AstroN
 
ASTRO-MITOLOGJI
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët
  ASPEKTET PLANETARE
  HOROSKOPI I VIΤIΤ 2020
  => Parashikimi i vitit 2020 sipas Jupiterit
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Llogaritja e orës
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  Sirenat
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  Tipi i mashkullit që ju pëlqen
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Shkrimet e para
  Libra astrologjikë
  HISTORI GJUHE
  Më kontaktoni
  Fito para online
AstroN
Parashikimi i vitit 2020 sipas Jupiterit

JUPITERI ΤRANZIΤ NË BRICJAP

Jupiteri, planeti i fatit të madh dhe i zgjerimit, nga data 2 dhjetor 2019 deri më 19 dhjetor 2020 do të qëndrojë në zonën qiellore të Bricjapit. Në këto 12 muaj shenjat e tokës (Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi) do të njohin mbarësi në shumë fusha të jetës: hapje, zgjerim, sukses, arritje, çlirim, zhbllokim, lehtësira, socializim, entuziazëm, mundësi, fat. Këto të mira vijnë një herë në çdo 4 vjet, prandaj shfrytëzoni rastin të realizoni ëndrrat tuaja! Në një nivel më të ulët do të përfitojnë dhe Akrepi dhe Peshqit (si aleatë të Bricjapit). Bricjapi vet, përveç favoreve që u përmenden më lart do të preket dhe nga teprimet. Nga optimizmi i zgjeruar do të abuzojë më ushqimin dhe pijet dhe mund të shëndoshet, por gjithashtu dhe me shpenzime, hallakatje. Por ja në cilat fusha i prek Jupiteri në veçanti shenjat (mund t’i lexoni edhe si ashendent) për vitin 2020:

DASHI
Jeni shumë të shqetësuar dhe të kujdesshëm ndaj karrierës, profesionit, gjendjes sociale dhe reputacionit. Është një periudhë ku të gjitha përpjekjet tuaja shkojnë për të çuar përpara këto fusha. Shumë prej jush do të bëjnë hapa përpara. Megjithatë kujdes në disa pika; përpiquni të mos tregoheni dominues, prepotentë dhe arrogantë. Disa prej jush, gjatë kësaj periudhe, do të kenë vështirësi me eprorët apo bashkëpunëtorët. Tranziti ju shton besimin në vetvete. Largoni nga vetja ato vese që bëjnë të tjerët t’ju urrejnë. Ky tranzit ju bën të njihni meritat tuaja dhe ata që kanë për të promovuar diçka apo që merren me punë publike do të kenë sukses në këtë periudhë. Mund të udhëtoni më shumë se zakonisht për çështje pune dhe biznesi, sidomos jashtë shtetit. Ose do të ndërroni punë që lidhet me natyrën e Jupiterit. Gjatë kësaj periudhe vendosmëria dhe ambicja juaj zhvillohen më tej. Pikësynimet profesionale të cilat ju kanë munduar më parë, gjejnë realizimin e tyre. Përmirësohet pozicioni juaj në shoqëri dhe mund të bëheni më të njohur dhe më të famshëm. Prisni të fitoni vlerësime apo çmime. Marrëdhëniet me figurën e babait, gjyshit, apo të një burri tjetër me autoritet do të jenë pozitive. Shumë probleme do të zgjidhen. Do të jeni aq të ngarkuar me punë saqë mund të humbisni kënaqësitë e jetës familjare. Arritje të mëdha! Ngritje profesionale.

