ASTRO
 
ASTRO-AL
Temat astrologjike  
  Faqja kryesore
  Info mbi librin astrologjik
  Astrologjia
  Ēfarė ėshtė horoskopi
  Horoskopi 2014
  Historia e astrologjisė
  Hapat e parė tė astrologjisė
  DIELLI - krijuesi i jetės nė Tokė
  Elementet e Jetės dhe Natyrės
  Miti i galaktikės sonė
  Vlera e astrologjisė
  Fakulteti i astrologjisė
  Astrologjia dhe Astronomia: E ėma dhe e bija
  Ndryshimi midis shenjave dhe yjėsive
  Tabela pėrmbledhėse
  Elementet themelore te zodiakut
  Grupimet e shenjave
  SHENJAT ZODIAKALE
  Shenjat flasin
  PLANETĖT
  Zbuloni fazat tuaja hėnore
  ASPEKTET PLANETARE
  Ashendenti
  12 sektorėt e zodiakut
  Akset dhe shtėpitė
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  Shenjat nė shtėpinė e pestė
  Efemeridet
  Sunduesit planetarė
  Pozicionet e planetėve
  Tema astrologjike e Shqipėrisė
  Tema astrologjike e Aleksandrit tė Madh
  Parashikues & Parashikime tė mėdha
  TRANZITET PLANETARE
  Kalendari
  DITĖT E JAVĖS
  Revolucioni Diellor
  ASTRO-MJEKĖSIA
  Ndikimi i Henes se plote
  Eklipset
  Vdekja e papritur nė astrologji
  SINASTRIA
  Kur do ta gjej dashurinė
  Si ta bėsh pėr vete?
  PROFESIONI
  Parashikimi i Ndeshjeve
  Astrologjia kineze
  ASTROLOGJIA INDIANE
  Horoskopi Maja
  Orakulli kinez
  Leximi i vijave te dores
  Orakulli i Delfit
  Dita e verės - festa e Diellit
  Joga Diellore
  NUMEROLOGJIA
  => Numri i jetės suaj
  => Si tė gjejmė objektet e humbura
  => Karta juaj bankare
  => Parashikimi i vitit me numerologji
  => Numerologjia e ēiftit
  Astro-teologjia
  Dorėshkrime tė Detit tė Vdekur
  Shenjat dhe vendet
  Kafshėt dhe planetėt
  Sa tradhėtar jemi
  Gurėt e ēmuar
  Artet mantike
  METODA TĖ TJERA PARASHIKIMI
  Ngjyrat e fatit dhe flaka
  Ēifti ideal
  Hėnat e pėrgjakura - Tetradat
  Fjalor astrologjik
  SHPJEGIMI I ĖNDRRAVE
  Thėnie pėr astrologjinė
  Info mbi parashikimet
  Galeria
  Si tė fitoni para
  Sondazh
  Mė kontaktoni
Copyright astro-al
Numri i jetės suaj

Zbuloni cili është numri i jetës suaj
Mblidhen numrat e datës së lindjes dhe reduktohen në numër njëshifror.
P.sh  datelindja 30.04.1983 = 3+0+0+4+1+9+8 +3= 28 2+8 =10 1+0 = 1, pra kjo datëlindje i  perket numerologjisë me numrin 1. (e keni degjuar shprehjen ti je njësh. Pra sa afër jeni me këtë numër, zbulojeni me datelindjen tuaj). Lexoni karakteristikat që ju jep numri i jetës suaj, sipas planetit me të cilin lidhet. Ky është gjithashtu numri i fatit tuaj.

Numri 1 – Dielli. Njerëzit e Diellit janë nga natyra njerëz me influencë dhe aftësi drejtuese. Janë tipa, ambiciozë, kokëfortë, autoritarë, simpatikë, të pavarur, të lidhur me gjërat e reja. Kanë inisiativë dhe arrijnë suksese. Kanë flokë dhe lëkurë të bukur. Zakonisht janë tipa sportivë. Mund të bëhen arrogantë dhe janë shpesh të pavëmendshëm. Duan t’i realizojnë gjërat sa më shpejt. 

Numri 2 – Hëna. Njerëzit e këtij grupi janë emotivë, të  duruar, të prirur për rënie të gjendjes shpirtërore dhe kërkojnë mbrojtjen e të tjerëve. Janë të ndjeshëm, mendjengushtë, sentimentalë, melankolikë, paqësorë, bashkëpunues, tipa shtëpiakë, besnikë, veprojnë me kujdes dhe i shmangen rrezikut. 

Numri 3 – Jupiteri. Janë tipa optimistë, entuziastë ndaj jetës, rrezatojnë dashuri dhe dinë t’u shmangen konflikteve. Janë të pavendosur, aktivë, të shoqërueshëm, u pëlqen të udhëtojnë, dinë të flasin bukur dhe kanë imagjinatë për të krijuar. Shpesh kanë fat në  jetë. Janë xhelozë, të shpërndarë, dyshues, shpenzojnë shumë para.

