AstroN
 
ASTRO-MITOLOGJI
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët
  ASPEKTET PLANETARE
  Tranziti i Jupiterit në Shigjetar
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  DITËT E JAVËS
  Kalendari Pagan Helen
  Llogaritja e orës
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  Sirenat
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Shkrimet e para dhe Alfabeti
  Libra astrologjikë
  Më kontaktoni
AstroN
Tranziti i Jupiterit në Shigjetar

 



JUPITERI TRANZIT NË SHIGJETAR

Jupiteri, planeti i fatit të madh dhe i zgjerimit, nga data 8 Nëntor (ora 14:30) futet në zonën qiellore të Shigjetarit për të qëndruar aty deri më 2 dhjetor 2019. Në këto 13 muaj shenjat e zjarrit (Dashi, Luani dhe Shigjetari) do të njohin mbarësi në shumë fusha të jetës: hapje, zgjerim, sukses, arritje, çlirim, zhbllokim, lehtësira, socializim, entuziazëm, mundësi, fat. Këto të mira vijnë një herë në çdo 4 vjet, prandaj shfrytëzoni rastin të realizoni ëndrrat tuaja! Në një nivel më të ulët do të përfitojnë dhe Peshorja me Ujorin (si aleatë të Shigjetarit). Shigjetari vet, përveç favoreve që u përmenden më lart do të preket dhe nga teprimet. Nga optimizmi i zgjeruar do të abuzojë më ushqimin dhe pijet dhe mund të shëndoshet, me gjithë pamjen fizike të admirueshme që kanë.  Jupiteri këtu ndodhet në shtëpinë e vet (shenjën që sundon) prandaj shpreh gjithë potencialet e tij. Po si i prek Jupiteri shenjat e tjera nga pozicioni i tij në Shigjetar (edhe si ashendente)? Lexoni më poshtë:

Dashi apo Ashendenti Dash
Doni të dilni dhe të eksploroni, të mësoni gjëra të reja dhe të zgjeroni horizontet tuaja, nëse keni një kohë kohë pushimesh, tani është koha e duhur. Fati do t’ju ndjekë kudo! Bëni gati pasaportën sepse tani është koha të merrni rrugët. Nëse udhëtimet e largëta nuk janë të mundshme, atëherë përpiquni të dilni në ndonjë “restorant me traditë të huaj” apo provoni diçka të ndryshme me partnerin tuaj, eksploroni diçka të re sëbashku. Nëse jeni vetëm mund të bini në dashuri me një person të huaj, prandaj frekuentoni restorante apo ambjente të huaja dhe po nuk shkuat jashtë shtetit. Shqyrtoni fusha të reja dhe kërkoni përgjigje për pyetjet e jetës, mund të gjeni përgjigjet e duhura! Mund të njiheni me njerëz nga kultura të tjera apo do të merreni me tema fetare dhe shpirtërore, megjithatë çfarëdoqë do të dëshironi të provoni gjërat e reja do të mbizotërojnë. Mundësitë janë të pafundme! Nuk ka kohë më të mirë se kjo nëse doni të zgjeroni studimet tuaja, nëse e keni pasur në plan këtë më përpara. Do t’i përvetësoni konceptet e reja shpejt dhe me lehtësi.

