AstroN
 
ASTRO-MITOLOGJI
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  DITËT E JAVËS
  Kalendari Pagan Helen
  Llogaritja e orës
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Sirenat
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  KUPTIMI I EMRAVE
  => Kuptimi i elementëve kimikë
  => Emra vendesh
  => Emrat të famshëm antik
  => Emrat shqiptarë
  => Emrat fetarë
  => IL dhe EL perendi diellore
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Shkrimet e para dhe Alfabeti
  Libra astrologjikë
AstroN
Emra vendesh

Etimologji vendesh
Shumica e emrave të vendeve të ndryshme përreth Mesdheut rrjedhin nga mitologjia greke. Megjithatë, nuk dihet nëse vendasit e këtyre popujve e quanin veten me të njëjtin emër siç i quanin dhe historianët greko-romakë nëpër dokumenta të ndryshme. Për shembull, grekët e quajnë veten “helenë”, ndërsa bota u thërret “grek”. Ne e quajmë veten shqiptar, por bota na thërret “Albanë”. Emërtimet e mëvonshme të kombeve janë latine. Ja t’i hedhim një sy vendeve që na interesojnë më shumë:

ILIRIA – rrjedh nga emri antik Illyrius. Sipas mitologjisë greke Ilyrios, që në shqip e përshtasim Iliri, ishte i biri i Kadmit dhe Harmonisë i cili përfundimisht sundoi në territoret ilire dhe u bë paraardhësi eponim i gjithë popujve të Ilirisë. Iliri pati shumë fëmijë të cilët ishin: Enkeleusi, Autarius, Dardani, Maedus, Taulas, dhe Perrhebus, dhe vajzat: Partho, Daortho, Dassaro, etj. Prej këtyre rrodhen fiset si: Enkelejtë, Dardanët, Taulantët, etj. Mirëpo, një version tjetër mitologjik i bën ilirët vëllezër me keltët dhe galët. Sipas mitit, Polifemus dhe Galatea kishin tre djem: Ilirin, Keltin dhe Galin, ku prej tyre u formuan popujt e Europës Veriore. Franca akoma edhe sot vazhdon të quhet Galia nga grekët e sotëm. Iliri nuk duhet ngatërruar me një personazh tjetër siç është Hyllus (greqisht: Yllos) i cili ishte i biri i Herkulit (Irakliut) dhe i Dianirës. Ky nuk ka lidhje me ilirët si emër, megjithëse prej tij mund të rrjedhë emri shqiptar Ylli.

Emri Albania vjen nga nje fis ilir i quajtur "Albanet" qyteti i te cileve quhej Albanopoli dhe qe shtrihej prane Krujes (sot fshati Zgerdhesh). Ky vend dhe ky fis permendet per here te pare nga Ptolemeu (shek.II e.s). Me vone si territor Albania e njohur nga perendimi ishte vetem pjesa e quajtur nga shqiptaret Arberi (kryesisht Shqiperia e Mesme dhe lindore me qender Krujen).
Gjate shekullit te peste e.s pjesa me e madhe e Shqiperise quhej, nga romaket, Epiri i Ri dhe kishte kryeqender Durresin. Skenderbeu u quajt mbret i Epirit per shkak se pati nje periudhe kur romaket na quanin Epir, jo se ai kishte nen zoterim tokat e Epirit Jugor. Periudhe tjeter kur pjesa me e madhe e Shqiperise u quajt Epir ishte gjate sundimit te Pirros se Epirit (mbreti i fisit te Molloseve) ne shekullin e trete pr.e.s.i cili e shtriu territorin e shtetit te Epirit deri ne zemer te Shqiperise se sotme.

Rrenja 'alb; e fjales Alban ka dhe kuptimin "mal i larte", vet fjala "alpe" vjen nga 'alb', por ka dhe kuptimin "i bardhe" ne latinishten e vjeter. Albania kaukaziane, e njohur si Alvank ne Armeni, Ardan ne Parthia, Arran ne Persi, dhe Al-Ran ne Arabi, ishte nje mbreteri e lashte, e cila ekzistonte ne territorin e asaj qe sot quhet Republika e Azerbaixhanit dhe Dagestanit jugor. Azerbaixhanet e sotem priren t’i konsiderojne Albanet e lashte si rrenjet e kombesise se tyre. Nga shekulli i peste pr.e.s deri ne vitin 387 ky shtet mbante emrin Albania. Ne kohen e paganizmit ky vend adhuronte tre perendi: Diellin, Henen dhe Zeusin.

GREQIA – Grekët e quajnë vendin e tyre me emrin Hellas, njohur nga romakët si Hellada. Helen (greqisht Elenos) ka kuptimin “banor i Hellasit”. Ka mendime që Hellas quhej fillimisht vendi përreth qytetit të Lamias. Sipas mitologjisë Heleni (prej të cilit morën emrin grekët) ishte i biri i Deukalionit dhe Pirrhas ose i Zeusit dhe Pirrhas. Deukalioni njihet si personazhi mitik që i shpëtoi përmbytjes së madhe, pasardhësit  të cilit themeluan qytetet e Thesalisë. Selaniku, që në greqisht quhet “Thesaloniki” ka kuptimin “Fitorja e Thesalisë” (Niki=fitore). Djemtë e Helenit ishin Aelus, Dorus, dhe Ksuthus (babai i Akeos dhe Jonit), ku prej të cilëve rrodhen fiset  e para greke si Akejtë, Dorianët, Jonianët, etj. Heleni nuk duhet ngatërruar me një personazh tjetër me po të njëjtin emër i cili ishte bir i mbretit Priam dhe i mbretëreshës Hekuba në Trojë.

