ASTRO
 
ASTRO-AL
Temat astrologjike  
  Faqja kryesore
  Info mbi librin astrologjik
  Astrologjia
  Ēfarė ėshtė horoskopi
  Horoskopi 2014
  Historia e astrologjisė
  Hapat e parė tė astrologjisė
  DIELLI - krijuesi i jetės nė Tokė
  Elementet e Jetės dhe Natyrės
  Miti i galaktikės sonė
  Vlera e astrologjisė
  Fakulteti i astrologjisė
  Astrologjia dhe Astronomia: E ėma dhe e bija
  Ndryshimi midis shenjave dhe yjėsive
  Tabela pėrmbledhėse
  Elementet themelore te zodiakut
  Grupimet e shenjave
  SHENJAT ZODIAKALE
  Shenjat flasin
  PLANETĖT
  Zbuloni fazat tuaja hėnore
  ASPEKTET PLANETARE
  Ashendenti
  12 sektorėt e zodiakut
  Akset dhe shtėpitė
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  Shenjat nė shtėpinė e pestė
  Efemeridet
  Sunduesit planetarė
  Pozicionet e planetėve
  Tema astrologjike e Shqipėrisė
  Tema astrologjike e Aleksandrit tė Madh
  Parashikues & Parashikime tė mėdha
  TRANZITET PLANETARE
  Kalendari
  DITĖT E JAVĖS
  Revolucioni Diellor
  ASTRO-MJEKĖSIA
  Ndikimi i Henes se plote
  Eklipset
  Vdekja e papritur nė astrologji
  SINASTRIA
  Kur do ta gjej dashurinė
  Si ta bėsh pėr vete?
  PROFESIONI
  Parashikimi i Ndeshjeve
  Astrologjia kineze
  ASTROLOGJIA INDIANE
  Horoskopi Maja
  Orakulli kinez
  Leximi i vijave te dores
  Orakulli i Delfit
  Dita e verės - festa e Diellit
  Joga Diellore
  NUMEROLOGJIA
  Astro-teologjia
  Dorėshkrime tė Detit tė Vdekur
  Shenjat dhe vendet
  Kafshėt dhe planetėt
  Sa tradhėtar jemi
  Gurėt e ēmuar
  Artet mantike
  METODA TĖ TJERA PARASHIKIMI
  Ngjyrat e fatit dhe flaka
  Ēifti ideal
  Hėnat e pėrgjakura - Tetradat
  Fjalor astrologjik
  SHPJEGIMI I ĖNDRRAVE
  Thėnie pėr astrologjinė
  Info mbi parashikimet
  Galeria
  Si tė fitoni para
  Sondazh
  Mė kontaktoni
Copyright astro-al
Horoskopi Maja
HOROSKOPI I CIVILIZIMIT TË LASHTË MAJA  
Si njohës te mëdhenj te disiplinës astrologjike, Majat arritën te përpunojnë një horoskop te tyre, e cila përfshin 13 shenja qe u korrespondojnë po aq kafshëve.
Qytetërimi Maja, siç është e ditur, është zhvilluar ne Amerikën qendrore, ne një territor që përfshin një pjesë të Meksikës, te Belizës, te Guatemalës dhe te Hondurasit.
Qytetërimi i tyre vjen qe 2000 p.k., kur filluan formimet e para të qytetërimit. Rreth viteve 300 p.k.
Majat kishin përpunuar një sistem shkrimi dhe llogaritje, dhe kishin si bazë 2 kalendarë: një te tipit civil (Haab) dhe nje te tipit ritual (Tzolkin).
Faktikisht Majat përdornin në të njëjtën kohë të dy kalendarët, si të ishte një i vetëm.
Përkrah këtyre dy metodave kryesore te llogaritjes se kohës, ekzistonte edhe viti hënor, i përberë nga 13 muaj, secili prej 28 ditësh, i mbiquajtur edhe vit shkencor, apo kod i Parisit, sepse ishte pikërisht në Paris që u zbulua rreth viteve 800.


Fajkoi (Skifteri)
(8 shkurt - 8 mars)

TRADITA: Fajkoi konsiderohej i shenjtë nga priftërinjtë Maja. Të kishe në familje një person Fajkua ishte shenje mbarësie për te gjithë. Sipas mitologjisë është mishërimi i fundit në ciklin e rimisherimit: në jetën e mëpasshme kalohet në një cikël me një evolucion me te madh.
KARAKTERI: Te lindurit nën shenjën e Fajkoit janë persona të fortë dhe ambiciozë, me dhuntinë e sensit të detyrës dhe shumë të përgjegjshëm. Kanë tiparet e një komandanti dhe kujdesen për ata qe i rrethojnë. Kanë një mendje te shkathët dhe te shkëlqyer dhe dinë të kuptojnë me lehtësi, të ndihmuar edhe nga një kujtesë fotografike. Domethënë ja dalin shumë mirë në studime. Edhe pse kanë një ndenjë detyre shumë të fortë, urrejnë të marrin urdhra dhe kërkojnë në maksimum të jenë të pavarur, që shpesh mund të shfaqet edhe në rebelim.
FEMRA: Femra fajkua nuk ka një karakter të lehtë dhe është shumë kërkuese: personat qe janë rreth saj duhet të kenë gjithmonë diçka te veçantë. Për te tërhequr vëmendjen e saj duhet te jesh intelektual, stimulues dhe gjithmonë i gatshëm për të kënaqur kuriozitetet e saj. Dashuron gjithçka që është e bukur, e rafinuar dhe e kushtueshme.
MASHKULLI: Për te pranuar një ndryshim thelbësor te jetës, mashkulli Fajkua duhet të jetë i bindur që ja vlen vërtet ky ndryshim. Duke qënë se ndryshon vazhdimisht opinion, është e vështirë të dish se çfarë do dhe për ta bërë për vete duhet të jesh në gjendje ta habitesh vazhdimisht. Preferon femrat e bukura dhe inteligjente, të zonjat të shprehin shumë me pak fjalë.
PUNA: Ambicia dhe ndjenja drejtuese, bëjnë që Fajkoi kërkon aktivitete që i lejojnë të dominojë mbi të tjerët. Edhe në brendësi te punëve normale kërkon gjithmonë të vendoset në pozicione autoritare. Aktivitetet më të përshtatshme për karakterin e tij janë Gjykatës ose Politikan. Mund ti dedikohet edhe karrierës sportive ose spektaklit.
AFËRSI: Fajkoi shkon mirë me Kukuvajkën (Bufin) dhe me Ketrin. Maksimumi i afërsisë është me Gjarprin.
PIKA E DOBËT: Teprimi i kënaqësive trupore të tyre mund te frenojë forcën e tyre.
LULET OSE BIMA: Orkideja vjollcë
GURI: Ametisti
ZOGU MBROJTËS: Fajkoi i madh i bardhë
ELEMENTI QIELLOR ALEAT:Merkuri
NGJYRA:Vjollcë
NUMRI ME FAT: 8


