AstroN
 
ASTRO-MITOLOGJI
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët
  ASPEKTET PLANETARE
  Parashikimi i vitit 2019 sipas Jupiterit
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Llogaritja e orës
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  Sirenat
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  Tipi i mashkullit që ju pëlqen
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  => Kush janë Pellazgët
  => Pellazgët që u asimiluan në grekë
  => Historia e Shqipërisë
  => Origjina lindore e plisit
  => Maqedonia e lashtë
  => Romanizimi i helenëve
  => Lelegët para-helenë
  => Mendimi i Enver Hoxhës mbi origjinën e shqiptarëve
  => Piratët ilirë
  => Epidamnos (Durrës)
  Shkrimet e para
  HISTORI GJUHE
  Libra astrologjikë
  Më kontaktoni
  Fito para online
AstroN
Lelegët para-helenë

LELEGËT – NJË TJETËR RACË PARA-HELENE


LELEGËT (gr: Λέλεγες) ishin një popull autokton i rajonit të Egjeut, përpara se grekët të vinin aty. Ata ishin një racë e lashtë e cila ishte shpërndarë nëpër Greqi, në ishujt fqinj dhe në bregun aziatik, përpara helenëve. Lelegët dalloheshin nga pellazgët, një popull tjetër para-helenik i rajonit. Zonat e sakta ku ata banonin janë disi të pasigurta për shkak të të dhënave të pakta dhe shumë të hershme greke. Po ashtu, pak dihet për gjuhën e Lelegëve.
Ata ishin kaq të përhapur saqë na duhet të supozojmë se emri i tyre ishte përshkrues dhe aplikohej në disa fise të ndryshme, ose se ishte emri i një fisi të vetëm dhe që më pas u shtri në raca të tjera. Straboni i konsideronte ata si një racë të përzier. Ndoshta ata mund të konsiderohen, ashtu si Pellazgët dhe banorët e tjerë të hershëm të Greqisë, si pjesë e racës së madhe indo-evropiane, të cilët gradualisht u asimiluan në helenë dhe kështu pushuan së ekzistuari si një popull i pavarur.
Në Iliadën e Homerit, Lelegët janë aleatë të Trojanëve, megjithëse nuk paraqiten në katalogun formal të aleatëve në Librin II të Iliadës dhe atdheu i tyre nuk është specifikuar. Ata dallohen nga Karianët, me të cilët disa shkrimtarë më vonë i ngatërruan; ata kishin një mbret me emrin Altes, dhe një qytet Pedasus i cili u plaçkit nga Akili.
Shumë autorë grekë i lidhin Lelegët me Karianët e Anadollit jug-perëndimor. Disa gjithashtu sugjerojnë se ata kanë origjinën nga Anadolli dhe që Lelegët ishte një emër alternativ për Karianët. Megjithatë, marrëdhënia, nëse ka, mes dy popujve është e paqartë. Sipas Homerit, Lelegët ishin një fis i veçantë anadolli. Megjithatë, Herodoti thotë se Lelegët kishin qenë një emër i hershëm për Karianët. 
Deklarata më e veçantë e shkrimtarëve të lashtë mbi origjinën e Lelegëve është ajo e Herodotit, i cili thotë se emri i Leleges ishte emri i lashtë i Karianëve. Edhe një tjetër shkrimtar grek i mëvonshëm i konsideronte Lelegët të lidhur me Karianët. Te Homeri, Lelegët dhe Karianët shfaqen si të barabartë, dhe si ndihmës të Trojanëve. Lelegët udhëhiqen nga Altesi, vjehrri i Priamit dhe banojnë në një qytet të quajtur Pedasus rrëzë malit Ida. Straboni tregon se Lelegët dhe Karianët dikur kishin pushtuar tërë Joninë, dhe se në territorin Miletian dhe në të gjithë Karinë shfaqeshin varreza dhe fortesa të Lelegëve. Ai më tej thotë se të dy ishin të ndërthurur aq shumë saqë ata shpesh konsideroheshin si të njëjtët njerëz. Prandaj, do të dukej se kishte një lidhje të ngushtë ndërmjet Lelegëve dhe Karianëve, megjithëse ishin ndoshta popuj të ndryshëm. Lelegët duket se një kohë kishin zënë një pjesë të konsiderueshme të bregut perëndimor të Azisë së Vogël.
Ata ishin banorët më të hershëm të njohur të ishullit grek Samos. Lidhja e Lelegëve dhe Karianëve ishte ndoshta themeli i traditës megariane, që pas 12 brezash nga Kariani i parë, Leleksi erdhi nga Egjipti në Megara dhe ia dha emrin popullit të vet; por origjina e tyre egjiptiane ishte dukshëm një shpikje e kohëve të mëvonshme, kur u bë modë për të nxjerrë qytetërimin e Greqisë nga ajo e Egjiptit. Një nip i këtij Leleksit thuhet se ka udhëhequr një koloni të Lelegëve megarianë në Mesenia, ku themeluan Pylosin dhe mbetën aty derisa u dëbuan nga Neleusi dhe Pellazgët e Jolkosit; më pas ata morën Pylosin në Elis, Peloponez. 
Gojëdhënat lakedemoniane, nga ana tjetër, i paraqisnin Lelegët si autoktonë të Lakonisë (Peloponez); ato e përflisnin Leleksin si i linduri i parë i tokës, prej të cilit e ka burimin populli Leleg dhe toka Lelegia; dhe djali i këtij Leleksit është thënë të ketë qenë mbreti i parë i Mesenisë. Aristoteli duket se e ka konsideruar Leukadinë, ose pjesët perëndimore të Akarnanisë, si vendet origjinale të Lelegëve; sepse, sipas këtij shkrimtari, Leleksi ishte autokton në Leukadi dhe prej tij e kishin prejardhjen Teleboanët, banorët e lashtë të ishujve Taphianë. Ai gjithashtu i konsideronte ata të njëjtë me Lokrianët, për të cilët ai duket se ka ndjekur burimet e Hesiodit, i cili ka folur për to si vartës të Lokrusit dhe si të krijuar nga gurët me të cilët Deukalioni ripopulloi tokën pas përmbytjes. Kështu, të gjithë banorët e Malit Parnas, Lokrianët, Phokianët, Boeotianët dhe të tjerë, nganjëherë njihen si Lelegë. 
Lelegët shfaqen fillimisht në Lakoni (Peloponez):
- Ata kolonizuan ishujt Kykladë, Azinë e Vogël, Aetolinë, Akaraninë, Megarën (mbreti Leles), Lokrisin, Leukasin, Euboean, Boetinë, dhe Lakedeimonin (mbreti Eurotas).
- Lelegët nga Sparta kolonizuan Mesininë (Mbreti Polykaon);
- Lelegët nga Megara kolonizuan Pylosin (në Mesini) dhe Pylosin (Në Elis);
- Lelegët në Epir ishin fqinj me fisin Mollos;
- Në Thesali ata i morën vendin pellazgëve;
- Altesi (mbreti leleg) përmendet si aleat i Trojës – pas luftës së Trojës ata banuan në Khios dhe Samos. 
- Eurotas ishte nip i Leleksit i cili u bë mbret i Lakedeimonit. Eurotas nuk pati djem por vetëm një vajzë me emrin Sparte, prej së cilës mori emrin vendi më pas.
- Sipas mitit, Leleksi ishte bir i Poseidonit dhe Libisë (një princeshë egjiptiane). Ai u martua me një nimfë uji me emrin Kleokharia me të cilën pati 4 djem.

Përgatiti N.Herceku






Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your message:
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
   
Advertisement  
   
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=