AstroN
 
ASTRO-MITOLOGJI
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët
  ASPEKTET PLANETARE
  Tranziti i Jupiterit në Shigjetar
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  DITËT E JAVËS
  Kalendari Pagan Helen
  Llogaritja e orës
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  Sirenat
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  => Kuptimi i elementëve kimikë
  => Emra vendesh
  => Emrat të famshëm antik
  => Emrat shqiptarë
  => Emrat fetarë
  => Albania - emërtim romak
  => IL dhe EL perendi diellore
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Shkrimet e para dhe Alfabeti
  Libra astrologjikë
  Më kontaktoni
AstroN
IL dhe EL perendi diellore

IL dhe EL perendi diellore

Tekstet hitite shpesh u referoheshin mbretërve si perëndi të Diellit. Perëndia Diell kishte një rol kryesor në në religjonin (fenë) e Europës së lashtë. Monumenti Stonehenge tregon që Keltët adhuronin Diellin më shumë se çdo hyjni tjetër. Dielli që lind i jepte klasës priftërore ilire dhe hitite paralajmërimin e ringjalljes pas vdekjes. Nga të gjithë popujt indo-europianë helenët, ilirët dhe ilionët (Trojanët, popull hitit) do të mbanin emrin e perëndisë Diell (Helios, Elios, Eli, El ose Ilios, Ili, Il).

Toponime që rrjedhin nga perëndia e Diellit IL ose EL (HEL):

Aq e fuqishme ishte ngasja e adhurimit të Diellit tek fiset greke saqë klasa sunduese e qytet-shteteve filluan ta quanin veten Helenikos. sipas perëndisë Diell Helios. I gjithë vendi quhej më pas Heladha dhe grekët Helenë. Grekët e vjeter gjithashtu emërtuan fqinjët e tyre me emrin “iliri” duke e ditur që ata adhuronin perëndinë e tyre Ili (Ylli, apo Dielli). Vetë fjala Diell në gjuhën e hershme ilire rrjedh nga “Die+illi” që ka kuptimin “ylli i ditës”.

Heliadët (Heliadae)

Heliadët ishin shtatë bijtë e Heliosit, perëndisë Diell dhe nimfës Rodes, bijës së Poseidonit. Heliadët janë të afërm të Heliadave, bijave të Heliosit.

Heliadat (Iliadat)

Heliadat ishin tri motra në mitologjinë greke: Aegiala, Aegla, dhe Aetheria. Vëllai i tyre ishte Faetoni dhe ato ishin bijat e Heliosit, perëndisë Diell. Kur Faetoni vdiq duke ngarë koçinë (karron) e Heliosit, ato vajtuan dhe u pikëlluan aq shumë (4 muaj) saqë perëndive u vinte keq për to. Perënditë i shndërruan të tria në plepa. Krahët e tyre u bënë degë. Këmbët e tyre u bënë trung, dhe lotët e tyre qelibar. Ato mbeten plepa përgjithmonë. Heliada domethënë “fëmijë të Diellit”. Heliadët janë shëmbëllime të adhurimit të perëndeshës Diell. Hyjnia Diell mendohej të ishte një perëndeshë Diell tek indo-europianët e hershëm përpara se të bëhej një perëndi mashkull pas rënies së matriarkatit. Në të vërtetë Helios – perëndia Diell e humbi epërsinë e tij absolute pasi perëndia i bubullimës dhe rrufesë (Zeusi) u bë perëndia kryesore tek Helenët.

Helenus
I biri i Priamit dhe Hekubës. Ai zotëronte dhuntinë e profecisë, dhe pasi ra në duart e grekëve, parashikoi fitoren e tyre në Trojë (Ilion). Pas luftës trojane ai u zu rob nga Neoptolemi dhe u mor në Epir. Pas vdekjes së Neoptolemit ai u martua me Andromakën, e cila ishte edhe ajo një skllave. Ai trashëgoi një pjesë nga mbretëria e Neoptolemit dhe themeloi në Epir një Trojë të re.

Heleni
I biri i Deukalionit dhe Pirrhas, ose i Zeusit. Ai është stërgjyshi mitik i Helenëve apo grekëve. Heleni mendohej të ishte i ati i kombeve kryesore greke. Nga bijtë e tij Aeolus dhe Dorus e kishin prejadhjen Aeolianët dhe Dorianët, dhe nga djali tjetër Ksunthi erdhën Akaenët dhe Jonianët.