Jaguari
(9 mars - 5 prill)

TRADITA: Sipas priftërinjve Maja, Jaguari është simboli i kurajës se pakontrollueshme dhe te kapacitetit për te përballuar me sukses punët. Përfaqëson individin qe është ne gjendje te përballojë ne mënyrë te drejte për drejte çfarëdolloj rreziku.
KARAKTERI: Te lindurit nen ketë shenje janë persona te bindur ne idetë e tyre, qe dine çfarë duan qe nga fëmijëria. Janë pasiononte, kane një sens te forte te drejtësisë dhe mundohen te ndihmojnë me te dobëtit. Dhuntitë e jaguarit janë: kuraja, altruizmi dhe kapaciteti për te ofruar ndihme, pa qene nevoja për përfitim personal. i jaguarit janë te pavarur dhe kane një force te madhe tërheqëse. E marrin veten shume mire ne situate krize, pas çdo humbjeje, arrijnë gjithmonë te “rilindin” si ne një jete te re.
FEMRA: Femra Jaguari ka dhuntinë te ambientohet shume mire dhe lehtësisht me ambientin rrethues. Ndryshon sipas situatave qe duhet te përballojë. Është e pavarur dhe i pëlqen te ndihet e lire, por ne te njëjtën kohe dëshiron te ketë përkrah një partner te zote për ta mbrojtur, edhe se gjate gjithë kohës mban një sjellje agresive ne drejtim te meshkujve.
MASHKULLI: Mashkulli Jaguar nuk është i lehte për tu bere për vete, sepse është I bindur qe është pronari i botes. Duhet injoruar për te tërhequr vëmendjen e tij. është i tërhequr nga femrat argëtuese, qe dine ta bene te qeshe dhe ta habisin me gjetje te reja.
PUNA: Jaguari ve shume interes dhe pasion ne pune dhe ne zgjedhjet qe benë, qe zakonisht janë te larmishme dhe te lëvizshme. Te lindurit nen ketë shenje urrejnë aktivitetet monotone ose përsëritëse dhe mund te ndërrojnë shume pune gjate ciklit te jetës. Dine te jene tregtare shume te mire, ja dalin shume mire ne fushën e spektaklit, veçanërisht ne fushën e regjisë, dhe mund te kenë sukses edhe ne karrierën militare dhe ne sportin profesionist.
AFËRSIA: Jaguari zakonisht shkon dakord me Palloin, me te cilin ka shume gjera te përbashkëta dhe formojnë një skuadër te shkëlqyer. Mirëkuptim ka edhe me Lakuriqin e Natës. Shpesh Jaguari ushqen një admirim dhe stimul te madh për Breshkën
PIKË E DOBËT: Dëshira për te qene te lire i çon drejt arratisjes nga përgjegjësit e veta.
LULE OSE BIME Ebano i Kuq
GURI:Alesandrina
ZOG MBROJTËS: Flutura Mbretërore
ELEMENTI QIELLOR MBROJTËS Dielli
NGJYRA: Blu-Vjollce
NUMRI ME FAT: 9


Qeni
(6 prill - 3 maj)