Demi apo Ashendenti Dem
Kohë të nxehta ju presin! Ju e dini si e doni, dhe e doni tani! Do të jeni më entuziast dhe aktiv në dhomën e gjumit këto kohë. Gjëja më e bukur përveç “seksit fantastik”, me këtë tranzit, do të jetë paraja! Jupiteri tashmë është vendosur në shtëpinë e erotizmit dhe parasë në bashkëpunim. Marrëdhëniet fantastike erotike dhe dhuratat janë rrugës. Ky tranzit lidhet gjithashtu me paratë që mund të përfitoni nga partneri, trashëgimia, huatë, prandaj nëse doni të merrni kredi në bankë tani është koha e duhur për të aplikuar. Gjithashtu mund të kërkoni para borxh dhe nga miqtë. Të tjerët mund t’ju ofrojnë ndihmën e tyre të nisni një bisnes të ri apo t’ju ndihmojnë financiarisht sepse kësaj here do të jeni më të besueshëm. Nëse po kërkoni për një investitor mund ta gjeni një tani. Nëse jeni në marrëdhënie intime me dikë gjërat do të jenë më të nxehta! Do t’i shprehni më shumë ndjenjat tuaja këtë periudhë dhe nuk do të keni frikë të thoni se si ndiheni në të vërtetë në marrëdhëniet tuaja intime gjë që mund të thellojë shumë lidhjen tuaj. Nëse dikush ju ka para borxh apo ju keni borxhe vet tani është koha e duhur për t’i larë përfundimisht. Gjithashtu biznesi i përbashkët apo bashkëndarja e parasë me të tjerët është shumë e favorizuar gjatë këtij tranziti. Ata që merren me psikologji, okultizëm, biznese që lidhen me funeralet mortore do të kenë shumë përfitime në këto 13 muaj. 

Binjakët apo Ashendenti Binjakët
Përgatituni të përshpejtoni kohën! Do të zgjeroni rrethin tuaj social. Kjo është një kohë e shkëlqyer për takime me partnerë bisnesi, apo për të gjetur partnerin e jetës suaj, por dhe për t’u pajtuar me dikë. Ky tranzit planetar bie në sektorin tuaj të martesës dhe partneritetit. Marrëdhëniet me miqtë tuaj më të mirë do të përmirësohen shumë gjatë kësaj periudhe dhe do ta gjeni veten shumë të zënë me ortakë të rinj. Ka mundësi që një person të cilin e keni njohur para dy vitesh do të krijojë tashmë një lidhje më zyrtare me ju. Fejesat dhe martesat janë të mundshme gjatë këtij tranziti të Jupiterit. Gjithashtu marrëdhëniet martesore apo partnerore ekzistuese do të jenë në përmirësim gjatë 13 muajve në vijim. Nëse jeni beqar do të mendoni gjatë për martesën apo do të keni një dëshirë të formoni një lidhje jetëgjatë sentimentale. Nga ana sociale do të jeni shumë të zënë me njerëz dhe ka mundësi të fitoni një mik shumë të ngushtë gjatë kësaj kohe dhe kjo miqësi mund të zgjasë përjetë. Do të jeni pozitiv dhe të ngrohtë dhe njerëzit do vdesin nga dëshira të qëndrojnë me ju.

Gaforrja, apo Ashendenti Gaforre
Kjo është një periudhë ku do të kujdeseni më shumë për veten tuaj, shëndetin dhe pamja e jashtme do të jëtë fokusi juaj, madje dhe një qime e vogël në bluzën tuaj do t’ju bezdisë më shumë se herët e tjera. Do të këmbëngulni për të qënë më të përkryer tani dhe do të merreni më me shumë detaje. Do të keni më shumë energji në detyrat dhe punët e përditshme, por do të doni të shpenzoni më kohë duke pastruar, përmirësuar shëndetin apo zbukuruar veten. Nëse doni të humbisni peshë tani është koha e duhur, tranziti ju favorizon të ndërmerrni një regjim të ri shëndetësor. Por nëse nuk i kushtoni vëmendje kësaj, do të shtoni shumë në peshë gjatë këtyre 13 muajve. Problemet e ndryshme shendetësore kanë mundësi të përmirësohen. Do të keni një nevojë më të madhe për pastërti dhe higjenë. Do të investoni për pajisje apo qendra të reja trajtimi për trupin tuaj. Kjo është gjithashtu një kohë e shkëlqyer për të kërkuar një punë më të lehtë apo me orare të pjesshme. Pajisjet e pastrimit në shtëpinë tuaj do të vihen më shumë në punë gjatë këtij tranziti. Me kolegët apo bashkëpunënorët do ta shkoni më mirë.

