AstroN
 
ASTRO-MITOLOGJI
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët
  ASPEKTET PLANETARE
  Parashikimi i vitit 2019 sipas Jupiterit
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Llogaritja e orës
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  Sirenat
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  Tipi i mashkullit që ju pëlqen
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  => Kush janë Pellazgët
  => Pellazgët që u asimiluan në grekë
  => Historia e Shqipërisë
  => Origjina lindore e plisit
  => Maqedonia e lashtë
  => Romanizimi i helenëve
  => Lelegët para-helenë
  => Mendimi i Enver Hoxhës mbi origjinën e shqiptarëve
  => Piratët ilirë
  => Epidamnos (Durrës)
  Shkrimet e para
  HISTORI GJUHE
  Libra astrologjikë
  Më kontaktoni
  Fito para online
AstroN
Pellazgët që u asimiluan në grekë

PELLAZGËT DHE ARDHJA E GREKËVE NGA EGJIPTI

Rreth dy mijë vjet para lindjes së Krishtit, në ditët kur Isaku biblik donte të zbriste në Egjipt, Greqia ishte e banuar nga një racë e egër njerëzish të quajtur Pellazgë. Ata jetonin në pyje, ose në shpella të gërryera nga mali, dhe gjuanin kafshë të egra me shkopinj të mëdhenj dhe shigjeta prej guri të mprehtë dhe shtiza. Ata ishin aq të vrazhdë dhe të egër sa nuk hanin tjetër përveç mishit të gjallë, manaferrave dhe rrënjëve që i shkulnin me dorë apo i këpusnin me gur të mprehtë.

Për veshmbathje, Pellazgët përdornin lëkurat e kafshëve që kishin vrarë; dhe për të mbrojtur veten kundër egërsirave të tjera, ata mblidhehin së bashku në familje ose fise, secila me një kryetar që udhëhiqte në luftë dhe në gjueti.

Kishte edhe vende të tjera më të qytetëruara në ato kohë. Midis tyre ishin egjiptianët, të cilët jetonin në Afrikë. Ata e përdornin zjarrin prej shumë kohësh, kishin mjete të mira dhe ishin shumë më të avancuar se Pellazgët. Ata kishin mësuar jo vetëm të ndërtonin shtëpi, por edhe të ngrenin monumentet më të mrekullueshme në botë, Piramidat.

Në Egjipt në atë kohë kishte burra të ditur. Ata kishin njohuri në shumë arte dhe shkenca, dhe e shënonin gjithçka që dinin në një shkrim të veçantë të shpikur prej tyre. Fqinjët e tyre, Fenikasit, toka e të cilëve kufizohet gjithashtu me Detin Mesdhe, ishin edhe ata mjaft të civilizuar; dhe meqë të dyja këto kombe kishin anije, ata shpejt filluan të lundronin përreth këtij deti të madh të brendshëm.

Meqë nuk kishin busull, lundërtarët egjiptianë dhe fenikas nuk provonin të dilnin nga fushëpamja e tokës. Fillimisht ata lundruan përgjatë bregut, dhe pastaj në ishujt që ata mund të shihnin nga larg në ujërat blu.

Kur ata kishin ardhur në një nga ishujt, ata mundën të shihnin një tjetër akoma më larg; pasi, siç shihet në çdo hartë, Deti Mesdhe, midis Greqisë dhe Azisë, është i mbushur me ishuj, të cilët duken si gurë kalimi që shkojnë nga njëri bregdet në tjetrin.

Duke përparuar kështu gradualisht, egjiptianët dhe fenikasit më në fund erdhën në Greqi, ku themeluan vendbanime dhe filluan t'u mësonin Pellazgëve shumë gjëra të dobishme dhe të rëndësishme.

Egjiptiani i parë që u vendos në Greqi ishte një princ i quajtur Inak. Me t’u vendosur në atë vend, i cili kishte një klimë më të mirë, ai i mësoi Pellazgët se si të ndiznin zjarrin dhe si të gatuanin mishin. Ai gjithashtu u tregoi se si të ndërtonin shtëpi të rehatshme duke vendosur gurë mbi njëri-tjetrin.