TRADITA: Priftërinjtë Maja konsideronin te lindurit ne ketë shenje Pek (Qen-Ujk), te ndershëm, te besueshëm dhe te denje për vende pune me rëndësi. Ishin te vlerësuar si persona fisnike.
KARAKTERI: Flitet për persona te turpshëm, te interesuar për problemet sociale, respektues te rregullave dhe te ligjeve, por edhe te hapur për te pranuar te rene. PEK-et shpesh janë me fat dhe duhen nga njerëzit për zemrën e tyre te arte. Vihen me kënaqësi ne dispozicion te të tjerëve, shpesh duke harruar edhe nevojshmëritë e tyre, sepse ndjejnë thellësisht vuajtjet e te tjerëve. Janë shume te lidhur me bindjet dhe me traditën dhe preferojnë një stil jete te thjeshte, pa kërkesa të tepërta.
FEMRA: Te lindurat nen shenjen e PEK-ut, janë femra zemërmira, por dine edhe te shfrytëzojnë dinakërinë e tyre për te arritur atë çfarë duan. Ja pse shpesh rezultojnë te papritura dhe sjellja e tyre nuk është shume bashkëkohore dhe konstante. Ana e tyre më me vlere është përshtatshmëria me çfarë do lloj situate dhe për mungese pretendimesh. Spontaniteti I tyre shpesh i bën te ndërhyjnë ne situata qe nuk ju përkasin.
MESHKUJT: Mashkulli i kësaj shenje ka shpesh një vizion romantik te jetës dhe nuk i durojnë padrejtësitë, veçanërisht ne lidhje me te dobëtit. Te lindurit ne Pek mund te vene limite, pa pasur mundësin për t’i arritur këto limite. Janë pak aventuriere, shpesh janë ëndërrues, për te cilën është e lodhshme te rrinë me këmbët ne toke. Mashkulli Ujk e le veten te tërhiqet nga një femër shume lehtësisht, gjë qe tregon se ka nevoje për te.
PUNA:Te lindurit nen shenjen Qen-Ujk dine të imponohen ne çfarëdolloj profesioni. Janë te pamundshëm kur punojnë ne skuadër dhe janë perfektë për te formuar një skuadër. Mund te rezultojnë veçanërisht te përshtaten për aktivitetet legale dhe per profesionet te tipit social. I duan kontaktet me natyrën, për këtë fakt do ishin perfektë ne sektorin e agrikulturës dhe për çdo lloj profesioni qe ka lidhje me natyrën.
AFËRSIA: Qeni-Ujk arrin te krijoje një raport te mire me Akrepin dhe Hardhucën, me te cilët krijon një raport te barabarte. Mund te shkoje shume mire me te lindurit nen shenjen e Gjarprit dhe te Kukuvajkës.
PIKA E DOBËT:Kane një ambicie te dobët dhe preferojnë te rrinë ne hije, ndonjë here humbin raste te rëndësishme afirmimi.
LULE OSE BIMA: Kampana blu
GURI: Turkeze
ZOG MBROJTËS:Pëllumbi blu
ELEMENTI QIELLOR ALEAT: Jupiteri
NGJYRA: Blu
NUMRI ME FAT: 10


Gjarpri
(4 maj - 31 maj)

TRADITA: Feja e Majave, mendonte se te lindurit e kësaj shenje kishin një njohje te thelle te esencën se Tokës Meme, e cila shprehej me dashurinë për natyrën. Ne kulturën Maja, gjarpri nuk ka atë ane negative qe ne orient i japin, por përkundrazi ai është simbol i mençurisë.
KARAKTERI: Persona zemërmëdhenj, kane si dhunti një mendje shume te hapur dhe me ndjesi artistike, te lindurit nen shenjen e Gjarprit ju pëlqen te jetojnë mire, sigurisht janë autoritare dhe konsiderohen si mbajtës dhe ruajtës se mençurisë kozmike. Ambicioze, ecin ne mënyrë te ngadalshme, por pa ndalim drejt qëllimit qe duan te arrijnë. Dine te reagojnë me maksimumin e ftohtësisë, te kalojnë vështirësitë dhe te mundin armiqtë, me te cilët mund te jene te pamëshirshëm. Kurse me miqtë dine te jene shume te ndershëm si askush tjetër.
FEMRA: Femra Gjarpër di te jete shume e rafinuar dhe te lëvizë ne ambientin e saj si një mbretëreshë. Është shume e vendosur për tu realizuar me mundësitë e saja, duke përdorur inteligjencën dhe mendjen e saj te shkëlqyer. Ne dashuri është shume pasiononte dhe kërkuese me njeriun qe do, te cilin e ve vazhdimisht ne prove për te verifikuar nëse është ne gjendje te qëndroj përkrah saj.
MASHKULLI: Mashkulli Gjarpër është një fitues dhe është shume i zoti ne biznes. Suksesi dhe paraja janë gjithmonë ne vend te pare për te, dhe gruaja qe i rri pranë duhet te pranoje ketë realitet. Mashkulli Gjarpër nuk e pranon, ne dashuri, qe një femër te jete superiore mbi te, kështu qe kush do ta beje për vete duhet ti përshtatet dhe te pranoje një rol vartës
PUNA: Te lindurit ne shenjen e Gjarprit janë veçanërisht te përshtatem për çfarëdolloj aktiviteti qe përfshin paranë. Kane shpesh një talent financiar dhe njohin gjuhen e numrave si askush tjetër. Janë komunikues shume te mire, ja arrijnë mire ne mësime dhe ne aktivitetet e lidhura me informacionin.
AFËRSIA: Kane një marrëveshje te mire me Drerin, i cili arrin ta qetësoje Gjarprin. Zakonisht te lindurit e kësaj shenje arrijnë te shkojnë mire me Majmunin, I cili stimulon dëshirën e tyre për te jetuar dhe etjen për aventura.
PIKA E DOBËT: Shpesh seksualiteti i benë te jene skllave te pasionit.
LULE OSE BIMË: Fiku
GURI: Smeraldi dhe Giada
ZOGU MBROJTËS: Skifteri
ELEMENTI QIELLOR ALEAT: Plejadet
NGJYRA: Bojeqielli-jeshile
NUMRI ME FAT: 11


Ketri

(1 qershor - 28 qershor)