DΕMI
Ky është një pozicion i shkëlqyer i Jupiterit për të bërë që vizioni juaj të zgjerohet. Paraqiten mundësi për udhëtime të gjata, për të mësuar shumë gjëra nga të tjerët, por edhe për të mësuar të tjerët. Në këtë periudhë do të lexoni më shumë se zakonisht mbi argumenta të thella dhe abstrakte. Nëse jeni shkrimtar, ose doni të filloni të shkruani apo të botoni diçka kjo është një periudhë e favorshme. Mendja juaj është e hapur në ide të matura dhe pozitive. Do të keni mundësi të udhëtoni në vende të huaja për motive pune apo personale ose të keni të bëni me të huaj. Ëshë një kohë shpërthimi në çdo lloj kuptimi. Caqet e kufijve kalohen, zbulohen dhe pushtohen fusha të ndryshme të reja. Tek ju dominon një ndjenjë optimizmi dhe dëshirë për të udhëtuar, mundësisht fizikisht dhe emocionalisht. Udhëtimet e gjata do të jenë frytdhënëse dhe argëtuese. Do të bëheni të ndërgjegjshëm për botën që ju rrethon dhe do t’i shikoni gjërat me një koncept të ri, me një këndvështrim të gjerë. Perspektiva juaj e përmirësuar ju bën të aftë që të parashikoni stuhitë e së ardhmes me saktësi të paparë dhe të zgjidhni problemet. Veprimtaritë e biznesit dhe marrëdhëniet me të huajt do të jenë prodhuese.

BINJAKËΤ
Sipas traditës ky tranzit tregon pasuri apo trashëgimi. Me Jupiterin në këtë shtëpi keni shumë mundësi për të marrë të mira materiale nga të tjerët. Prandaj është momenti i përshtatshëm për të forcuar marrëdhëniet me një person tjetër. Është edhe një periudhë e shkëlqyer për të marrë kredi në bankë apo për të kërkuar para diku tjetër. Mund të vihen re ndryshime vendimtare dhe me fat në jetën tuaj. Ndryshime të papritura do të përmirësojnë jetën tuaj. Nëse keni kaluar apo jeni duke kaluar stres psikologjik, tranziti ju ndihmon ta kaloni atë. Studimet në fushën okulte dhe mistike janë të favorizuara në këtë tranzit. Është një ngritje e fortë në të gjitha aspektet e jetës shpirtërore. Dëshirat e brendshme mund të realizohen. Nevojat dhe aktivitetet seksuale do të rriten në mënyrë dramatike, ndërsa ju vendosni anën shpirtërore dhe doni të lidheni më ngushtë me partnerin apo të dashurin tuaj. Kjo është një periudhë ideale për të zgjidhur disa probleme. Tek ju do të forcohet dhe do të zhvillohet një interes i madh në disa fusha shpirtërore.

GAFORRJA
Këtu vihen në dukje marrëdhëniet tuaja më intime. Ky tranzit favorizon martesat si dhe çdo lloj lidhjeje në çift. Nëse jeni të martuar jeta bashkëshortore do të jetë e harmonishme në këtë periudhë. Personat që do të njihni gjatë këtij tranziti do t’ju ndihmojnë në mënyra të ndryshme. Më shumë se kurrë ju keni nevojë për ndihmën e një personi tjetër, jo për dobësi, por sepse kjo plotëson personalitetin tuaj. Periudhë e shkëlqyer për bashkëbisedime me këshilltarë financiar apo avokatë. Çështjet ligjore, sidomos ato në lidhje me martesat do të dalin me sukses. Edhe marrëdhëniet me partnerë të huaj do të jenë të favorshme. Raportet personale do të dalin në plan të parë. Problemet e pazgjidhura midis çifteve (partnerëve) do të shuhen pa lënë gjurmë. Nëse jeni beqar dhe të vetmuar do të keni mundësinë që në këtë periudhë të gjeni dashurinë e jetës, nëse e mbështesin edhe faktorë të tjerë. Lidhjet që formohen në këtë tranzit të Jupiterit do të jenë me fat. Energjia e ngrohtë e Jupiterit lëshon rreze tek ju dhe do të bëheni shumë tërheqës. Një marrëdhënie e fortë në biznes, një marrëdhënie mësues – nxënës, apo një marrëdhënie shpirtërore do të zhvillohet dhe do të ketë efekte të rëndësishme. Jeni të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve dhe keni forcën emocionale për të ofruar ndihmë.