Numri 4 – Saturni. Janë njerëz që vuajnë nga vetmia, por janë të disiplinuar, tradicionalë,  të mbyllur, shpesh të pakënaqur, kursimtarë, të përqëndruar dhe u hyjnë gjërave me themel. Kanë etje për ngrohtësi shpirtërore dhe e duan famën dhe pushtetin. Këta tipa duan rregullin dhe priren për mirëqënie materiale. 

Numri 5 – Mërkuri. Janë njerëz me inisiativë, aventurierë, të lëkundur, u pëlqen komunikimi, liria, joshjet dhe të hanë mire. Janë realistë, të papërqëndruar dhe dalin shpejt në përfundime, por kanë synime të qarta. Kritikojnë shpesh, por janë dhe të sajdisur. 

Numri 6 – Venusi (Afërdita). Njerëzit e Venusit rrezatojnë ndjeshmëri, simpati dhe janë shumë të dashur. Janë pak dembelë e të hutuar, por kanë karakter gazmor dhe janë të drejtë. E duan shoqërinë, dashurinë, artin dhe janë përkrahës (mbrojtës). 

Numri 7 – Urani. Njerëzit e Uranit janë të drejtë, seriozë, intuitivë, të arsyeshëm, të ditur, të vendosur dhe synojnë ndryshime në jetë. U pëlqen të hynë në kërkime dhe të  analizojnë. Shquhen për pavarësi dhe e duan shoqërimin. Në punë janë pak nervozë, kanë kujtesë të mirë. 

Numri 8 – Marsi. Janë luftarakë, të egër, autoritarë, të shkathët dhe arrijnë çdo gjë vetëm. Veprimet e tyre janë praktike, lakmojnë pushtetin dhe kanë qëllime të larta materiale. Nuk pranojnë lëkundje. Janë burrërorë, impulsivë dhe shpesh kanë probleme xhelozie. 

Numri 9 – Neptuni. Janë altruistë, humanë, bujarë, dashamirës, me plot imagjinatë e të prirur ndaj filozofimit. Gjithashtu janë dhe besimtarë e të përkushtuar. Janë dorëshpuar dhe rrallë herë e çojnë deri në fund atë që mendojnë. Këta njerëz kanë natyrë sentimentale, ëndërrimtare, por janë dhe hakmarrës. 

Numerologjia dhe kombinimi

Sa shkoni me partnerin?

Mblidhni edhe ditëlinjen e partnerit tuaj dhe lexoni kombinimin.

-          Numri 1 shkon me 9 –  joshet me 4, 5 – kundërshton 6,7 – është i painteresuar për 2,3, 5

-          Numri 2 shkon me 8 –  joshet me 7, 9 – kundërshton 5 – është i painteresuar për 1,3,4,6

-          Numri 3 shkon me 7 –  joshet me 5,6 – kundërshton 4,8 – është i painteresuar për 1,2

-          Numri 4 shkon me 6 –  joshet me 1,8 – kundërshton 3,5 – është i painteresuar për 1,7,9

-          Numri 5 shkon me 4 –  joshet me 3,9 – kundërshton 2,4 – është i painteresuar për 1,6,7,8

-          Numri 6 shkon me 5 –  joshet me 3,9 – kundërshton 1,8 – është i painteresuar për ,2,5,7

-          Numri 7 shkon me 3 –  joshet me 2,6 – kundërshton 1,9 – është i painteresuar për 4,5,8

-          Numri 8 shkon me 2 –  joshet me 1,4 – kundërshton 3,6 – është i painteresuar për 5,7,9

-          Numri 9 shkon me 1 –  joshet me 2,3,6 – kundërshton 7 – është i painteresuar për 4,5,8

§             Në qoftëse keni të njëjtin numër, dashuria është me shikim të parë dhe varet nga qëllimet që të ecë në një jetë të lumtur apo në një lidhje të qëndrueshme.

§           Nëse njëri numër shkon me tjetrin, atëherë ka tërheqje të njëjtë dhe lidhja erotike është e lumtur dhe mund të përfundojë në martesë.

§            Në qoftë se njëri numër joshet  me tjetrin, atëherë që të dy mundohen të bëjnë një lidhje të mirë që me kalimin e kohës bëhet më e qëndrueshme dhe mund të përfundojë në martesë ose bashkëjetesë.

§             Në qoftëse njëri numër kundërshton tjetrin, atëherë që të dy duhet të përdorin diplomaci të madhe që të ushtrojnë    ndikimin e tyre që të mund të kenë disa momente lumturie.

§               Nëse njëri numër është i painteresuar për tjetrin, atëherë ka një gjendje tensionuese dhe s’ka fare tërheqje të theksuar.


  (Kaloni në faqen tjetër)

 






Add comment to this page:
Your Name:
Your Email address:
Your message:
HOROSKOPI - ASTROLOGJIA  
  ...................................Faza e sotme e Hėnės dhe pozicioni aktual planetar (lart)
Uploaded with ImageShack.us
Uploaded with ImageShack.us
Uploaded with ImageShack.us
Uploaded with ImageShack.us Protected by Copyscape Plagiarism Check
 
astron  
   
Advertisement  
   
Sot, ka pasur 921 visitorsnė kėtė faqe!
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=
ASTRO