TRADITA: Tradita antike e Majave i jep shenjës së Ketrit dhunti parashikuese. Ketri, në kulturën Maja, është simbol i pjellorisë dhe i sasisë.
KARAKTERI: Komunikues dhe jetësor, te lindurit e kësaj shenje mund te bëhen profesioniste të shkëlqyer në marrëdhëniet publike. Janë te shkëlqyer dhe konsiderojnë shumë të rëndësishme miqësinë. Ekstremist shoqërorë dhe tërheqës, por janë të paaftë të ruajnë një sekret. Falë karakterit të tyre të mirë kanë shumë miq dhe janë te kërkueshëm në shoqëri. Mjaft aktivë, arrijnë shpesh të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë, falë proçeseve mendore më të shpejtë në krahasim me personat e tjerë.
FEMRA: E lindura nën shenjën e Ketërit, është shpesh përfaqësuesja e femrave, nga një pikë vështrimi si të tërheqjes femërorë ashtu edhe mendore. Jeton jetën e saj si një komedi e madhe, në të cilën ajo është protagonistja kryesore.
MASHKULLI: Mashkulli Ketër përshtatët mirë në çfarëdolloj situate dhe është gjithmonë në kërkim të mundësive te reja. Megjithatë, nuk imponohet në maksimum për të arritur suksesin, duke preferuar një jetë të thjeshtë dhe komode. Është shumë tolerant dhe ka si dhunti një imagjinatë shumë pjellore, e cila e çon gjithmonë të shpikë histori te reja, të cilat në fund arrin t'i besojë edhe vete.
PUNA: Duke parë zotësinë e tyre komunikuese, të lindurit e kësaj shenje, Ketër, janë shpesh shitës shumë të zotë dhe zëdhënës shumë të mirë për marrëdhëniet publike. Aktivitetet ku mund të kenë raporte me njerëzit, janë më të preferuarit nga ta, sepse aty mund të japin rezultate shumë të mirë dhe në të njëjtën kohë të argëtohen. Arrijnë të bëjnë mirë rolin e kronistit, të gazetarit, të artistit dhe të tregtarit.
AFËRSIA: Të lindurit nën ketë shenjë kanë shume miq dhe jetë shoqërore shume intensive. Arrijnë të kenë raporte shume të mira me Kukuvajkën (Bufin) dhe raporte të rëndësishme me Fajkoin.
PIKA E DOBËT: Vështirësia për të ndërruar idetë, duke qene se ecin gjatë gjithë kohës nëpërmjet imagjinatës dhe fantazisë së tyre.
LULE OSE BIMA: Bari
GURI: Malakit
ZOG MBROJTËS:Papagalli Jeshil
ELEMENTI QIELLOR ALEAT: Nebulosa e Kuqe M42
NGJURA: Jeshile
NUMRI ME FAT: 12


Breshka
(29 qershor - 26 korrik)

TRADITA: Te lindurit e shenjës se Breshkës konsideroheshin si përfaqësues se durimit. Ne kulturën Maja, breshka ishte mesazheri i perëndive, simbol i jetëgjatësisë dhe e mençurisë.
KARAKTERI: Janë persona shume te kontrolluar, tolerante: duket sikur asgjë nuk mund ti shqetësojë. Ne raste vështirësie largohen me shpejtësi. Ju pëlqejnë hapësirat dhe mbi te gjitha preferojnë detin. Janë shume te durueshëm dhe me vështirësi e humbin durimin, por kur ndodh është me mire te mos jesh pranë tyre. Janë individë qe ndërtojnë hap pas hapi ekzistencën e tyre, duke mos pasur kurrë besim mbi rezultatet e lehta. Janë konservatore, besojnë ne vlerat njerëzore dhe kane një sens te thelle fetar.
FEMRA: Femrat Breshke ju pëlqen shume te kujdesen pe shtëpinë e tyre, qe për to, është gjeja me e rëndësishme se bashku me familjen. Janë shume te ndjeshme dhe për ketë arsye janë gjithmonë ne mbrojtje. Ne qofte se hapin zemrën e tyre, janë te zonjat ta dhurojnë pa rezerva, me kusht qe besimi I tyre te mos tradhtohet kurrë.
MASHKULLI: Meshkujt e lindur nen shenjen e Breshkës janë te rezervuar, nuk u pëlqen te ndjehen ne qendër te vëmendjes se te tjerëve. Nuk hyjnë me lehtësi ne kontakt me te tjerët, por kur e bëjnë dine te jene miq te ndershëm dhe te sinqerte. Kane karakter te përgjegjshëm dhe konstruktiv. Nuk e lëne veten te udhëhiqen nga ndjenjat me lehtësi, por janë partnere te besueshëm dhe te sigurte.
PUNA: Te lindurit ne shenjen e Breshkës, shpesh kane sukses ne pune, sepse janë te durueshëm dhe te tërhequr, dhe herët a vone arrijnë qëllimet e tyre. Dallohen veçanërisht ne aktivitete ku mund te shprehin dhuntinë e tyre…zemërmadhësinë, dhe vihen me kënaqësi ne shërbim te brezave te ardhshëm. Janë mjeke shume te mire, mësues, psikologe dhe asistente sociale.
AFËRSI: Një raport i privilegjuar vendoset me te lindurit nen shenjen e Lakuriqit te Natës dhe te Palloit, me te cilët ka shume interesa te përbashkëta. Simpatizojnë me lehtësi edhe te lindurit ne shenjen e Jaguari.
PIKA E DOBËT: Bindjet e forte, i çojnë shume shpesh, te jene te llogaritshëm dhe te njihet mënyra e veprimeve te tyre.
LULE OSE BIMË: Nopal
GURI: Serpentina
ZOGU MBROJTËS:Airone
ELEMENTI QIELLOR ALEAT: Sirio
NGJYRA: E verdhe-Jeshile
NUMRI ME FAT: 61


Lakuriqi i natës
(27 korrik - 23 gusht)