LUANI
Është një periudhë e shkëlqyer për punën dhe për njohjen e detyrës që ndihmojnë për të shprehur mirë veten. Oraret e punës dhe puna në përgjithësi do të jenë ashtu siç i doni ju. Nëse jeni të kënaqur me karrierën tuaj shpresoni për një progres të vazhdueshëm dhe me shpërblim të mirë. Nëse nuk jeni të kënaqur me punën tuaj, tani është koha e duhur për ta ndërruar atë, mund t’ju paraqiten mundësi për një punë më të lehtë. Ju shkëlqeni në punë dhe aftësitë tuaja përmirësohen çdo ditë. Do të ndiheni të kënaqur me punën tuaj dhe nuk do ta ndjeni lodhjen aq shumë. Marrëdhëniet me kolegët dhe punëdhënësit janë të mira. Shëndeti do të përmirësohet gjatë kësaj periudhe. Është koha për të filluar një dietë apo regjim sportiv, për të mbajtur trupin në formë. Kënaqësinë mund ta gjeni në jetën tuaj normale, por ruhuni nga veset e këqija që keni pasur në të kaluarën, mund të dalin prapë në dukje. Por liria juaj mund të ndihet e kufizuar paksa nga puna dhe shërbimi ndaj të tjerëve. Nga puna e bërë mirë do të merrni shumë shpërblime. Tranziti nuk ju ofron ngritje në karrierë, por bën që eprorët dhe të tjerët t’ju vlerësojnë. Jupiteri jep energji dhe gjendje të mirë fizike, por kujdes nga shtimi në peshë. Mos e teproni me ushqime dhe pije. Për të sëmurët është një periudhë e mirë për t’u shëruar apo përmirësuar. Mundësi për të pasur një kafshë të re shtëpiake.

VIRGJËRΕSHA
Në këtë tranzit të Jupiterit favorizohen jashtëzakonisht të gjitha përpjekjet krijuese dhe artistike. Vit i shkëlqyer në fushën e artit. Nëse nuk jeni artistë mund të zbuloni talente të reja tek vetja që kurrë nuk e keni ditur se i kishit. Edhe veprimtaritë që kanë të bëjnë me fëmijët do të favorizohen gjithashtu në këtë tranzit. Prandaj është një kohë e shkëlqyer për të nisur një familje apo fëmijë. Mësuesit dhe të tjerë që merren me fëmijët do të presin një periudhë frytdhënëse. Në jetën shoqërore do të ndiheni tërë humor dhe plot gëzim. Do t’i shijoni jashtëzakonisht festat, mbrëmjet dhe takimet e tjera shoqërore. Duke rritur besimin tek vetja, jeni gati të merrni iniciativa dhe të drejtoni vetë. Kujdes mos u bëni shumë tolerantë. Keni kurajo të jeni vetvetja dhe të shpreheni pa frikë. Ky tranzit përmirëson lidhjet miqësore dhe favorizon të gjitha dashuritë që lindin tani. Ka mundësi të njiheni me njerëz që kanë kulturë të ndryshme nga ju ose që janë të huaj. Por gjëja më e rëndësishme janë rastet që paraqiten për t’ju ndihmuar të zgjeroni horizontin tuaj dhe të shtoni diturinë. Gjendja fizike do të jetë e mirë dhe do t’i kushtoni më shumë kohë zbavitjeve dhe kënaqësive të jetës.

