AstroN
 
ASTRO-MITOLOGJI
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  DITËT E JAVËS
  Kalendari Pagan Helen
  Llogaritja e orës
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  => Perënditë e Olimpit
  => Kastori, Poluksi dhe Helena
  => Narcisi
  => Dionisi
  => Fani dhe Pani
  => Hermafroditi
  => Miti i Eneas
  => Neriti
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  Sirenat
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  KUPTIMI I EMRAVE
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Shkrimet e para dhe Alfabeti
  Libra astrologjikë
  Më kontaktoni
AstroN
Neriti

Miti i Neritit

Në mitologjinë greke, Neriti ishe një hyjni jo shumë i rëndësishëm i detit, i biri i Nereut dhe Dorisës, (me sa duket i vetmi djalë trashëgimtar i tyre) dhe vëllai i 50 Nereidave (nimfave të detit). Ai përshkruhet si një djalosh me një bukuri marramendëse.

Sipas Aelianit (autor romak i shek.III) Neriti nuk permendet asnjëherë nga poetët epikë si Homeri dhe Hesiodi, por ai ishte një figurë e zakonshme në ‘folklorin e marinarëve’. Aeliani përmend gjithashtu dy versione të mitit të Neritit, të cilët janë:

Në njërin version, Afrodita, para ngjitjes së saj nga deti në Olimp, ra në dashuri me Neritin. Kur erdhi koha që ajo t’i bashkohej perëndive të Olimpit, ajo deshi që të merrte me vete dhe Neritin, por ai nuk pranoi, duke preferuar të qëndronte me familjen e tij në det. Madje as fakti që Afrodita i premtoi atij një palë flatra nuk ia ndryshoi dot mendjen. Perëndesha e ndjeu veten të fyer dhe e shndërroi Neritin e bukur në një butak (frut deti) dhe flatrat ia dhuroi djalit të saj Erosit. Nerea, një nga motrat e Neritit, e gjeti atë dhe iu lut Poeisonit (perëndisë së detit) ta kthente atë në formën normale. Poseidoni pranoi dhe e ktheu Neritin në gjendjen normale.

Në versionin tjetër, Neriti u dashurua nga Poseidoni dhe ky i ishte përgjigjur ndjenjave të tij. Nga dashuria e tyre e ndërsjelltë (reciproke) doli Anteri (personifikim i dashurisë reciproke). Poseidoni e bëri Neritin karrocierin e tij. Djaloshi i grahte jashtëzakonisht shpejt karrocës (koçisë), saqë shumë krijesa të detit e adhuronin. Por Helios (perëndia Diell), që e mbante veten më të shpejtë, për sfidën që i bëri Neriti e shndërroi atë në butak (frut deti). Ashtu si në versionin e parë, Nerea (e motra) e gjeti atë dhe iu lut Poseidonit ta kthente në gjendjen normale. Poseidoni nga dashuria për të e ktheu Neritin në formën e tij origjinale.

Nga emri Nerit rrjedh emri shqiptar Neritan.






Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your message:
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR
HËNA SONTE



 
Facebook 'Like' Button  
   
Advertisement  
 
 
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=