që quhej Epiri i Ri, prandaj gjuha e albanëve u njoh më vonë si epirote. Në kohën e gjeografit Klaud Ptolemeu vendi kishte thuajse 300 vjet që i përkiste tashmë Perandorisë Romake, prandaj mendohet se emri Alban është vendosur nga romakët. Nuk ka të dhëna që ky fis (Alban) përmendet më përpara shekullit II. Ptolemeu nuk e sqaron identitetin etnik nëse Albanopoli banohej nga ilirët, maqedonasit, thrakët apo tjetër. Sipas të dhënave apo hartave antike greke, para pushtimit romak, aty banonin fisi ilir i parthinëve (Parthinoi). Nuk dihet nëse ‘Albanët’ kanë ndonjë lidhje të hershme me fisin ilir të Parthinëve, të cilët u shfaqen në tokën e Taulantëve ilirë diku nga shekulli III pr.e.s. Në Iranin e lashtë ekzistonte gjithashtu një zonë e madhe që quhej Parthia si edhe më vonë perandoria parthiane (247 pr.e.s – 224 e.s).
Nga ana etimologjike, emri Albania rrjedh nga fjala latine Alba që ka kuptimin “lindje e diellit” (agim), ndërsa pjesa “–nia” është një prapashtesë e zakonshme për toponimet. Gjithashtu fjala latine “albus” ka kuptimin “i bardhë /i zbardhur”, nga ku ka lindur shprehja ‘zbardhi (dita)’. Për romakët të cilët banonin kryesisht në gadishullin italik Dielli lindte përgjithësisht në drejtim të Shqipërisë, prandaj kësaj toke iu vendos emri Alba-nia (vendi ku lind dielli / ku zbardhte dita). Në të njëjtën mënyrë, grekët e lashtë zonën ku lindte dielli, sipas këndvështrimit të tyre, e quajtën Anatolia (Anadoll) që ka kuptimin “lindje e diellit’.
Εmërtimi Albanopoli përdorej zakonisht nga shkrimtarët grek. Përmendja e parë e Albanopolit në një mbishkrim është në një pllakë të lashtë përkujtimore në afërsi të Shkupit (Maqedoni e Veriut).
Albanët përmendën më vonë në ‘Historinë’ e historianit bizantin Michael Ataliates rreth vitit 1080. Revolta e Albanëve kundër Konstandinopojës daton gjithashtu në përmendjen e parë me shkrim në historinë bizantine, që i referohet shqiptarëve në kuptimin etnik, rreth vitit 1078, nga i njëjti autor.
Gjatë Mesjetës, ky vend, i cili përfshinte kryesisht krahinën e Matit me zonat përqark saj, nga vendasit, njihej me emrin Arbëria (toskërisht), apo Arbënia (gegërisht). Nga sllavët njihej si Arbanon, nga ku rrjedh dhe emërtimi greko-bizantin Arbania (Arvania). Pra, në kohën e Skënderbeut shqiptarët njiheshin me emrin arbër/arbën, sipas dialektit.
Pas pushtimit serb, veçanërisht pas shtrirjes së Perandorisë Serbe në të gjithë territorin shqiptar në shekullin 14, arbërit (shqiptarët) që u arratisën apo emigruan në Greqi u njohën me emrin (sllav) Arbanitas (i shndërruar më vonë në arvanitas), ndërsa në Itali si arbëreshë.
Çuditërisht, me emrin Albania (e Kaukazit) njihej dhe zona e Azerbaxhanit. Albanët e Kaukazit si fis (etni) përmendën për herë të parë në vitin 331 pr.e.s në betejën e Gaugamelës nga historiani grek Arriani (92-175). Në këtë betejë ata ishin pjesë e ushtrisë së Dariusit kundër Aleksandrit të Madh. Albanët e Kaukazit thuhet se kishin të njëjtët paraardhës me armenët dhe gjeorgjianët (ishin pasardhësit e Japetit, birit të Noas). Feja e tyre në antikitet përqendrohej në tre hyjni pagane: Diellin, Hënën dhe Zeusin, derisa u kristianizua në shekullin IV e.s nga romakët. Arriani përdor termin greko-romak Albania sipas emërtimit të mëvonshëm, pasi nuk ka të dhëna se me çfarë emri ata e quanin veten e tyre. Në gjuhën armene ky fis (popull) njihej me emrin Aghuank. Disa pohojnë se ata ndoqën Herkulin nga mali (kodrat) Albanus në Itali, kur ai u kthye pasi mundi Gerionin. Albania e Kaukazit u pushtua nga gjenerali romak Pompei në vitin 65 pr.e.s.dhe mbajti këtë emërtim deri në shekullin VIII. Sipas studiuesve nuk ka asnjë lidhje gjuhësore ndërmjet Albanëve të Kaukazit me Albanët e Ilirisë (Shqiptarëve), pasi këto janë thjesht toponime të rastësishme të vendosur nga romakët në periudha të ndryshme. Albania e Kaukazit shtrihet gjithashtu në Lindje, dhe kuptimi i emrit të saj mbetet përsëri latin, nga rrënja Alba (lindje dielli).
Ekzistojnë shumë vende të tjera në botë që fillojnë me termin romak “Alba”: rreth 20 qyteza mbajnë emrin Albany në SHBA; Albania apo Alba (një emërtim gal) quhej dikur Skocia; kemi gjithashtu toponime të tjera si: Alba, (Itali, SHBA, Spanjë, Rumani), Albacina (Itali), Albaron (Francë), Albaek (Danimarkë), Albaida (Spanjë), Alban-Tarn (Francë), Alban (SHBA), Albanella (Itali), Albano di Lucania (Itali), Albano Laziale (Itali), Albany (Zelandë e Re), Albarese (Itali), Albazino (Rusi), Albana (Arabi), Albardon (Argjentinë), Alba Longa (qytet antik romak) banorët e të cilës quheshin Albani apo Albenses; Albanum, sot Albano quhej dhe një qytet i vogël i Latiumit (Itali) etj. Albanenses quhej gjithashtu një popullsi në Spanjë. Albioni, i biri i Neptunit (Poseidonit) dhe Amfitritës, thuhet se themeloi mbretërinë e Britanisë. Ai u vra nga Jupiteri (Zeusi) për shkak se deshi të pengonte kalimin e Herkulit (birit të Zeusit) për në Romë. Albioni, ishulli më i madh i Europës, i quajtur tani Britani e Madhe, u quajt kështu për nder të Albionit mitologjik.

Pergatiti N.Herceku

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free