Luani apo Ashendenti Luan
Romanca është përreth jush, krijimtaria arrin kulmin, dhe dashuria shpërthen. Marrëdhëniet me fëmijët do të jenë një kënaqësi, dhe nëse po shpresoni për një fëmijë tani është koha e duhur për t’u përpjekur. Do të jeni të parezistueshëm, veçanërisht për seksin e kundërt, prandaj shfrytëzoni rastin për të zgjedhur! Disa do të gjejnë dashurinë e jetës së tyre gjatë kësaj kohe, ose të paktën të përjetojnë një lidhje të rëndësishmë dashurie! Do të jeni me fat në lojrat e fatit gjatë kësaj kohe 13 mujore prandaj pse të mos blini një biletë llotarije? Krijimtaria juaj do të jetë në kulmin e saj pra, përfitoni nga kjo kohë nëse keni të bëni me ndonjë fushë krijuese. Do të rrethoheni nga fëmijët, nipat apo mbesat dhe do të merrni kënaqësi prej tyre. Do t’i kushtoni më shumë kohë hobeve, krijimtarisë dhe kënaqësisë. Nëse e keni tashmë një marrëdhënie ajo do të bëhet më romantike dhe e gjallë. Do të zbaviteni më shumë me partnerin tuaj dhe të shijoni praninë e njëri-tjetrit më shumë. Dashuria, romanca dhe argëtimi janë në gatishmërinë tuaj!

Virgjëresha apo Ashendenti Virgjëreshë
Ky tranzit do tranzit do të përmirësojë gjendjen tuaj të jetesës! Situata familjare do të përmirësohet shumë dhe ju do ta doni më shumë jetën shtëpiake.Nëse po kërkoni për një shtëpi të re dhe më të komode apo të bëni rregullime në shtëpinë aktuale, tani është koha për ta bërë këtë! Do të gjeni raste të mira pazari për të përmirësuar shtëpinë. Pavarësisht nga situata e jetesës do të keni mundësinë të shikoni përfitime në shtëpinë tuaj. Ndoshta, do të blini pajisje të reja? Apo ta zbukuroni shtëpinë tuaj? Gjithsesi diçka që ka të bëjë me shtëpinë është në mendjen tuaj. Nëse po kërkoni të merrni shtëpi me qera, tani përpiquni. Por edhe nëse po kërkoni të zgjeroni shtëpinë tuaj me ndonjë shtesë koha ju favorizon. Nëse doni të shijoni rehatinë e shtëpisë suaj, kjo është periudha e duhur. Marrëdhëniet do të jenë të mira me të gjithë pjesëtarët e familjes suaj. Të martuarit do të kenë një gëzim të ri duke qënë në shtëpi sëbashku, të qeshurat dhe dëfrimi janë pothuajse të garantuara! Nëse jeni të larguar nga vendlindja juaj kjo është periudha për ta vitizuar atë. Shitja e ndonjë prone apo blerja e saj do të jetë e favorizuar gjatë këtyre 13 muajve. Çdo gjë që lidhet me shtëpinë do të shkojë pa probleme tani. 