TRADITA: Sipas priftërinjve Maja, te lindurit nen shenjen e Lakuriqit te Natës, nuk kane nevoje për aleanca, sepse kane një dëgjim kaq te ndjeshëm sa mund te dëgjojnë edhe mendimet e te tjerëve.
KARAKTERI: Dine gjithmonë instinktivisht se çfarë duhet te bëjnë dhe si duhet te reagojnë, nuk kane nevoje për programe apo për strategji, është si te kenë dhuntinë e parashikimit te gjerave. Janë drejtues te lindur dhe marrin gjithmonë aprovimin e vartësve. Janë luftëtarë, kane një karakter te forte dhe te vendosur, e cila i bën lider ne çfarëdolloj situate. Nuk kane frike nga sfidat, janë për aksionin direkt dhe te menjëhershëm.
FEMRA: E lindura nen shenjen e Lakuriqit të Natës është një tip origjinal. Nuk i pëlqen te jete e njëllojtë me te tjerët dhe bën gjithçka për tu dalluar. Brilante dhe simpatike, I pëlqen te ketë meshkujt nen këmbët e saj, por kur dashurohet është shume besnike. Nuk është e lehte ta besh për vete, duhet vepruar me shume dinakëri dhe durim, për te mundur te hyhet ne zemrën e saj.
MASHKULLI: Mashkulli Lakuriq i Natës ve një pasion te madh ne çdo gjë qe bën, është kërkues, po aq me veten sa edhe me te tjerët. Ne dashuri ka gjithmonë frike se mos humbe lirinë e tij, si pasoje mund te behet për vete vetëm nga një grua, e cila duhet te doje po aq pavarësinë e saj dhe te respektoje te tijen.
PUNA: Te lindurit e shenjës se Lakuriqit te Natës ju pëlqen të komandojnë; për ketë arsye jepen ne mënyrë totale pas punës. Ja arrijnë shume mire ne aktivitetet private, organizuese dhe ne sportet profesionale.
AFËRSI: Lakuriqi i Natës shtrëngon aleanca shume te mira me te lindurit e shenjës se Jaguarit dhe te Palloit, qe shpesh kane admirimin e tij. Kane raporte shume te mira me te lindurit e Fajkoit dhe te Gjarprit.
PIKAT E DOBËTA: Pandërgjegjësia e tepruar shpesh i çon te përfshihen ne situate jashtëzakonisht te rrezikshme.
LULE OSE BIMA: Dulkamara
GURI: Perla
ZOGU MBROJTËS: Pëllumbi i Bardhe
ELEMENTI QIELLOR ALEAT: Hena
NGJYRA: E zezë
NUMRI ME FAT: 16


Akrepi
(24 gusht - 20 shtator)

TRADITA: Për Maja-t te lindurit nen këtë shenje kishin misionin për te ruajtur kujtimet e popullit dhe për te ruajtur mençurie.
KARAKTERI: Akrepat janë inteligjente, kane një personalitet karizmik dhe janë xheloze te intimitetit te tyre. nuk kalojnë kurrë pa u vene re dhe arrijnë te jene ne qendër te vëmendjes pa bere asgjë te veçante. Janë shpirtra te lire. Te tjerëve ju transmetojnë respekt dhe nuk janë ne kërkim te aprovimit të të gjithëve. Kane një shpirt vëzhgues qe i bën te jenë ne gjendje te kuptojnë totalisht personat dhe situatat. Fale nje kujtese te shkëlqyeshme, nuk i harrojnë kurrë te këqijat dhe favoret qe ju janë bere.
FEMRA: Femra Akrep nuk e le veten te arrihet me lehtësi, është shume kërkuese, ve ne prove ata qe e duan dhe nuk jepet derisa nuk është e sigurte, qe tjetri meriton dedikimin e saj total. Nuk fal tradhtinë dhe preferon meshkuj te thjeshte, konkrete.
MASHKULLI: Mashkulli Akrep i vjen turp nga ndjenjat e veta, i manifeston shume rralle dhe vështire qe ti shfaqe apo ti deklaroje ne publik. Kjo mund ta beje te duket I ftohte, por nuk është kështu. Do te zgjedhe një grua qe nuk do te shfaqe kurrë superioritetin ndaj tij dhe qe i lejon te ketë (ose te besoje qe ka) kontrollin e situatës. Ne intimitet tregohet i hapur dhe seksualisht gjithmonë i gatshëm.
PUNA: Te lindurit nen shenjen e Akrepit janë punonjës te kujdesshëm dhe te palodhshëm, dhe kryejnë me te njëjtin impenjim çfarëdolloj aktiviteti, duke u bere kështu te nevojshëm. Dine te jene te kujdesshëm, metodike dhe shume te organizuar, janë perfekt ne te gjitha pasionet qe kërkojnë rregull dhe saktësi. Për ta janë shume te mire aktivitetet administrative, kontabilitet, bankat dhe te gjitha format e asistencës sociale.
AFËRSI: Akrepi preferon te shoqërohet me persona qe nuk tërheqin shume vëmendjen. Te lindurit e shenjës shkojnë veçanërisht dakot me Hardhucën, me te cilët kane shume gjera te përbashkëta. Mund te tërhiqen nga kurajoja e Ujqërve, te cilët i admirojnë shume.
PIKA E DOBËT: Posesiviteti i pazvogelueshem shpesh i çon qe te bëjnë te vuajnë edhe personat qe duan.
LULET DHE BIMËT: Gruri i Arte
GRURI: Topazio
ZOGU MBROJTËS: Martin peskatore
ELEMENTI QIELLOR ALEAT: Venusi
NGJYRA: E verdhë
NUMRI ME FAT: 10


Dreri
(21 shtator - 18 tetor)

