AstroN
 
AstroN
AstroN  
  Mirë se vini në ASTRO-MITOLOGJI
  Fakulteti i Studimeve Astrologjike
  Horoskopi në vargje
  Aforizma astrologjike
  ASTROLOGJIA
  => Hapat e parë të astrologjisë
  => Hyrje në astrologji
  => Vlera e Astrologjisë
  => Astrologjia shkencore
  HISTORIA E ASTROLOGJISË
  E ëma dhe e bija
  NDARJA E ZODIAKUT
  12 SHENJAT ZODIAKALE
  HOROSKOPI
  Parashikimi i vitit 2024
  HARTA QIELLORE E LINDJES
  ASHENDENTI – SHENJA NË NGRITJE
  Bukuria fizike
  SHTËPITË ZODIAKALE
  FAZAT E HËNËS
  Dielli në astrologji dhe astronomi
  NDIKIMI I PLANETËVE
  Efemeridet dhe Retrogradët 2024
  ASPEKTET PLANETARE
  ASTRO-EROTIKA
  SINASTRIA
  VENUSI - AFRODITA
  Divorci dhe Tradhëtia
  TRANZITET PLANETARE
  REVOLUCIONI DIELLOR
  Mespikat
  ASTRO-MJEKËSIA
  Vdekja dhe aksidentet
  ASTROLOGJI TË TJERA
  ASTROLOGJIA INDIANE
  HOROSKOPI KINEZ
  ASTROLOGËT DHE KONTRIBUESIT
  Fjalor astrologjik
  KALENDARI
  Kalendari Pagan Helen
  DITËT E JAVËS
  Festat pagane
  ASTRO-MITOLOGJI
  Apolloni - hyjnia e Diellit
  MITOLOGJIA GREKE
  ZEUSI - Mbreti i perëndive
  Mitologjia ilire
  Kokino - Observatori ilir
  Brigët dhe Frigjia
  PERËNDESHAT MITOLOGJIKE
  Kurorat me gjethe
  Trëndafili dhe lulet
  Ulliri në kulturën e lashtë greke
  Simbolizmi i kalit
  Simbolizmi i Dhisë së Egër
  Shqiponja dhe përkrenarja e Skëndërbeut
  TEMPUJ DHE FALTORE
  Delfi - Orakulli më i famshëm
  Parimet Delfike
  Ishulli Rodos
  Orfeu
  KUPTIMI I EMRAVE
  Kuptimi i fjalës grek, helen dhe barbar
  KULTI I DIELLIT
  Dita e Verës - festa e Diellit
  Syri që sheh gjithçka
  ASTRO-TEOLOGJIA
  Fjala "Amen"
  Shpirti
  NUMEROLOGJIA
  METODA TË NDRYSHME PARASHIKIMI
  Orakulli kinez
  Leximi i dorës - Kiromancia
  Domethënia e lemzës dhe oreve fikse
  Zaret e dashurisë
  Domethënia e ngjyrave
  GJUMI DHE ËNDRRAT
  KARRIERA DHE PROFESIONI
  Vendet dhe Udhëtimet
  HISTORI ANTIKE
  Libra astrologjik
  HISTORI GJUHE
AstroN
ASTROLOGJIA

Përkufizimi i astrologjisë

Nëse ndalemi në etimologjinë e kësaj fjale, Astrologjia vjen nga një fjalë e lashtë greke: astron që do të thotë “yll” (trup qiellor) dhe logia që ka kuptimin “studim”, pra që do të thotë “studim mbi yjet” ose më saktë ‘studim mbi trupat qiellorë’. Në fakt, i vetmi yll që ndikon në astrologji është Dielli, të tjerët janë planetë dhe satelit (Hëna). Por dhe planetët duken si yje për shkak të rrezatimeve të Diellit që bie mbi ta dhe ndoshta njerëzit e lashtë mendonin se yjet dhe planetet ngjajnë me njëri-tjetrin.