Ili (Ilus). I biri i Dardanit, djalë shpirtëror i Zeusit dhe Elektrës. E ëma ishte Batia, bijë e Teucerit, djalit të Skamandrit, një nga perënditë e Lumit. Ili vdiq pa fëmijë. Ili themeloi qytetin e Ilionit (Trojës) të cilin e quajti sipas emrit të vet.. Dikur Ili shkoi në Frigja (Anadoll), dhe duke marrë pjesë në lojrat që atë kohë mbaheshin nga mbreti, ai fitoi në mundje. Si çmim ai fitoi pesë djem të rinj dhe shumë vajza të virgjra; dhe mbreti, duke iu bindur orakullit, i dha atij gjithashtu edhe një lopë dhe i kërkoi atij të themelonte një qytet aty ku lopa do të ulej të pushonte. Kjo ndodhi kur lopa arriti në bregun (kodrën) e Ate-s, dhe në atë vend Ili ndërtoi qytetin të cilin ai e quajti Ilion që më vonë u quajt Trojë. Ky qytet quhej gjithashtu Ilios, ndërsa latinët e quanin Ilium.Në gjuhën hitite ai quhej Vilusa dhe në atë turke Truva.

Iliri (Illyrius). I biri i Kadmusit dhe Harmonisë.
Kadmus, në kërkim të motrës së tij Europa, u vendos në Boeotia, të cilën disa thonë që e pushtoi me një ushtri fenikase, duke gjetur në këtë vend të ri qytetin e Kadmeas, i quajtur më vonë Teba. Besohet që ishte Kadmus ai që kombinoi bashkëtingëlloret me zanoret, duke u mësuar të tjerëve kështu sekretin e një të folure korrekte. Këto ngjarje ndodhen përafërsisht 200 vjet para Luftës Trojane.

Ilia
Ilia u bë një vestale (murgeshë e perëndeshës Vesta) nga xhaxhai (daja) i saj Amulius, sepse ai nuk donte që ajo të kishte fëmijë. Mirëpo ajo mbeti shtatzënë dhe do të ishte denuar me vdekje, por Anto ndërhyri me sukses për të. Megjithatë, disa thonë që ajo dënua me vdekje menjëherë, kur u mor vesh se ishte shtatëzënë. Ilia ishte e bija e Numitorit dhe nëna e Romulit dhe Remit që i kishte me Aresin. Por këto vëllezër thuhej gjithashtu se kishin qënë bij të Amuliusit dhe Ilias.

Iliona. E bija e Priamit, gruaja e tradhëtarit Polimestor dhe nëna e Deipilit. Kur lindi Polidori, i ati Priami ia dha të bijës Ilionës, e cila tashmë ishte martuar me mbretin Polimestor të Thrakisë.

Ilioneus. Një Trojan i moshuar i cili kërkoi mëshirë por megjithatë u vra nga Diomedi në Trojë.

Ilithius. I ati i Jasonit.

Ilagus. Bir i Priamit.
Ileus . Bir i Apollonit dhe Ureas, bijës së Poseidonit.

*Ilos  : një degë e lumit Hermus në Lidia (Turqia europiane).
*Ilos: i biri i Herkulit (Herakles), i cili me dy djemtë e Aigimiosit drejtuan pushtimin e dytë Dorian.

 

Ngjashmëri semitike dhe sumeriane:

Il
Il, një zot krijues i Kananejve (popuj të Izraelit, Libisë e Sirisë), i cili ka shumë mundësi të jetë rregulluar apo sinkretizuar me El. Ai shfaqte autoritet suprem, nga ana morale dhe krijuese, ai qeveriste kuvendin e zotave. Përfundimisht është Baal ai që i korrespondon atij. Sipas legjendës ai banon në një mjedis mbretëror që shtrihej midis dy lumenjve. Një pllakë me mbishkrim e gjetur në Ras Samra ka një perëndi me brirë demi i cili rri ulur, ku mendohet se përshkruan Ilin ose Baalin.