TRADITA: Priftërinj Maja ju jepnin te lindurve te kësaj shenje një inteligjence te lindur dhe kapacitetin për tu vendosur ne pozicionet e te tjerëve. Dreri konsiderohej si një kafshe qe kishte fuqi te mbinatyrshme.
KARAKTERI: Janë persona pak a shume te turpshme, me dhuntinë e krijimtarisë dhe ju pëlqejnë hapësirat e mëdha. Duan paqen dhe qetësinë dhe evitojnë çdo lloj konflikti. Kane shume imagjinate dhe kane një sens te thelle mbi te bukuren. Shpesh janë krijesa delikate dhe te manovrueshëm, janë shume tërheqës dhe kjo i benë te duken te bukur edhe ne qofte se nuk janë.
FEMRA: Femra Drerë ka një natyre elegante, qe e bën te duket perfektë edhe e sapo çuar nga shtrati. Ka një natyre te spikatur romantike dhe ve ne qendër te jetës se saj dashurinë, te cilën e ndjek shpesh duke përfunduar me idealizimin e personit ose te situatave, me rrezikun për te mbetur e zhgënjyer.
MASHKULLI: Mashkulli Drerë e do shume lirinë e tij dhe ka shume frike nge lidhjet nga frika e vuajtjes për shkak te tyre. janë te ndjeshëm dhe gjithashtu plot me dyshime, veçanërisht ne fushën e dashurisë. Janë persona qe kane shume për të dhëne nga ana e ndjenjave, por rralle kënaqen vetëm me një partnere, kështu qe rreziku i tradhtisë është shume i larte
PUNA: Një dhunti e Drerit është krijimtaria, shpesh e kombinuar me talentin artistik. Është e mundur qe te lindurit e kësaj shenje te drejtohen drejt profesioneve te lidhura ne ndonjë lloj mënyrë me artin dhe spektaklin.
AFËRSI: Te lindurit nen shenjen e Drerit maksimumin e afërsisë e kane me te lindurit nen shenjen e Gjarprit, me te cilët kuptohet shume mire ne te gjitha fushat. Raporte shume te mira miqësore ka me te lindurit e shenjës se Majmunit dhe te Breshkës.
PIKA E DOBËT: Frika. Situatat e rrezikshme ose te vështira i frikësojnë dhe i çojnë te heqin dore nga çfarëdolloj tentative luftimi.
LULE OSE BIMA: Ceiba meksikane
GURI: Sytë e Maces
ZOG MBROJTËS: Usinjolo
ELEMENTI QIELLOR ALEAT: Arusha e Madhe
NGJYRA: Portokalli-e verdhe
NUMRI ME FAT: 3


Kukuvajka (Bufi)
(19 tetor - 15 nëntor)

TRADITA: Sipas priftërinjve Maja, te lindurit nen ketë shenje konsideroheshin Ek’Pulyah, domethënë të zote për te lexuar ne subkonshiencën e te tjerëve dhe për te gjetur çfarë është e humbur. Simboli i shenjës është Kukuvajka zbuluese.
KARAKTERI: Duke qene se janë individë te cilët nuk kalojnë pa u vene re, Kukuvajkat gjenden gjithmonë ne qendër te vëmendjes. Kane mundësinë e parashikimit te se keqes qe mund t’ju vije nga te tjerët dhe rralle parashikimet e tyre janë te gabuara. Ndoshta kjo vjen nga intuita e tyre gati asnjëherë e gabueshme. Mund te duken te turpshëm dhe te rezervuar ne shikim te pare, por kur hyjnë ne konfidencë tregohen te thjeshte dhe shume komunikues.
FEMRA: Femra Kukuvajke është shume e ndjeshme dhe dëshiron qe te trajtohet me ëmbëlsi. Duket sikur ka zotësinë qe te dije atë qe tjetri mendon ose ndjen dhe kjo e bën një shoqe ose një partnere shume te mire. Ajo tërhiqet nga njerëz me shpirt dhe moral te madh. Besnikëria është e rëndësishme për te, ashtu si edhe sinqeriteti.
MASHKULLI: I linduri nen shenjen e Kukuvajkës i pëlqen të argëtohet dhe gjate gjithë kohës të ketë njohje te reja, veçanërisht kur është shume i ri. Me maturimin e tij e ka me te lehte te ndjeje dëshirën për tu ndalur dhe për të krijuar një familje, edhe pse besnikëria nuk është një nga dhuntitë e tij kryesore.
PUNA: Te lindurit nen shenjen e Kukuvajkës kane dhuntinë e nuhatjes dhe të të zgjedhurit te momenteve, kështu qe ne pune bien gjithmonë ne këmbë. Janë veçanërisht te përshtatem për aktivitete ne sektorin e mjekësisë, nganjëherë orientohen edhe ne sektorin e botanikes dhe te ekologjisë.
AFËRSI: Kane dhuntinë e një ndjeshmërie speciale, te lindurit nen shenjen e Kukuvajkës, shpesh kane shume miq, mbi te gjithë te lindurit nen shenjen e Lepur-Ketër dhe te Fajkoit. Raporte shume te rëndësishme mund te kenë vendosur me te lindurit ne shenjen e Palloit.
PIKA E DOBËT: Ndjeshmëria e madhe i bën jashtëzakonisht të ndjeshëm për problemet e te tjerëve dhe kjo I ben ata delikate.
LULE OSE BIMË: Pema e Zgjarrit
GURI: Opali i Zgjarrit
ZOGU MBROJTËS: Kukuvajka
ELEMENTI QIELLOR ALEAT: Saturni
NGJYRA: Portokalli
NUMRI ME FAT: 4


Palloi
(16 nëntor - 13 dhjetor)

