AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  => Hapat e parë të astrologjisë
  => Hyrje në astrologji
  => Vlera e Astrologjisë
  => Astrologjia shkencore
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
Hapat e parë të astrologjisë

HAPAT E PARË

A e keni hedhur ndonjëherë shikimin nga qielli, ndonjë natë të kthjellët dhe, duke përjetuar shikimin magjik të yjeve, a e keni pyetur veten ndonjëherë nëse ekziston ndonjë domethënie e figurave që yjet krijojnë në qiell? Popujt e çdo periudhe historike kanë vështruar qiellin dhe kanë ndjerë se aty ka një mister magjepsës. Shumë më përpara se njerëzit të shpiknin teleskopin apo të kuptonin se çfarë ishin në të vërtetë yjet, në një farë mënyre ata mendonin se këto figura qiellore ishin të rëndësishme. Ndjenë se yjet ishin kaq magjikë dhe të bukur saqë duhej të përmbanin ndonjë mesazh të veçantë.

Kurioziteti i njeriut ishte pikënisja e shkencës astrologjike. Arkeologët kanë gjetur gjurmët e studimeve astrologjike në rrënojat e pothuajse të gjitha vendeve të qyetetërimeve antike, nga Greqia në Babiloni, nga Kina në Romën e lashtë. Astrologjia është shkenca më e vjetër në botë.

Astrologët vunë re se pothuajse të gjithë yjet dukeshin sikur po lëviznin në qiell. Por ata vunë re gjithashtu se disa "yje" të veçantë lëviznin në mënyrë mjaft të pavarur në lidhje me të tjerët. Ata i quajtën këta yje të veçantë "endacakë". Sot ne i quajmë ato planetë. Edhe vet Toka jonë është një planet dhe çdo planet rrotullohet rreth Diellit, i cili është një yll i vërtetë, dhe ne e quajmë këtë lëvizje orbitë. Dielli dhe familja e tij planetare formojnë sistemin diellor. Astrologët u vendosën emrat ketyre 5 "endacakëve", dhe këto planete mbajnë akoma emrat e tyre të lashtë: Merkuri, Venusi (Afërdita), Marsi, Jupiteri dhe Saturni. Ata kanë të gjithë emrat e perëndive, që njerëzit e lashtë besonin se ishin planetët. Gjatë dyqind viteve të fundit janë zbuluar tre planetë të tjerë të cilëve astronomët modernë u dhanë emrin e perëndive të tjera të lashtë: Urani, Neptuni dhe Plutoni. Disa astronomë besojnë se ka planetë të tjerë në Sistemin Diellor që ende nuk janë zbuluar.

Përveç yjeve dhe planetëve, astrologët vunë re se Hëna lëvizte në qiell. Ne e dimë prej kohësh se kjo ndodh ngaqë Hëna lëviz rreth Tokës në orbitën e saj. Edhe Dielli duket sikur lëviz, duke u ngritur në Lindje dhe duke rënë në Perëndim. Në fakt ne e dimë se është Toka ajo që lëviz në të vërtetë, duke bërë një rrotullim të plotë rreth vetes çdo 24 orë, që quhet rotacion. Kur një pjesë e sipërfaqes së Tokës është përballë Diellit, quhet ditë. Kur e njëjta pjesë është nga ana e kundërt e Diellit, është natë.

Astrologët shënuan gjithçka që dinin mbi lëvizjet e Diellit, Hënës dhe Planetëve. Sot, me anë të astronomisë, ne e vazhdojmë këtë studim falë teleskopëve të mëdhenj. Astrologjia ishte nëna e astronomisë.

Sot ne e dallojmë astronominë nga astrologjia. Ndërsa astronomët janë të interesuar në zbulimin e fakteve shkencore në lidhje me sistemin diellor, astrologët modernë studjojnë lidhjet ndërmjet lëvizjeve së planetëve dhe jetës së njerëzve. Astrologët e lashtë besonin se planetët ishin perëndi që qeverisnin jetën e individëve. Astrologët modernë nuk e besojnë më këtë, megjithatë, besojnë se ekziston, në njëfarë mënyre, një lidhje ndërmjet Diellit, Hënës, dhe planetëve dhe jetës së secilit prej nesh.

 