Peshorja apo Ashendenti Peshore
Do të jeni një bashkëbisedues i këndshëm tani, prandaj kënaquni! Gjithsesi, pyesni çfarë të doni! Komunikimi, të shkruarit, të folurit, vizitat apo udhëtimet e shkurtra do të shtohen më shumë këto 13 muaj në vazhdim. Nëse merreni me tregti do të keni shumë fat sepse komunikimi i mirë do të bëjë për vete klientët. Mënyra se si do të komunikoni është bileta juaj e artë! Do të jeni më të mençur tani me fjalët dhe mund të fitoni mbi çdo kundërshtim. Prandaj shkruani ndonjë mesazh dashurie apo lini një takim me dikë. Nëse jeni vetëm dhe duke kërkuar, nuk keni nevojë të shkoni larg. Dashuria ndodhet në lagjen tuaj apo diku afër. Dilni shëtitje në ndonjë park, bëni vizita tek të afërmit tuaj, apo shkoni sa më shpesh në dyqane, ka shumë mundësi të njiheni me ndonjë person special. Nëse jeni në një marrëdhënie komunikimi me partnerin do të përmirësohet shumë ndërmjet jush, dhe mund t’i bëni ndonjë deklaratë apo poezi dashurie partnerit tuaj. Nëse jeni shkrimtar do të jeni më të frymëzuar dhe të keni sukses në këtë drejtim. Do të jeni shumë pozitiv në mendime, në të folur, dhe në të shkruar. Nëse do të mbani një fjalim apo të keni një takim me rëndësi, fati është në anën tuaj. Kjo është gjithashtu një kohë e mrekullueshme të ndërmerrni udhëtime të shkurtra apo ndoshta të merreni me një sport të ri? Ky pozicion planetar ju jep shkathtësinë t’i mësoni gjërat shpejt. Nëse keni dashur të shprehni diçka dhe s’e keni bërë, nga frika se mos ju refuzojnë, mund të flisni kësaj radhe. Mësimi i një gjuhe të huaj është shumë i favorizuar tani. Kujtesa do të jetë mjaft e fortë me këtë tranzit. Do të jeni si sfungjer për të thithur informacione prandaj merrni sa të mundeni tani! Edhe marrëdhëniet me njerëzit e afërm përmirësohen dukshëm!

Akrepi apo Ashendenti Akrep
Keni nevojë për para dore? Pa problem! Tranziti i Jupiterit në shtëpinë tuaj të dytë do t’ju sigurojë që t’i merrni ato! Do të çliroheni apo jo përgjithmonë nga borxhet, kjo nuk dihet por nga ana financiare këto 13 muaj do të jeni më mirë. Nëse planetët e tjerë nuk kundërshtojnë prisni të përfitoni shuma financiare apo të merrni dhurata nga dikush. Këto dhurata mund t’ju vijnë në formën e një rritje page në punë, ose nëse jeni të papunë do të mund të gjeni një punë, të merrni dhurata apo vlera të tjera materiale nga njerëzit e dashur. Ky pozicion planetar lidhet me moton “Unë kam”, prandaj shpresoni të keni sa më shumë. Ka nga ata që do t’u vijë një fat i papritur, ose diçka që ka qënë në proçes gjatë dhe tashmë po merr përfundimin dhe ju të paguheni. Kjo periudhë 13 mujore është për marrje, fitime apo rritje mundësish përfitimi. Mund t’ju duhet të punoni fort, por do të shpërbleheni mirë. 

Shigjetari apo Ashendenti Shigjetar
Vini re! Ne 13 muajt në vazhdim do të ndiheni mirë, të dukeni mirë dhe të jeni në krye të botës! Doni të shijoni gjërat më të bukura të jetës më shumë së herët e tjera kësaj radhe, gjëra si koha e lirë, argëtimi, ushqimi! Do të keni dëshirën të visheni pak sa të kapardisur apo të shfaqeni me një model të ri. Njerëzit do ta vënë re besimin e madh që do të keni ne vetvete dhe sjelljen pozitive që do t’ju karakterizojë! Nëse doni ndonjë favor apo ndihmë, tani është koha ta kërkoni atë. Njerëzit do të kenë më shumë besim tek ju kësaj here. Shefi juaj do ta vërë re sa punë të mirë keni bërë dhe do t’ju shpërblejë apo t’ju lavdërojë për këtë. Qëndrimi juaj pozitiv, optimist tërheq njerëzit drejt jush. Nëse jeni vetëm dhe në kërkim të ndonjë partneri të tjerët do t’ju kushtojnë më shumë vëmendje këto 13 muaj, prandaj ka mundësi të gjeni një njeri të rëndësishëm në jetën tuaj këto kohë. Nëse keni tashmë një lidhje me dikë, partneri do t’ju llastojë apo t’ju përkëdhelë më shumë në njëfarë mënyre, dhe marrëdhënia juaj do të përmirësohet apo thellohet nga zbavitja që do të kaloni sëbashku. Do të ndiheni sikur po fluturoni nga gëzimi. Përfitoni nga kjo periudhë e mrekullueshme!