TRADITA: Sipas Maja-ve puplat shkëlqyese te bishtit te kësaj kafshe, tregojnë lartësinë për te shkëlqyer me dritën personale. Bashkëngjitnin shenjen me imazhin e një mbreti qe shëtit madhështor me një kurore puplash shumëngjyrëshe.
KARAKTERI: Kane shume besim ne forcat e veta, Pallonjtë janë persona origjinale e krijues dhe kane një sens te shkëlqyer humori. Dine te jene konkurrues dhe dëshirojnë te përmirësohen. Ju pëlqen te jete protagonistet ne çdo situate dhe mjere kush kërkon t’ju marre skenën.
FEMRA: E lindura ne Pallua i pëlqen te vishet ne mënyrën ekzotike ose me sakte ne mënyrë jo te zakonshme dhe shpesh edhe sjellja e saj është origjinale. Nuk jepet lehtësisht ne dashuri, sepse do përkrah një mashkull qe te jete ne lartësinë e saj, por qe ne te njëjtën kohe mos ta lere ne hije. Domethënë do një mashkull te forte, pore dhe te gatshëm qe ta lënë veten te drejtohet nga ajo. Ne realitet kjo gjë është gati e pamundur për tu realizuar.
MASHKULLI: Mashkulli Pallua është një drejtues i lindur, inteligjent dhe di te mbizotërojë mbi te tjerët. Nganjëherë ka besim te tepruar ne vetvete dhe rrezikon te nënvleftësoje personat dhe situatat. Ne dashuri është kërkues dhe kërkon një partnere qe te dije ta ndjeke ne te gjitha ndërmarrjet e tij, por qe edhe te dije ta mahniste me pavarësinë dhe krijimtarinë e saj.
PUNA: Te lindurit nen shenjen e Palloit ju pëlqen te japin urdhra, prandaj do kërkojnë gjithmonë te jene ne pozicione drejtuese, çfarëdolloj aktiviteti te kryejnë. Janë te zote te ndërtojnë pasuri te mëdha, ta humbin atë dhe te fillojnë përsëri nga zero. Ja dalin shume mire ne veprimet qe kane nevoje për zotësi komunikuese. Janë shitës shume te mire.
AFËRSI: Te lindurit nen shenjen e Palloit kane një natyre shume shoqërore, qe i bën te shkojnë mire me te gjithë. Akordimet me te mira bëhen me te lindurit e shenjës se Jaguarit dhe te Lakuriqit të Natës. Raporte te mira edhe me Breshkën.
PIKA E DOBËT: Optimizmi I tepruar mund ti çoje te shohin vetëm aspektin e këndshëm te situatës dhe te mos përgatitën për vështirësitë e jetës.
LULE OSE BIMË: Avokado
GURI: Topazio
ZOGU MBROJTËS: Fazani i arte Antares
NGJYRA: E kuqe-Portokalli
NUMRI ME FAT: 5


Hardhuca
(14 dhjetor - 10 janar)

TRADITA: Maja-t konsideronin te lindurit nen shenjen e Hardhucës, te zote për te ndërruar lëkurë ne çdo moment, sipas situatës.
KARAKTERI: Individë me karakter shumë kompleks dhe te pafytyre, Hardhucat janë te zote te ndryshojnë lehtësisht sjellje dhe pamje, duke ju përshtatur çdo situate. Duke qene se personaliteti i tyre është gjithmonë ne zhvillim, gjate gjithë ekzistencës se tyre janë ne kërkim te vetes. Nuk është e habitshme qe ndërrojnë shpesh pune, shtëpi ambient dhe stil te jetës. Janë persona me zemër te madhe, por edhe provokues.
FEMRA: Femra Hardhuce është shume e zonja ne kontrollin e vetvetes, te shtëpisë se saj dhe te jetës se saj. Di gjithmonë se ku te marre çdo gjë me çmim te mire, ashtu si edhe te arrije kushtet me te mire ne çfarëdolloj situate. Motoja e saj është sinqeriteti me çdo kusht dhe e ka te vështirë te fale kush e ka gënjyer ose mashtruar. E do shume Diellin dhe jetën ne ajër te pastër.
MASHKULLI: Një mashkull Hardhucë nuk e tregon kure veten komplet, është shume e rralle qe ai te hapet totalisht përpara një personi tjetër, duke pasur gjithmonë nevoje për hapësirat e tij dhe momente vetmie. Femra e jetës se tij duhet te jete shume e zonja dhe duhet te ketë respekt për anët e tij te fshehura dhe për momentet e tij te lirisë.
PUNA: Te lindurit nen shenjen e Hardhucës janë inteligjente dhe arrijnë te kuptojnë çdo gjë me lehtësi. Janë te kujdesshëm, kane një kujtese shume te mire, analitike, arrijnë t’ia dalin ne çdo aktivitet tekniko-shkencor, te çfarëdolloj niveli.
AFËRSI: Janë shume kërkues edhe ne raportet nder-personale, te lindurit e kësaj shenje shkojnë veçanërisht mire me ata te shenjës se Akrepit, me te cilët shpesh kuptohen përtej fjalëve. Hardhucat tërhiqen nga Jaguarët dhe krijojnë raporte te mira me Breshkat.
PIKA E DOBËT: Pafajësia. Me dëshirën e tyre për t’i kënaqur te tjerët, ndonjëherë heqin dore për te qene vetvetja.
LULE OSE BIMA: Ibisko
GURI: Granato
ZOGU MBROJTËS: Kardinale
ELEMENTI QIELLOR ALEAT: Marsi
NGJYRA:E kuqe
NUMRI ME FAT: 6


Majmuni
(11 janar - 7 shkurt)