PΕSHORJA
Në këtë periudhë jeni në kërkim të sigurisë dhe paqes së brendshme. Jupiteri në shtëpinë e katërt ju ndihmon të përmirësoni familjen dhe ambjentet e shtëpisë suaj. Ky tranzit mund t’ju nxisë të bleni prona. Nëse jeni mërzitur me vendin ku banoni, tani ëshë koha e përshtatshme për të ndërruar vendbanim, nëse jeni të lumtur ku po jetoni, shijojeni këtë mirëqenie. Megjithatë kudo që të zgjidhni vendin për të jetuar, në këtë vit do të keni shumë sukses. Shmangni udhëtimet e gjata larg shtëpisë sepse ato nuk do t’ju bëjnë të lumtur. Kjo është koha për të qëndruar pranë familjes dhe për ta siguruar atë. Marrëdhëniet me nënën apo me figurën femërore do të thellohen shumë. Problemet familjare do të mund të zgjidhen më me lehtësi këtë vit. Marrëveshja familjare është e shkëlqyer dhe nëse keni probleme dhe shqetësime diku tjetër mund të mbështeteni tek familja. Ky tranzit ju ndihmon të rrisni besimin në vetvete: vështirësitë lindin nga ajo që keni frikë të jeni.

AKRΕPI
Energjia e Jupiterit ndihet veçanërisht në zgjerimin e përpjekjeve tuaja mendore apo intelektuale. Kjo është një periudhë ideale për studime akademike apo për mësimin e gjërave të tjera. Mendja juaj është e gatshme, e shpejtë dhe e aftë të mësojë një informacion me lehtësi. Ide të reja do të përshkojnë mendjen tuaj dhe një nxitje e papërmbajtshme do t’ju fusë në punë të ndryshme kërkimore, në fusha që nuk janë prekur më parë nga ju. Aftësitë tuaja të komunikimit do të përmirësohen dhe do të keni sukses në çdo lloj veprimtarie që përfshin komunikimin dhe idetë. Do të keni bisedime dhe udhëtime të shkrurtra më të shumta. Në fushën tuaj të studimeve do të keni trajnime më të përparuara. Edhe planet për të ardhmen do të jenë më të zgjeruara. E ndjeni veten energjik dhe ka mundësi të jeni të zënë në punë dhe të bëheni të dobishëm. Prisni për aventura të ndryshme meqë do të përballeni me rryma të pashtershme sfidash dhe mundësish. Do të keni mundësi të udhëtoni larg dhe të zgjeroni njohuritë tuaja mbi botën. Raportet me njerëzit e afërt do të jenë të shkëlqyera. Disa mendime dhe mënyra veprimi që kishit në të kaluarën, tashmë do të ndryshojnë. Prandaj, qëndrimi juaj ndaj botës është më i hapur. I toleroni dhe i kuptoni mendimet e të tjerëve. Edhe horizonti apo pikpamja juaj për jetën do të zgjerohet. Mos u merrni me projekte që nuk mund t’i çoni deri në fund.

SHIGJΕΤARI
Qëllimi juaj është të zgjeroheni në fushën e të mirave materiale dhe pasurive. Përpara jush paraqiten raste të mira nga ana financiare. Do të ndiheni të vlerësuar nga puna e bërë mirë dhe do të shpërbleheni mirë për këtë. Nëse paratë nuk kanë edhe aq rëndësi të madhe për ju do të keni mënyra të tjera shpërblimi që edhe ëngjëjt do t’ua kishin zili. Investimet afatgjata fillojnë të japin frytet e tyre. Në jetën tuaj personale do të ndiheni të sigurtë, të mbrojtur dhe të dashuruar. Ju i vlerësoni edhe kënaqësitë e vogla të jetës dhe mund të vazhdoni t’i merrni ato me shumicë. Mundohuni që të mirat që ka rezervuar fati për ju t’i ndani me të tjerët nëse nuk doni që të fitoni urrejtjen e tyre më vonë. Nuk keni ide të qarta mbi atë që doni dhe atë për të cilën keni nevojë. Të gjitha përpjekjet tuaja shkojnë për fitimin e parave dhe për të marrë kënaqësi prej tyre. Është periudha e duhur për ta investuar paranë me kujdes dhe për të blerë atë që keni nevojë. Mundësi për të abuzuar me ushqimet.