ASTROLOGJIA PERËNDIMORE

Astrologjia perëndimore ka lindur në Mesopotami (Babiloni), pikerisht në Irakun e sotëm, rreth 3000 vjet para Krishtit (5000 vjet më parë) dhe është trashëguar deri në ditët e sotme nga grekët dhe romakët. Natyrisht, që njerëzit parahistorikë janë ndër më të parët që i vëzhgonin këto fenomene natyrore. Njerëzit e parë duke vështruar qiellin, plot kuriozitet, e llogarisnin kohën me anë të Diellit dhe Hënës kur ende nuk ishin shpikur kalendarët. Përveç Hënës dhe Diellit, planetet që shikoheshin me sy të lirë ishin Venusi (Afërdita), Marsi dhe Jupiteri, të cilët janë më afër Tokës. Dhe me anë të vëzhgimeve të këtyre planetëve njerëzit e parë vunë re se këta trupa qiellorë ndikojnë fuqishëm në Tokë. Vetë Dielli, i pari, ka ndikimin kryesor, pasi pa Diellin nuk ka jetë, gjallëria do të ishte e pamundur. Bimët nuk do të rriteshin, akujt nuk do të shkrinin për të formuar ujin e jetës... Po ashtu dhe Hëna ndikon shumë në Tokë. Ajo, jo vetëm që na furnizon me dritën e pasqyruar prej Diellit për të ecur natën, por ndikon edhe në lumenjtë dhe detet: si baticat dhe zbaticat, peshkimi dhe ciklet e grave. Njësoj si Hëna, edhe Venusi kur kishte një shkëlqim të veçantë ushtronte ndikimin e tij duke i bërë njerëzit më të lumtur dhe të dukeshin më romantikë e të qetë. Ndërsa kur planeti i kuq, Marsi, (që dukej i egër dhe luftarak) ndriçonte më qiell, atëherë njerëzit parahistorikë vunë re se në Tokë mbizotëronte dhuna, lufta, gjaku (i kuq si Marsi) dhe egërsia. Pra kështu njerëzit e parë filluan të krijonin imazhe që lidheshin me astrologjinë parahistorike.

“Dokumenti” më i rëndësishëm i kohës antike, ( i ruajtur deri sot) është shkruar rreth 900 vjet para Krishtit në Mesopotami. Ai përbëhet nga 70 tableta, pllaka të shkruara (dërrase) dhe titullohet: “Enuma Anu Emil”. Nga Mesopotamia (Babilonia e lashtë), kjo astronomi-astrologji u përhap në Greqi pas pushtimit të Aleksandrit të Madh. Më vonë u përhap në të gjithë perandorinë greke të atëhershme, Indi, Egjipt, në Romën e lashtë si dhe në Persi, Kinë e Arabi. Gjithnjë duke u bërë më e strukturuar, më pak fetare dhe më shumë popullore. Ndarja e qiellit në 12 shenja zodiakale dhe horoskopët e parë të njohur datojnë në vitin 410 para Krishtit. Ku shenjat u ndanë me nga 30 gradë secila dhe kështu janë formuar tabelat planetare dhe është vendosur llogaritja hënore.

Astrologët babilonas ishin të parët që kanë dalluar planetet lëvizës dhe të cilët kanë dëshmuar ndikimin e planetëve mbi njerëzit. Më pas grekët dhe romakët e zhvilluan astrologjinë deri në pafundësi. Gjatë shekullit të XIII (13-të) astrologjia favorizohej nga vetë papa, princat apo sovranët e asaj kohe. Në Francë, Katerina De Mediçi e mbrojti dhe e nxiti astrologjinë, duke mbledhur rreth saj astrologë, ku ndër më të famshmit mbetet Nostradamusi. Në shkollën e mjekësisë në Bolonja, që ishte ndër me të famshmet në Europë, qarkullonte thënia: “Një mjek pa astrologji është si njeriu pa njërin sy”.

Astrologjia gjatë shekujve, ka kaluar periudha kulmore dhe rënieje. Ajo vjen në fuqi midis vitit 30 para Krishtit dhe 100 pas Krishtit... për të tejkaluar të gjitha besimet e tjera. Në shekullin e II dhe të V astrologët viheshin shpesh në krye të shoqërisë. Në 533, shpallej edhe dënim me vdekje për ata që ishin kundër matematicienëve (që në fakt ishin astrologët). Koha e artë e astrologjisë ishte nga viti 1450 deri në 1650. U botuan (publikuan) në këtë periudhë shumë libra dhe almanakë astrologjikë.

Në vitin 1666, meqë u krijua akademia e shkencave, astrologjia u përjashtua nga disiplinat e tjera, duke ndaluar kështu astrologët të praktikonin astrologjinë. Ishte Isak Njutoni ai që ndau përfundimisht astronominë me astrologjinë. Kjo ndodhi edhe për vetë faktin se astrologjia e ka bazën e saj nga pikëpamja gjeocetrike. Astrologjia u kthye në tabu dhe në vitin 1850, u konsiderua si një supersticion i së kaluarës. Astrologjia Qëndroi në hije pothuajse gjatë dy shekujve, duke u ndaluar rreptësisht nga kisha (e cila e ndalon edhe sot). Në vitin 1896 Alan Leo themeloi revistën e parë shkencore të astrologjisë me titull: “Astrologjia moderne”. Në vitin 1936 u shfaq në Amerikë një revistë javore me horoskopin e 12 shenjave. Në vitin 1938 u krijua federata e astrologëve amerikanë. Ndërsa në Francë, më 1946, u themelua Qendra Ndërkombëtare e Astrologjisë. Që nga ajo kohë astrologjia vazhdon të zhvillohet dhe të pasurohet falë shumë kërkimeve dhe zbulimeve të reja në këtë fushë.

Pra, nga antikiteti deri në shekullin e XVIII, astrologjia konsiderohej si një shkencë dhe nuk bënte dallim me astronominë.

 

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free