TROJA - në kohët antike njihej me emrin ILION ose ILIOS nga grekët, i latinizuar si ILIUM. Troja mund të jetë emri vendas, ose emërtim i mëvonshëm romak. Hititët e quanin Vilusha ose Truvisha. ndërsa turqit sot Truva ose Troja. Banorët e atyre zonave kishin Diellin si perendinë më supreme, ndryshe nga grekët qe kishin Zeusin, prandaj grekët e quanin “Ilios” që përkthehej Diell. Homeri i njohur në greqisht si Omiros, shkruajti veprën “Iliada” që ka kuptimin “e bija e Diellit” dhe që flet për luftën e Trojës.

EGJIPTI – grekët e quajnë Aegjiptos, që ka kuptimin “Poshtë Egjeut”.  Sipas mitologjisë Aegjiptos ishte i biri i Belosit, mbretit të Egjiptit, dhe i Akhiroes, vajzës së Nilit, perëndisë së lumit egjiptian. Më vonë ai u bë mbret në Egjipt dhe Arabi, dhe Egjipti që prej asaj kohe mban emrin e tij. Aegjipti pati 50 djem të cilët 49 prej tyre u vranë nga 49 vajzat e vëllait të tij binjak, Danaus. Vajzat e Aegjiptit ishin martuar me djemtë e vëllait të tij, por Danausi kishte urdhëruar vajzat që të vrisnin bashkëshortët e tyre, njëkohësisht dhe kushërinj të parë. Vetëm Hipermnesta, nuk e vrau të shoqin, Linkeusin, dhe i ati deshi ta dënonte por ishte perëndesha Afërditë që e shpëtoi atë. Linkeusi (djali i mbetur i Aegjiptit) më vonë u bë mbret i Argosit në Greqi.

MESOPOTAMIA – në greqisht ka kuptimin “midis lumenjve” (mesi = midis & potami = lumë). Mesopotamia ishte një vend i rëndësishëm historik midis lumenjve Tigër dhe Eufrat. Aty u zhvillua qytetërimi babilonas. Sumerët dhe akadianët e dominuan këtë vend nga fillimi i shkrimit të historisë (rreth 3100 pr.e.s) deri në rënien e Babilonisë në 539 pr.e.s.

EUROPA – etimologjikisht kjo fjalë ka kuptimin “sy-gjera”. Nga greqishtja “eurus” përkthehet “e gjerë” dhe “ope” përkthehet “sy” (nga ku vjen dhe fjala “optik”). Në mitologjinë greke ajo ishte nëna Minosit, mbretit të parë të Kretës, dhe ishte një grua me prejardhje fenikase nga një familje e lartë. Në Kretë ajo njihet për historinë e saj me Zeusin, mbretin e perëndive. Për të joshur Europën e bukur, Zeusi e shndërroi veten në një dem të bardhë dhe u përzie me tufën e babait të saj. Kësaj i bëri përshtypje ky dem kaq i veçantë dhe u afrua me të. Prej saj rrjedh emri i kontinentit tonë Europë, dokumentuar nga historianët e lashtë grekë.

RODOS – Ishulli i Rodosit ka marrë emrin e tillë për nder të Rodes, të bijës së Poseidonit (perëndisë së detit) dhe gruas së tij Amfitritës të cilët jetonin në det. Rode u martua me Heliosin, perëndinë e Diellit dhe me të lindi djalin e vetëm Faitonin dhe motrat e tij. Në ishullin e Rodosit ndodhej statuja e Heliosit (burrit të saj) që njihej ndryshe si Kollosi i Rodosit dhe ishte një nga shtatë mrekullitë e botës antike. I biri i Rodes dhe Heliosit, Faitoni (Phaeton) kishte shumë qejf kuajt me koçi (karrocë me dy rrota). Prej historisë tij rrjedh dhe fjala ‘Pajton’ (karrocë kali).

LIBIA – Në mitologjinë greke dhe romake, Libia është e bija Epafit, një nga mbretërit e Egjiptit. Ajo personifikon tokën e Libisë së lashtë në Afrikën Veriore, prej të cilës rrjedh dhe shteti i sotëm i Libisë.  I ati i Libisë, Epafi, ishte i biri i Zeusit dhe Memfisës. Libia u përdhunua nga Poseidoni, me të cilin ajo solli dy djem në jetë, Belosin (të atin e Aegjiptit) dhe Agenorin. Ky i fundit, sipas Herodotit ishte mbret i Tirit, në Liban, rreth 2000 pr.e.s.






Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your message:
 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR
HËNA SONTE



 
Facebook 'Like' Button  
   
Advertisement  
 
 
Sot, ka pasur 108 visitorsnë këtë faqe!
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=