BRICJAPI
Është fillimi i një cikli shumë të rëndësishëm në jetën tuaj. Kjo mund të jetë një periudhë që do t’ju sjellë fat të madh dhe përparësi. Në përgjithësi do të jeni me fat, të kënaqur dhe gazmor. Është një kohë e favorshme për t’u marrë me aventura të rrezikshme dhe për të bërë projekte të reja që ka mundësi të kthehen me sukses në realitet. Njerëzit do të tërhiqen nga entuziazmi dhe dinamizmi juaj dhe eprorët do të frymëzohen dhe mund t’ju ofrojnë ngritje në karrierë. Do të fitoni aftësi të reja dhe shoqëria do të ketë besim tek ju. Nëse veproni ashtu siç duhet, të gjitha vetitë tuaja të mira do të marrin një zhvillim të jashtëzakonshëm gjatë kësaj kohe. Do të bëheni shumë bujar kur gjërat e mira të jetës të rrjedhin me bollëk. Gjithashtu, kujdes nga fjalët e tepërta dhe mendjemadhësia. Është një periudhë e mirë për të zgjeruar njohuritë tuaja, dhe mos e teproni me rëndësinë tuaj. Edhe lidhjet dhe njohjet e reja do të jenë nën ndikimin e fatit të mirë. Shëndeti do të jetë i shkëlqyer.

UJORI
Do të hyni në një periudhë paqeje dhe vetmie ku shqetësimet e punëve të zakonshme do të zhduken një nga një. Kufijtë emocionalë dhe mendorë do të fillojnë të veniten dhe do ta ndjeni veten të aftë të përballoni me qetësi dhe me forcën tuaj të brendshme problemet që ju kanë munduar gjatë dhe t’i shmangni ato. Pasuritë materiale nuk do t’ju interesojnë edhe aq shumë, sepse altruizmi është në kulmin e tij. Muzika dhe artet vizive janë veçanërisht frymëzuese në këtë periudhë. Në këtë kohë keni aftësi të mësoni shumë mbi përmasat shpirtërore të jetës. Pretendimet tuaja janë më pak prepotente se zakonisht dhe jeni në gjendje të vëzhgoni me dhembshuri, veten tuaj, të tjerët dhe botën në përgjithësi. Ndjeni një mëshirë të thellë për njerëzit që vuajnë dhe mundoheni t’i ndihmoni. Një mik/mikeshë apo dikush tjetër mund të bëhet mësuesi juaj shpirtëror ose ju vet do të bëni këtë rol. Ndjeni sikur diçka brenda jush ka nevojë për mjekim. Ose mund ta merrni ju përsipër këtë rol për të ndihmuar të tjerët. Në përgjithësi, ky tranzit nxit studimet në fushat okulte dhe metafizike apo interesin për temat fetare. Është një periudhë e mirë për të mësuar mbi veten tuaj. Do të jeni më pak egoist dhe më shumë të dhembshur.

PΕSHQIΤ
Do të burojnë me shumicë raste të favorshme progresi dhe marrëdhënie të reja shpërblimi. Sapo keni dalë nga një periudhë arritjesh të mëdha dhe tani do të filloni të shijoni frytet e suksesit. Qëllimet tuaja të realizuara prej kohësh do t’ju sjellin një ndjenjë të madhe kënaqësie dhe do të justifikohen dëshirat dhe idealet që keni pasur dikur. Energjia e Jupiterit do t’ju bëjë të aftë të merreni me shumë projekte. Ju keni ndjenjën e detyrës dhe do të shijoni një jetë shoqërore të shkëlqyer. Të gjithë aktivitetet në grup ju japin një kënaqësi të madhe dhe do të punoni shumë mirë me organizatat, shoqatat dhe jetën e komunitetit në përgjithësi. Rrethi juaj miqësor ka mundësi të rritet shumë. Do të jeni më shumë altruist dhe human dhe do të ndihmoni më shumë njerëzit në nevojë.






Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your message:
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
   
Advertisement  
   
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=