1/ Para së gjithash astrologjia është një gjuhë e përgjithshme , është gjuha e simboleve, që jo vetëm që na flet për veten tonë por na bën të komunikojmë me njëri-tjetrin, dhe akoma më mirë të kuptohemi. Një fillestar në astrologji duhet në fillim të mësojë alfabetin e saj (glifet), zgjedhimet e saj (aspektet), pastaj fillon të ndërtojë fjalitë e tij të para (interpretimi), në vazhdim mund të pasurojë fjalorin e tij (shtimin e pikave fiktive për shembull) dhe të perfeksionojë gramatikën (përdorimi i aspekteve dytësore, përcaktimi i dominuesve etj…).
Si çdo gjuhë e gjallë, sigurisht që astrologjia lidhet me epokën e saj dhe me njerëzit që e praktikojnë atë, gjithashtu ajo përkeqësohet në dialekte të ndryshme, ku secili ka theksin e tij dhe rregullat specifike: bëhet fjalë për shkolla të ndryshme (karmike, kushtëzuese, kozmobiologjike…) por edhe astrologji të ndryshme (indiane, kelte, kineze, maja…) që përfundimisht të gjitha mundohen të përkthejnë të njëjtin realitet me gjuhën e simboleve. Ashtu si çdo gjuhë, astrologjia ka edhe përjashtime në rregullat e saj. Astrologjia zhvillohet përkrah njeriut dhe nuk do të dinte të ndalet në çdo lloj momenti të historisë.
Përfundimisht, astrologjia i përgjigjet një strukture të interpretimit gradual në mënyrë të rrumujshme: baza përbëhet nga rregulla të përgjithshme, vijnë më pas rregullat më të spikatura, pastaj rregullat e shkollës dhe epokës së saj dhe në fund rregullat e vet individit. Sepse çdo individ shprehet në mënyrën e tij unike, me shprehjet e veta sipas një shembulli kompleks që pasqyron njëherësh natyrën e tij (temën e tij), edukimin e tij dhe mjedisin që e rrethon. Astrologjia është përcaktuar si gjuha e simboleve. Vetë fjala interpretim = përkthim (interpretimi i hartës qiellore të lindjes). Astrologu i famshëm, Dane Rudhyar, shkruan: ‘Astrologjia është një gjuhë e huaj. Nese e kuptoni këtë gjuhë, qielli flet me ju'.

2/ Astrologjia sigurisht që është edhe shkencë. Ajo përputhet me disa teorema ekzakte (llogaritja e pikave imagjinare, gradët), mbështetet mbi studimin e mekanizmave natyrorë (tranzitet planetare) dhe për më tepër frymëzohet gjithmonë nga natyra për të vendosur bazat e saj të punës (analogjia midis natyrës së planetëve dhe funksioneve të tyre apo edhe ritmeve të stinëve dhe zodiakut). Si çdo shkencëtar, astrologu duhet në fillim të jetë një vëzhgues dhe një eksperimentues: asnjë teori nuk mund të jetë e vlefshme pa qënë e ekzaminuar, (e testuar) dhe e rikontrolluar. Si çdo shkencëtar, astrologu duhet të jetë edhe origjinal (unik) ose, të paktën të japë një mendim origjinal që e bën, duke qënë shumë realist, të ketë dëshirën dhe vullnetin të shkojë më larg dhe të zbulojë rrugë të reja (që, duhet thënë se, nganjëherë nuk të çojnë asgjëkundi). Cilësitë që kërkon praktika e astrologjisë janë, me pak fjalë, edhe shumë “shkencore”: do të duhet gjithmonë të jesh objektiv, i saktë, i duruar, i hapur, këmbëngulës dhe imagjinar. Disa fjalorë e përshkruajnë konceptin e astrologjisë të gabuar duke e konsideruar atë si “artin e parashikimit”. Po t’i referoheni konceptit të Ajnshtajnit për astrologjinë, ai shprehet: “Astrologjia është një shkencë në vete, që përmban një tërësi njohurish. Më ka mësuar shumë gjëra dhe i jam pafundësisht borxhli”. Edhe Kepleri e quan astrologjinë ‘një shkencë themelore të njerëzimit’. Astrologjia është ushqyer gjithmonë nga zbulimet e astronomisë. Në fakt, astrologjia mbështetet mbi llogaritje astronomike për të formuar hartat qiellore, dhe duhet të përdorë efemeridet në mënyrë sa më të saktë për të përcaktuar pozicionet e trupave qiellorë. Vetëm interpretimi është psikologjik, simbolik dhe filozofik. Përpara shpikjes së programeve kompjuterike të efemerideve, vet astrologu duhej të përcaktonte, shpesh me sy të lirë, pozicionet e planetëve. Pra duhej domosdoshmërisht të ishte edhe astronom përpara se të pretendonte të ishte astrolog. Në lashtësi termi “matematikum” përdorej për të përshkruar një astrolog, astronom dhe matematicien. Gjithë këto fusha kanë origjinë të përbashkët. Përfundimisht, astrologjia është gjysëm shkencë ekzakte dhe gjysëm shkencë sociale, një matematikë e përzier me psikologji.