Pellazgët ishin inteligjentë, edhe pse kaq të paqytetëruar; dhe shpejt mësuan t’i ndërtonin këto mure më të larta, në mënyrë që t'i mbanin kafshët e egra larg shtëpive të tyre. Pastaj, kur ata mësuan përdorimin e mjeteve prej bronzi dhe hekuri, ata i prisnin gurët në blloqe të mëdha me formë të rregullt. Këto blloqe guri u vendosen mbi njëri-tjetrën më aq mjeshtëri saqë disa prej këtyre mureve janë ende në këmbë, edhe pse nuk është përdorur asnjë llaç për t’i mbajtur gurët ngjitur. E tillë ishte forca e Pellazgëve, saqë ata ngritën blloqe të mëdha të lartësi dhe bënë mure të tilla sa pasardhësit e tyre mendonin se duhet të kenë qënë ndërtuar nga gjigantët.

Ndërsa grekët i quanin Ciklopë gjigandët e tyre, që do të thotë "sy-rrumbullakët", ata shumë shpejt do t’i quanin këto mure ciklopeane; dhe, duke u treguar fëmijëve të tyre përralla për gjigantët e mëdhenj u thonin atyre se këto mure me gur të mëdhenj i kishin ndërtuar ciklopët duke shtuar se këta ndërtues të mëdhenj kishin vetëm një sy në mes të ballit.

PËRMBYTJA E OGJIGUT

Pak kohë pasi Inak egjiptiani u kishte mësuar Pellazgëve artin e ndërtimit dhe kishte themeluar një qytet të quajtur Argos, ra një tërmet i tmerrshëm. Toka nën këmbët e njerëzve u rëndua dhe u ça, malet u tundën, ujërat përmbytën tokën e thatë dhe njerëzit u arratisën të tmerruar nëpër kodra.

Pavarësisht nga shpejtësia me të cilën ata vrapuan, ujërat i arritën shpejt. Shumë prej Pellzgëve u mbytën, ndërsa disa të tjerë që u treguan më të shpejtë vrapuan në mal, dhe nuk ndaluan të pushonin derisa të ishin të sigurt.

Duke shikuar poshtë në rrafshinat ku kishin jetuar, i panë ato të gjitha të mbuluara me ujë. Ata tani u detyruan të ndërtonin shtëpi të reja; por kur ujërat e ulën shumë nivelin e tyre, apo u kthyen prapa në det, ata u gëzuan shumë kur gjetën se disa nga muret e tyre më të trasha i kishin rezistuar tërmetit dhe përmbytjes dhe ishin ende në këmbë.

Megjithatë, kujtesa e tërmetit dhe përmbytjes ishte shumë e qartë. Pellazgët e varfër nuk mund të harronin tmerrin e tyre dhe vdekjen e papritur të shumë miqve, dhe flisnin shpesh për atë kohë të tmerrshme. Ndërsa kjo përmbytje ndodhi në kohën kur Ogjigu ishte mbret, ajo zakonisht u lidh me emrin e tij dhe e u quajt Përmbytja e Ogjigut.

THEMELIMI I SHUMË QYTETEVE TË RËNDËSISHME

Pak kohë pasi Inaku kishte ndërtuar Argosin, një tjetër princ egjiptian erdhi për t'u vendosur në Greqi. Emri i tij ishte Kekrops, dhe, pasi ai arriti në Greqi pas Përmbytjes së Ogjigut, ai gjeti shumë pak banorë të mbetur aty. Ai zuri vend dhe vendosi të ndërtonte një qytet në një rrafshnaltë (kep) në verilindje të Argosit. Pastaj ai ftoi të gjithë Pellazgët që kishin shpëtuar nga përmbytja për t'u bashkuar me popullin e tij.

Pellazgët, të kënaqur që gjetën një udhëheqës të tillë të mençur, u bashkuan me të, dhe shumë shpejt mësuan të lëronin arat dhe të mbillnin grurë. Nën urdhrat e Kekropsit ata gjithashtu mbollën pemë ulliri dhe rrushi, dhe mësuan se si të shtypnin vajin nga ullinjtë dhe verën nga rrushi. Kekropsi i mësoi ata se si t'i shfrytëzonin qetë; dhe shumë shpejt gratë filluan të tjerrin leshin e deleve që kishin dhe ta endnin për veshjet e tyre të leshta, që filluan t’i përdornin në vend të lëkurës së bishave të egra.