TRADITA: Ne traditën Maja, një shenje te tille, i hipnin një kujtese shume te mire dhe shpirt te fuqishëm imitues, simbolizuar nga mashkulli Majmun me një mije fytyra dhe me një mije emra.
KARAKTERI: Persona te forte fizikisht dhe shpirtërisht, te lindurit e kësaj shenje kane një mentalitet te hapur dhe kane tendencën te jene te lire dhe të pavarur. Përkrah tyre argëtohesh shpesh, sepse kane sens humori dhe janë vërtet te talentuar për te ç’dramatizuar problemet. Për natyrën e tyre aventurioze dhe kurijoze ju pëlqen te udhëtojnë dhe te njohin persona dhe situate te reja.
FEMRA: Femra Majmun është argëtuese dhe simpatike, arrin te tërheqë vëmendjen e te gjithëve edhe pa dashur. Duke qene se është shume romantike, i pëlqen te flirtoje me këdo për te vene ne prove veten. Dashurohet me lehtësi te madhe, por me te njëjtën lehtësi nuk dashuron me.
MASHKULLI: Mashkulli Majmun është shume i pavarur dhe e i pëlqen liria e tij me shume se çdo gjë tjetër. Është ambicioz dhe shume energjik, është gjithmonë i projektuar mbi te ardhmen. Nuk është i lindur për monogaminë dhe me vështirësi çon përpara vetëm një relacion.
PUNA: Kurioze dhe nervoze, te lindurit nen shenjen e Majmunit janë te zote te ndryshojnë shpesh profesion, duke ju përkushtuar edhe aktiviteteve te pavarura. Nuk e durojnë dot monotoninë dhe rutinën dhe kane nevoje për pune qe t’ju japë gjithmonë stimuj te rinj. Mund te jene reklamues, shitës dhe programatore informatike.
AFËRSI: Te lindurit e shenjës se Majmunit janë shume shoqërore dhe ne përgjithësi kane raporte shume te mira me te gjithë. Admirojnë te lindurit nen shenjen e Gjarprit, kurse me Pallonjtë mund te jetojnë aventura te paharrueshme net e gjitha senset.
PIKA E DOBËT: Paqëndrueshmëria. Humbin lehtësisht interes dhe nuk përdorin plotësisht te gjitha dhuntitë qe kane.
LULE OSE BIMË: Vite
GURI: Perla
ZOGU MBROJTËS: Kulumbrì
ELEMENTI QIELLOR ALEAT: Ylli I madh I Zi (Grupimi Yjor i Mjellmës )
NGJYRA: E kuqe-Vjollce
NUMRI ME FAT:7




The last comments on this page:
Comment posted by Dupuis( kirbydupuisinbox.com ), 07/03/2013, 10:08 pm:
Quality articles is the main to attract the visitors to pay a visit the web site, that's what this website is providing.

Comment posted by Minton( hung_mintont-online.de ), 07/03/2013, 9:38 am:
Its like you read my mind! You appear to grasp a lot approximately this, such as you wrote the ebook in it or something. I believe that you just can do with some p.c. to pressure the message house a little bit, however other than that, this is wonderful blog. An excellent read. I'll definitely be back.

Comment posted by Vandyke( rebeccavandykearcor.de ), 06/15/2013, 1:43 pm:
Right here is the right blog for anyone who would like to understand this topic. You know a whole lot its almost tough to argue with you (not that I personally will need to_HaHa). You definitely put a brand new spin on a topic which has been discussed for many years. Excellent stuff, just excellent!

Comment posted by Bonilla( kami_bonillagmail.com ), 06/13/2013, 12:35 am:
You're so interesting! I do not suppose I have read anything like that before. So wonderful to discover another person with a few original thoughts on this subject. Seriously.. thank you for starting this up. This web site is one thing that is needed on the internet, someone with a bit of originality!

Comment posted by Mansfield( velma_mansfieldweb.de ), 06/10/2013, 7:01 pm:
You should take part in a contest for one of the best sites on the net. I'm going to recommend this website!

Comment posted by Mauro( dewayne-mauroarcor.de ), 05/21/2013, 3:16 pm:
I'm amazed, I have to admit. Seldom do I encounter a blog that's both educative and entertaining, and let me tell you, you have hit the nail on the head. The issue is something which not enough folks are speaking intelligently about. I am very happy that I found this during my hunt for something concerning this.

Comment posted by Galvan( elainegalvanfastmail.fm ), 05/20/2013, 9:19 pm:
Do you have a spam issue on this site; I also am a blogger, and I was curious about your situation; we have created some nice methods and we are looking to exchange techniques with other folks, please shoot me an e-mail if interested.

Comment posted by Hunter( adellhuntergmail.com ), 05/18/2013, 5:52 am:
Hurrah! After all I got a webpage from where I can truly take useful data concerning my study and knowledge.

Comment posted by Marsh( elisabeth.marshgmail.com ), 04/17/2013, 6:42 pm:
Good site you have got here.. It's hard to find excellent writing like yours nowadays. I seriously appreciate people like you! Take care!!

Comment posted by Kuhn( katlynkuhngmail.com ), 04/17/2013, 6:33 pm:
Heya! I'm at work surfing around your blog from my new iphone! Just wanted to say I love reading through your blog and look forward to all your posts! Keep up the great work!

Comment posted by Garner( marilyn-garnert-online.de ), 04/17/2013, 9:07 am:
It's great that you are getting thoughts from this article as well as from our discussion made here.

Comment posted by Greenlee( helaine_greenleeyahoo.com ), 04/16/2013, 7:46 pm:
When I initially commented I clicked the "Notify me when new comments are added" checkbox and now each time a comment is added I get several e-mails with the same comment. Is there any way you can remove people from that service? Many thanks!

Comment posted by Baker( zellabakergmail.com ), 01/17/2013, 2:55 pm:
Hello, i think that i saw you visited my web site thus i came to _return the favor_. I'm trying to find things to enhance my website!I suppose its ok to use some of your ideas!!

Comment posted by Joiner( coyjoinercare2.com ), 01/14/2013, 1:57 pm:
This article offers clear idea in favor of the new people of blogging, that actually how to do blogging.

Comment posted by Newsome( anastasianewsomebigstring.com ), 01/02/2013, 2:01 am:
For the reason that the admin of this website is working, no uncertainty very soon it will be renowned, due to its feature contents.



Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your message:
HOROSKOPI - ASTROLOGJIA  
  ...................................Faza e sotme e Hėnės dhe pozicioni aktual planetar (lart)
Uploaded with ImageShack.us
Uploaded with ImageShack.us
Uploaded with ImageShack.us
Uploaded with ImageShack.us Protected by Copyscape Plagiarism Check
 
astron  
   
Advertisement  
   
Sot, ka pasur 848 visitorsnė kėtė faqe!
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=
ASTRO