3/ Astrologjia është sigurisht edhe art sepse i nevojiet të jetë nën dëgjimin e botës dhe nënkupton vullnetin për të rikrijuar botën nën një formë të ndryshme dhe origjinale. Praktika astrologjike përafrohet me praktiken artistike: ashtu si muzikanti, duhet të njohë e të dijë të përdorë tonalitetet muzikore (elementet), ritmet (trefishësitë), heshtjet (shenjat e ndërprera, planetet pa aspekte) dhe të arrijë në një harmoni në interpretimin e tij.
Njësoj si piktori, astrologu duhet të jetë i aftë të kuptojë përzierjen e ngjyrave dhe rezultatet që lindin nga këto kombinime komplekse (aspekte të shumëfishta) në mënyrë që të përmirësojë një realitet që duket njëkohësisht kaq i thjeshtë dhe kaq i mistershëm.
Ashtu si fotografi, astrologu duhet të dijë të punojë me fotografitë e çastit (tema dhe harta e lindjes) duke lënë të shprehen të gjitha nuancat vetëm duke theksuar temën kryesore (dominuese).
Njësoj si kërcimtari, astrologu duhet të drejtohet nga melodia e një teme dhe të mund të bëjë që të lindë një koreografi origjinale, fluide dhe e përshtatur (interpretimi i saj).
Ashtu si aktori, astrologu duhet të shfaqë prekshmëri dhe të mund të rrëshqasë në lëkurën e personit që përpiqet të interpretojë, duhet të mësojë të ekuilibrojë në mënyrë të matur atë që vjen prej atij dhe atë që vjen prej tjetrit, duke qënë njëherësh një zbulues dhe analist në mënyrë që të nxjerrë në dritë natyrën e thellë të njerëzve dhe situatave.
Njëlloj si shkrimtari, astrologu duhet të dijë të zgjedhë fjalët dhe të ndërtojë fjalitë e tij, në mënyrë që t’i paraqesë saktësisht mendimet dhe intuitën e tij. Tregimet e tij duhet të jenë gjithnjë të kuptueshme.

4/Por astrologjia është edhe besim gjithashtu. Ajo posedon shumë pika të përbashkëta me të gjitha lëvizjet shpirtërore. Nevoja për astrologjinë është po aq e fortë sa nevoja për fenë dhe fakti që të vendosësh t’i përkushtohesh astrologjisë ringjall njëkohësisht kërkesa dhe sqarime. Astrologjia posedon dukshëm një dimension metafizik jo të parëndësishëm (sidomos në karmikë), dhe studimin e vetëm të përsosmërisë së natyrës, dhe të kompleksitetit të saj, përmes astrologjisë mjafton të shfaqësh disa çështje dhe pyetje të ndryshme, origjinën dhe ekzistencën e botës. Besojmë në astrologji (në fat) ashtu si shumica besojnë në një Zot. Nga ana tjetër, praktikimi i astrologjisë nuk bie në kundërshtim me praktikimin e çdo lloj besimi apo feje, përkundrazi duke qënë se besimtari do të shohë me gjithë qejf në themelin e astrologjisë “dorën e Zotit” në të cilin ai beson. Nga ana tjetër vet Dielli dhe planetët dikur nderoheshin si perëndi (pagane), ku njerëzit i adhuronin, u faleshin, u bënin madje dhe flijime duke ndërtuar dhe tempuj siç kemi ne sot kishat dhe xhamitë.


 

 

Filozofia ime për astrologjinë

Astrologjia është studimi i efekteve të forcave planetare mbi njeriun. Ajo nuk është parashikuese e fatit. Ajo është një nga metodat më të mira për njeriun që ai të mësojë për veten e tij se kush është ai, nga vjen dhe ku po shkon. Astrologjia tregon karakterin dhe karakteri përbën fatin tonë. Nëse njeriu do të mund të ndryshonte karakterin e tij, atëherë ai do të mund të ndryshonte dhe fatin e tij. Dobitë kryesore të astrologjisë janë diagnoza e shëndetit dhe sëmundjes, shqyrtimi i karakterit, prirjet profesionale, analizimi i horoskopeve të fëmijëve për t’u dhënë kështu prindërve një ide më të mirë se si t’i rrisin më mirë fëmijët e tyre, si dhe analizimi i marrëdhënies ndërmjet dy personave.

Astrologjia nuk tregon tjetër veçse tendenca. Njeriu mund t’i kontrollojë ‘yjet’ sipas vullnetit të tij. Nëse njeriu vendos të shkojë me rrjedhën e jetës, atëherë tendencat (prirjet) e treguara në hartën e lindjes në një kohë të caktuar do të kenë efektin e tyre. Një gjë të cilën harta e lindjes nuk e tregon është vullneti i individit dhe mënyra se si e shfaq atë. Çështja e ushtrimit të vullnetit të lirë lihet krejtësisht në dorë të individit. Njeriu i mençur i kontrollon yjet (planetët), budallai kontrollohet prej tyre. Siç ka thënë mistiku i madh, Gëte (Goethe), “Njeriu e çliron veten nga çdo fuqi që mban botën në zinxhirë kur fiton vetëkontrollin”. Astrologjia paralajmëron dhe duke qënë i paralajmëruar, njeriu në këtë mënyrë parapërgatitet të përballet më mirë me vështirësitë e jetës. Mos harroni që konfigurimet planetare nxisin por nuk detyrojnë. Horoskopi është ora e fatit.