Bricjapi apo Ashendenti Bricjap
Ana shpirtërore e jetës suaj do të shfaqë ngjyrat e saj tani. Mund të duket sikur po e veçoni veten dhe po mbylleni nga gjithçka për të jetuar në botën tuaj të ëndrrave dhe nuk ka kohë më të mirë se kjo për ta bërë këtë! Nuk do të merreni shumë me njerëzit kësaj here, do t’ju pëlqejë më shumë vetmia e të zhdukeni për ca kohë nga bota që ju ka lënduar apo bezdisur. Qëndrimi vetëm është një pushim (relaks) në vetvete gjë që ju po e shijoni tani më shumë se kurrë. Ëndrrat tuaja kanë më shumë ngjyra dhe gjallëri tani dhe do të ndjeni sikur do ta njihni më mirë veten se cili jeni në të vërtetë. Nëse jeni vetëm do të mund të përfshiheni në një marrëdhënie pa vlerë apo të përjetoni një lidhje të fshehtë sepse thellësisht brenda jush doni të jeni vetëm e të qetë pa angazhime serioze. Megjithatë, nëse e keni një marrëdhënie prej kohësh tashmë mund të përjetoni një botë të veçantë tuajën që do ta shijoni vetëm ju të dy duke humbur në fantazitë tuaja sëbashku. Bota juaj kësaj radhe do të jetë sekrete dhe romantike. Ata që kanë pasur probleme shëndetësore do të kenë përmirësimë të dukshme.

Ujori apo Ashendenti Ujor
Nëse nuk jeni ndjerë popullor kohët e fundit me siguri do të jeni më shumë gjatë këtij tranziti që prek sektorin e miqve dhe grupeve. Miq të vjetër nga e kaluara do të rikthehen tek ju gjatë këtij tranziti dhe ka mundësi që ju ta gjeni veten duke dëfryer miqtë tuaj më shpesh. Ky pozicion i Jupiterit do t’ju japë mundësi të dilni më shumë në rrethin tuaj social por dhe të pajiseni me objekte të reja teknologjike. Rrethi juaj miqësor do të rritet dhe për shkak të kësaj dhe vetbesimi juaj. Shpresat dhe dëshirat tuaja kanë mundësi të bëhen realitet, prandaj mos u kurseni në dëshira! Kjo është një kohë e shkëlqyer të merrni pjesë në rrjete sociale apo të përfshiheni në grupe e shoqata. Do të jeni gjithashtu më human dhe popullor. Mbështetja e miqve apo përkrahja nga organizata të ndryshme nuk do t’ju mungojë.

Peshqit apo Ashendenti Peshqit
Hapni tapetin e kuq, do të jeni të famshëm! Me siguri do të keni këtë ndjesi. Gjithkush do ta kthejë vëmendjen tek ju, dhe ju do të ndiheni mirë! Nëse e keni një punë tashmë mund të prisni promovimin e saj, të fitoni rritje page apo të ngriteni në detyrë. Eprorët tuaj tashmë mund të kenë më shumë besim ndaj jush dhe ju do të merrni një vlerësim më të merituar. Nëse jeni pa punë tani është koha të ndiqni punën tuaj të ëndrrave sepse talentin tuaj do ta shohin të gjithë. Do të fitoni respektin dhe vlerësimin e të tjerëve. Kjo është mundësia për të bërë më të mirën në karrierën tuaj! Mos e lini të kaloni kot, por guxoni, rrezikoni, përpiquni dhe gjithçka do t’ju dalë për mirë. Nëse jeni vetëm mund të njiheni me dikë në vendin e punës. Marrëdhëniet serioze mund të planifikojnë një martesë. Një gjë është e sigurtë, suksesi do të jetë me ju, shijojeni!





Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your message:
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR
HËNA SONTE



 
Facebook 'Like' Button  
   
Advertisement  
   
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=