Pas ndërtimit të disa qyteteve të vogla në Atikë, Kekropsi themeloi një më të madh, i cili fillimisht u quajt Kekrops në nderim të vetes. Ky emër, megjithatë, u ndryshua shpejt në Athina për të kënaqur Athinën, një perëndeshë të cilën populli adhuronte dhe e cila thuhej se ruante mbarëvajten e qytetit të preferuar. Thuhet se ishte Kekropsi i pari që hyjnizoi Zeusin, dhe e bëri atë perëndinë më të lartë në Greqi.

Kur Kekropsi vdiq, ai u pasua nga mbretër të tjerë, të cilët vazhduan t'u mësonin njerëzve shumë gjëra të dobishme, siç ishte trajnimi dhe përdorimi i kuajve, shpikja e karrocave dhe mënyra e duhur e korrjes së grurit. Njëri nga mbretërit madje tregoi se si t'i trajtonin bletët, dhe si ta përdorin mjaltin për ushqim.

Meqë faqet malore në Greqi janë të mbuluara me bimë të egra dhe lule me erëza të ëmbëla mjalti grek është shumë i mirë; dhe njerëzit thonë se mjalti më i mirë në botë është bërë nga bletët në Malin Himetos, pranë Athinës, ku ata grumbullonin rezervat e tyre të arta gjatë gjithë verës.

Menjëherë pas ndërtimit të Athinës, një koloni fenikase, e udhëhequr nga Kadmusi, u vendos aty pranë, në vendin e quajtur Boetia, ku më vonë themeluan qytetin e Tebës. Kadmusi gjithashtu u mësoi njerëzve shumë gjëra të dobishme, ndër të tjera artin e tregtisë dhe atë të lundrimit (ndërtimin dhe përdorimin e anijeve); por, mbi të gjitha, ai solli alfabetin në Greqi dhe u tregoi njerëzve se si t'i shprehin mendimet e tyre me shkrim.

Pothuajse në të njëjtën kohë kur Kadmusi themeloi Tebën (Thivën e sotme), një tjetër egjiptian i quajtur Danaus erdhi në Greqi dhe vendosi një koloni në të njëjtin vend ku ishte dikur Inaku. Argosi i ri u ngrit në të njëjtin vend si i vjetri; dhe vendi përreth tij, i quajtur Argolis, u nda nga Boetia dhe Atika vetëm me një rrip të gjatë të ngushtë toke, që njihej si Isthmusi i Korinthit.

Danausi jo vetëm që u mësoi Pellazgëve të gjitha artet e dobishme që Kadmusi dhe Kekropsi u kishin mësuar më parë, por gjithashtu i ndihmoi ata të ndërtojnë anije si ajo me të cilën ai kishte ardhur në Greqi. Ai gjithashtu themeloi festa apo lojëra festive për nder të perëndeshës së korrjes, Demetra. Në këto lojëra ftoheshin gratë dhe vetëm atyre u lejohej të mbanin pishtarë në paradat publike, në të cilat këndonin himne për nder të perëndeshës.

Pasardhësit e Danausit qeverisen për një kohë të gjatë vendin; dhe një anëtar i familjes së tij, Perseu, ndërtoi qytetin e Portës së Luanit (shek 13 pr.e.s), në Mikenë.

Të njëjtët njerëz ndërtuan varre për disa nga mbretërit e lashtë, dhe shumë dyqane apo rezerva thesarësh. Këto ndërtesa, të varrosura nën tokë dhe në rrënoja, u zbuluan disa vjet më parë. Nëpër varre janë gjetur shpata, shtiza dhe mbetje nga armatura të lashta, stoli ari, copa të lashta qeramike, kocka njerëzësh dhe, më të çuditshmet nga të gjitha, maska të holla prej ari të kulluar, të cilat mbulonin fytyrat e disa prej të vdekurve (kjo tregon me siguri origjinën egjiptiane të tyre).

Kështu pra, pellazgët pak nga pak u bashkuan me kolonitë e reja që erdhën për të zaptuar vendin, përvetësuan dialektet e tyre gjuhësore, u asimiluan në to dhe themeluan qytetet e tyre, secili me mbretin dhe ligjet e veta.






Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your message:
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
   
Advertisement  
   
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=