Ligji i Pasojës (“Atë që do mbjellësh, atë do të korrësh”) punon në harmoni me planetët. ‘Shpirti’ lind në botën fizike në kohën e përshtatshme kur Ligji i Pasojës dhe planetët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Sidoqoftë, ligji i fatit nuk është një ligj i verbër, por mund të modifikohet në njëfarë mënyre në përpjestim me sasinë e fuqisë së vullnetit.

Janë tre faktorë që na sjellin mesazhet mistike të yjeve - shtëpitë, shenjat dhe planetët. Secila shtëpi përfaqëson një sektor jete, shenjat janë ndarje e qiellit të cilat sipas vendosjes së tyre në lidhje me shtëpitë tregojnë temperamentin tonë themelor dhe qëndrimin tonë ndaj jetës, dhe planetët janë lajmëtarët e ‘Perëndisë’ të cilët nga lëvizja e tyre nëpër shtëpi dhe shenja na sjellin mundësi për zhvillimin shpirtëror për të cilin kemi nevojë për zhvillimin tonë individual. Konsiderojini planetët si lojtarë në një lojë. Pastaj, shenjat do të përshkruanin rolin që secili lojtar ka dhe se si e shpreh ai karakterin e tij; shtëpitë përfaqësojnë mjediset e ndryshme të lojës, dhe marrëdhëniet këndore ndërmjet planetëve, aspektet, përfaqësojnë komplotin (intrigën) e lojës. Secili planet ka një energji të veçantë dalluese. Kjo energji mund të shprehet ose në mënyrë pozitive ose negativisht. Mënyra se si kjo energji shprehet përcaktohet nga aspektet e planetëve të tjerë me këtë planet.

Horoskopi tregon vetëm tendenca (prirje). Është puna juaj nëse do të vendosni ta shfrytëzoni këtë pozicion planetësh. Kjo do të përcaktohet nga forca juaj e vullnetit.

Çfarë nuk është astrologjia?
Astrologjia nuk është dhe nuk do të jetë kurrë fall. Falli bëhet me intuitë të pastër dhe jo me analiza. Falli nuk ndahet në degë, nuk përshtatet me debatet dhe nuk është njohuri që i nënshtrohet pasurimit apo evolucionit. Falli është një dhunti, astrologjia një praktikë. Nëse disa astrologë janë edhe fallxhorë, një fallxhor nuk është detyrimisht astrolog. Një astrolog nuk ka në përgjithësi “sinjale, vizione”, ai punon përmes rezultateve (llogaritjeve) dhe intuita nuk është veçse një plus në interpretimin e tij.
Astrologjia nuk duhet të jetë një mjet detyrues dhe aq më pak një mjet diskriminimi. Astrologu është, dhe duhet të mbetet, një këshillues. Ai është një analist i jetës dhe i njeriut: ai nuk mund dhe nuk duhet të kërkojë asnjë pushtet apo epërsi në zanatin e tij.
Astrologjia nuk duhet të jetë një mjet “mashtrues” për t’u bërë i pasur. Nëse astrologu i vë taksë (çmim) punës së tij, është që secili duhet të mund të mbështetet tek nevojat e tij duke bërë, në mënyrë ideale, atë që i duket më e mira e mundshme. Një punë astrologjike serioze kërkon në përgjithësi, orë të tëra meditimi, kërkimi dhe formulimi (hartimi), gjë që justifikon çmimet që mund të duken të mëdha tek personat më të varfër. Do të vihet re që shumica e astrologëve, krahas punëve të tyre me pagesë, dinë të bëhen të dobishëm në mënyrë të vullnetshme. Është normale që një astrolog duhet të paguhet më shumë se një fallxhor, pasi astrologu ka shumë llogaritje, meditime, përzgjedhje, analiza, ndërsa fallxhori përdor vetëm intuitë. Astrologjinë mund ta përdorin vetëm njerëz me shkollë, ndërsa fallin mund ta ushtrojnë edhe njerëz të paarsimuar.

 
  POZICIONI AKTUAL PLANETAR

HËNA SONTE:




 
Facebook 'Like' Button  
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free