El
Udhëheqës i perëndive. Zoti i parë kanaanit, El banonte në Malin Safon, dhe me mbështetjen e tij Baali u martua me Anaten, mundi perëndinë e detit Jamin dhe zotin e vdekjes Motin, dhe ishte përkufizuar si shiu hyjnor që dhuron jetë. Paraqitur si një njeri i vjetër, El mbante brirët e demit, simbol i forcës, dhe zakonisht përshkruhet sikur rri ulur. Mendohet që ai i korrespondon zotit Hebraik, Jehovait. Ai njihet gjithashtu si El ‘Elion, “Perëndia më i lartë”.

Eljon
Një hyjni e lashtë siriane/fenikase e qiellit. Ky i përket gjeneratës së parë të zotave dhe lindi perëndinë e qiellit Epigjeun me gruan e tij Beruth, nënën perëndeshë. Emri i Eljonit rrjedh nga alaj (“lind”). Ai njihet gjithashtu si Elioun dhe Eliun.

Elel
Perëndia hitite e qiellit, i cili paraqitet në traktatet e shtetit si perëndi i betimeve. Ka mundësi ta ketë prejardhjen nga Enlili sumerian dhe ngjason me perëndinë-baba hurriane Kumarbi.

Elil
Perëndia akadiane e tokës dhe erës. Ai është i biri i Ansarit dhe Kisarit, perëndive fillestare, dhe i ati i perëndisë së Hënës Sin. Sëbashku me Ean dhe Anun ai formon treshen e fuqishme të perëndive në fenë e lashtë mesopotamiane. Ai paraqitet veshur me një rrip koke i cili zbukurohet me brirë. Ai është ekuivalent i perëndisë sumeriane Enlil.

Elohim
Hebreaisht ka kuptimin "Zot" ose është një nga emrat e Zotit. Është emër i përdorur nga autori i një prej burimeve të Toras (pesë librat e parë të Biblës).

Elom
Personifikim i Hënës tek hebrejtë jugor.

Elisium.
Në mitologjinë greke, banesa e të bekuarit, parajsë. E vendosur në fund të botës, ku aty dërgoheshin ata që përzgjidheshin nga perënditë.

Enl-il
Në mitin e lashtë sumero-babilonas, Enlil (“zoti erë”) është perëndia i ajrit, erës dhe stuhive. Enlil është perëndia kryesor i panteonit Mesopotamian, dhe i referohen nganjëherë si Kur-Gal (“mali i madh”). Në kozmologji ai ka lindur nga bashkimi i qiellit An dhe tokës Ki. Bashkëshortja e tij është Ninlil me të cilën pati pesë fëmijë: Nanna, Nerigal, Ningirsu, Ninurta, dhe Nisaba. Ekuivalenti i tij është perëndia akadiane Elil.

Ilujankas (Illuyankas)
Ilujankas ishte versioni hitit për ‘Gjarprin e Botës’ gjetur në mitologji të ndryshme. Në Lindjen e Afërt, ai ka ngjashmëri me Tiamatin Mesopotamian dhe Leviathanin hebraik. Tek grekët ka ekuivalent gjarprin Tifon. Hititët e lexonin mitin e tij për Vit të Ri (në ekuinoksin pranveror), dhe rituali i shkatërrimit të tij përmendej çdo pranverë për të simbolizuar rilindjen e botës. Ilujankasi e mori emrin e tij nga perëndia Diell i fenikasve Il (El).
Në fillim perëndia e shtërngatave dhe e qiellit (Zeusi) kishte tre sy, njësoj si perëndia hitite e motit, Taru. Ilujankas e vodhi syrin e perëndisë së qiellit duke e bërë perëndinë e qiellit të pafuqishëm. Mendohet se ky sy i tretë i perëndisë së qiellit ishte Dielli.

*IL dhe EL të përdorur si përemra vetor latin kanë kuptimin “Ai”. Il në frengjisht ka kuptimin “ai”, po kështu fjala él né spanjisht përkthehet “ai”. Ndërsa italianët e përdorin Egli (Elji). Shpesh fjala ‘ai’ i referohej perëndisë kur nuk përmendej me emër.

 






Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your message:
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR
HËNA SONTE



 
Facebook 'Like' Button  
   
Advertisement  
   
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=